Nëse shpallët ndonjë konkurs për gënjeshtarin më të madh në Botë Vuçiq do të zë vendin e parë si Presidenti më gënjeshtarë, kurse Serbia shteti që u krijua më gënjeshtra dhe që tani ato po i harxhohen pas më shumë se një shekulli. Pas mbledhjes në KS OKB ky President gënjeshtarë i një shteti të krijuar nga krimet, vajtimet dhe gënjeshtrat, u përgënjeshtrua nga zëdhënësi i OKB doli një reagim i hapur por që hyn në vargun e reagimeve kundër gënjeshtrave serbe, të kishës serbe dhe AKASHS pas vitit 1999. Gradualisht edhe BE edhe OKB dhe bota në tërësi po e kuptojnë kush është Serbia dhe kush është Presidenti i saj.
Vuçiq, nuk u pranua në darkën e Presidentit Trump, dy herë u përjashtua. Tani për të mbuluar turpin që e ndjente filloj me gënjeshtra për Presidenten e Kosovës. Se gjeja ajo paska hyrë në një formë si kontrabandë ashtu si u mundua të futët ky në darkën e organizuar nga Presidenti Trump dhe që e larguan sigurimi i hotelit nga se nuk e kishte emrin në listën e të ftuarve. Ky President gënjeshtar i ka mbetur vend të ndjehet mirë dhe të shihet i buzëqeshur vetëm në mesin e matrapazëve si psh. Popave serb dhe hoxhallarëve në Beograd. Aty ky zgërdhihet; deri sa policia e tij kriminele bashkë me grupet terroriste të stërvitura sipas projektit rus-Iranian- kinez, për sabotime në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë, Kroaci, Francë, Angli, e shtetet tjera nordike bëjnë praktikën e dhunës ndaj protestueseve serb në Beograd dhe qytetet tjera në Serbi.
Fillimisht ky këto grupe i provojë në Banjskë por dështoj. Kriminelet e vrarë i shpalli heroi në Serbi kurse këta që shpëtuan nga policia e Kosovës dhe pjesën tjetër të përgatitur për Kosovë tani i ka në aksion nëpër Serbi kundër protestuesve që kërkojnë shkarkimin e tij.
Pra krimi kthehet në origjinë. Po ky president i mjerë që mundohet të bëhet më serb se serbi, pasi ADN e tij i vu në dyshim. Kështu ky mundohet të argumentoj virgjërinë e nënës së vet. Bëri Parada ushtarake por si dukët nuk arriti të frikësoj as protestuesit e vet e lerë dikë tjetër.
Si do të frikësoj Kosovën pas luftës së Loxhës në vitin 1998 dhe luftën e Koshare në vitin 1999? Si do të frikësoj Kroacinë pas betejave Olluja dhe Blesak? Atëherë me armatim të lehtë, me një ushtri të stërvitur me programe të shkurtuara kur Serbia kishte terë armatimin e Jugosllavisë ushtri të rregullt dhe përkrahjen ruse. Tani më ushtrinë e Kosovës të përgatitur që në çdo trajnim ndërkombëtarë marrin dekorata të arta.
Më Kroacinë e armatosur me armë moderne, ushtri të trajnuara me programe të NATO-s dhe të anëtarësuar në NATO, Shqipërinë me ushtri të stërvitur sipas programeve të NATO-s e anëtarësuar në NATO, Kosovën që ka NATO-n brenda. Ky far presidenti gënjeshtar ofendon deputetët e PE, i quan (fundërrina) ndërsa gënjen që është i përkushtuar për anëtarësim në BE.
Ky President më kllapën e tij terroriste mundohet ta mbajë gjallë politiken e agresionit të Millosheviqi, Sheshelit e kriminelëve tjerë të kaluar dhe të tashëm, që përgjakën Gadishullin Ilirik pa asnjë nevojë. Pretendimet e tij territoriale në tokën e huaj duke e ditë që edhe në Beograd nuk është në tokë të vet, por i frymëzuar nga kishat serbe dhe xhamitë iraniane vazhdon me projekte agresive.
Bota nuk do të gëlltitë më tutje gënjeshtra serbe. Nuk janë serbet as Serbia e Rusia shtete të paqes. Këto janë vatra të luftës dhe fatkeqësive njerëzore. Këto punojnë hartojnë projekte për krime e fatkeqësi në botë nga se vetëm mbi fatkeqësinë e të tjerëve ndjehen mirë dhe të sigurt. Këta janë si laraskat asnjë herë në truall nuk ndjehen të sigurt sepse e din që nuk është trualli i tyre.
Prandaj gjithmonë rrinë të gatshme të sulmojnë ose të ikin. Serbisë nuk i pëlqen asnjë tubim apo kuvend për paqe. Ky i mjerë u mundua edhe samitin e fundit në Durrës ta prish, por nuk arriti. Të tjerët arritën ta aprovojnë një deklaratë të përbashkët, për paqe e qetësi, për të ruajtur dhe udhëhequr popullin e këtij Gadishulli drejt prosperitetit e bashkëpunimit. Por a kishte ky rrugë tjetër?
Nuk kishte. Serbia në këtë rrugë që është reale, e që është futur shumë më herët dhe gënjente BE dhe SHBA sikur nuk është në te, kamuflonte me ca municion që i kishte dërguar Ukrainës, ka këto stacione: Rusinë Iranin dhe Kinën. BE dhe SHBA do të ishte mirë që sa më parë të marrin vendime mbi gjendjen reale, duke u shërbye më argumente të dukshme se sa ta lusin një shtet artificial që ka nisur sa lufta deri sot gjithmonë në favor të Serbisë së madhe që në përkthim quhet bota ruse.