Pse mendoj që serbet e Kosovës nuk duhet të jenë problem për shtetin e Kosovës, nëse shtetarët tanë do të mund të binin dakord me elementet e pacenueshme kushtetuese qe në një formë do t’i pamundëson serbet të bëhen gjithsesi subjekt i rëndësishme vendimmarrës e politike, madje më të rëndësishëm se ç ‘janë fuqi e vërtetë politike. Duke u demokratizuar subjektet e tyre, pra vet serbët lokal radhiten më lehtë në subjekte e profilizuare, dhe jo vetëm në një, më të besueshme për interesat e tyre brenda shtetit të Kosovës. Kushtetuesja ka rol vendimmarrës në çdo ngërç politik, duke nxjerrë me ligj dhe duke pamundësuar çdo parti a subjekt që orvatet të filtrohet direkt me regjimin dhe agresionin e Beogradin dhe qarqe të tjera kundrejt Kosovës, pra t’ia ndaloj me ligj funksionimin politik secilit qe orvatet ta bëjë këtë. Ndofta dhe krejt ashtu siç bëri dikur presidenti turk Erdogan me Gylynistët, e Fetah Gylenit.
Rasti i Radojqiqit, ishte dhe duhet të mbetet ende argument shtetëror, për ta ngrirë e sanksionuar politikisht Listën Serbe nga pjesëmarrja kushtetuese dhe politike në sistemin tonë demokratik të Kosovës. Në fakt duhet bërë e qartë gjithashtu se ne si shtet me demokraci funksionale nuk duam të eliminojmë nga kjo skena politike, asnjë parti a subjekt politike etnike që ka orientim demokratikë dhe që është në përputhje me ligjet kushtetuese të vendit dhe qe i përgjigjet favorshëm sistemit tonë pluralist politik e kushtetues. Por të saktësojmë se domeni i Listës Serbe në skenën politike të Kosovës, gjatë gjithë funksionimit të saj është shfaqur me rreziqe kushtetuese dhe antishtetërorë dhe për këtë duhet të jetë sanksionues, kështu qe ende duhet trajtuar si problem kushtetues dhe jo më të cilësohet si interes politik për tu certifikuar në sistemin tonë. Çdo parti që shfaqet me orientim antishtetërorë dhe secisioniste të sanksionohet politikisht nga çdo aktiviteti i saj i lirë, këtë e bënë secili shtet dhe ne nuk mund të paragjykohemi, të stepemi para vendimeve politikisht nga aktet dhe vendime të tilla legjitime, dhe për këtë nuk duhet të ketë drojë në vendimmarrje siç është shfaqur hera herës sepse absolutisht është fare legjitime të veprohet dhe të mbrohet republika nga pacenueshmëria e saj kushtetuese.
Pa vonesë gjykata kushtetuese duhet të bëjë me dije listën serbe se pas aktit të Banjskës, është në mbikëqyrje politike e kushtetuese, vërejtja e gjykatës e obligon këtë subjekt të kokrrizohet në hapësirën e saj politike dhe të sjelljes në flagrancë të kundërte me politikën shtetërorë dhe sovranitetin e vendit.
Xhelozia politike
Çorba e Balotazhit, më këtë denigrim që përpiqet në mënyrë të skizofrene të prish zgjedhjet demokratike në Kosovë, qe për dallim nga ato të Shqipërisë që vjedhën sa herë ka zgjedhje. Edi Rama bije nga provimi si lider i përgjegjshëm, denigrimi qe ju bënë zgjedhjeve dhe subjekteve politike pa përjashtim sepse të gjitha partitë politike në Kosovë, janë në balotazhe zgjedhore dhe kjo tregon për demokracinë dhe pluralizmin në Kosovë, për dallim të atyre zgjedhjeve në Shqipëri, qëkur ky vend doli nga komunizmi dhe diktatura në demokracia.
Edhe pas kaq kohe, qe kur nisi demokracia në Shqipëri, ende nuk kemi parë zgjedhje të lira dhe demokratike, por vetëm zgjedhje të falimentuara politikisht ose edhe më saktë të kompromentura politikisht.
Rama mund të krenohet me zgjatjen e pushtetit të tij, të ati pushtet personal, gjithnjë e më personal, por në fakt ky pushtet i tij në Shqipëri nuk e ka autoritetin demokratik sepse nuk kemi pasur asnjëherë vërtetë zgjedhje të lira demokratike, e kjo është një damkë politike për Shqipërinë.
Rama vazhdon të sillet i papërgjegjshëm, ndofta më i papërgjegjshmi i të gjithë kryeministrave n ‘krye të shtetit. Në vend se të shkoi n ‘paqe dhe në interes të shteteve shqiptare përkatësisht me pushtetin në Kosovë ay shfrytëzon opozitën vetëm e vetëm për konflikt të brendshëm politike duke mbështetur reliktet e saja, pa shmangshëm zgjedh interesin e tij politik të mbështesë lider politik, po ashtu mbështetës të tij në Kosovë dhe në Maqedoni. Në vend se të shkoi mirë me Kurtin ai zgjedhë liderin e burgosur Hashim Thaçi, qe po mbahet në Hagë me akuza për krime lufte, pra, logjikisht duhej të ndodhte e kundërta e kësaj atmosfere politike, po ja qe Rama është i tillë, vazhdon të përmbajë objektiva të paqarta nacionale e shtetërore edhe për më keq vazhdon paturpshëm të shpërfaqet kudo e ku t’ i epet mundësia, edhe përtej hapësirës shqiptare të shfaqet kaq disonant me Kosovën dhe jo me Serbinë.
Para pak ditëve, shfrytëzoi organizatën (e PDK -së), OVL-UÇK-së të mbaj një protestë në Tiranë, për të mbështetur të akuzuarit e Hagës, madje përkatësisht e shfrytëzoi liderin demoduar Ali Ahmeti për të ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë e Maqedoni, pra filtrohet politikisht kundrejt ofertave të lira të qytetareve në hapësirat shqiptare, që juridikisht si përkasin atij.
Edhe sot i këshilloj Kosovës në një samit, ta harroi Serbinë, të merret me problemet e saja dhe se Serbinë ta le barrë në duar të BE-së, dhe që BE vet të merret me të përfundimisht. Mbase kjo do të ishte e lehtë, fare e lehtë sikur të ishte po kaq e thjeshtë lëreja anash e Serbisë nga Kosova, sikur ajo të mos provokonte me terrorizëm e agresion kundrejt Kosovës. Ky është infantiliteti produkt” Mede in Rama”, nuk është produkti më i mirë dhe më i shitur për Kosovën sovrane dhe demokratike.
Derisa Amerika po e fuqizon idenë për ta izoluar si një politikan me afera të larta korruptive, shpërlarje të parasë në ndërtime dhe me futjen e shtetit në një narko-shtet, prej se vërteti mund të konstatojmë se këshillat e Edi Ramës për Kosovën janë përfundimisht dashakeqëse.