Koha për vendime të forta

Opinione

Koha për vendime të forta

Nga: Ilir Levonja Më: 23 tetor 2025 Në ora: 18:02
Ilir Levonja

Kur i thanë Edi Ramës, se, OSBE-ODIHR i ka nxirë zgjedhjet në Shqipëri, ai u përgjigj, kujt i plasi bytha. Jo po hrupet kriminale ndikuan në rezultat, kështu edhe patronazhistët partiakë, fushata ishte vulgare, komisionerët nuk i nxirrnin fletët e votimit para kamerave, numërimi zgjati më shumë se 48 orë nga kufiri ligjor etj., por ai prapë, kujt i plasi bytha. Tani që t'i vëm kapak punës, jo për farsën elektorale, jo për marifetet, jo për regjimin, jo për luftën e klasave dhe përdorimin e shtetit ligjor hapur fare ditën me diell kundër liderëve apo figurave politike opozitare, jo për togfjalshin, miq ju ftoj të ndiqni fjalën time etj., nga sot regjimi kështu e ashtu..., por së pari për opozitarizmin dhe së dyti ër shqiptarët.

Opozitarizmit, duke filluar nga Sali Berisha, nëse është regjimi i Maduros ose Ayatollah Ali Khameneit, (që edhe është) do vendime të forta, rrugë të forta, përfundime të forta. Këto fillojnë së pari nga grevat e urisë qofshin edhe personale pasi shqiptarët kanë nevojë për një lider të fortë opozitar, i cili duhet të aplikoj deri sakrifikimin. Madje nëse vërtetë ata që janë aty nuk preferojnë kësi kthesash të forta, të japin dorëheqjen, të hapin hapin krahun, pasi justifikimet me faktin që po të iki Saliu, Muli, Tritani, dreiq e shejtani shpërbëhet Partia Demokratike janë manovra me ngriva-shkriva etj., janë mosnjohje e realitetit etj. Qeverisë dhe Edi Ramës nuk i pjerth bytha se çfarë thotë raporti i OSBE-ODIHR, po nuk i pjerth fare. Vendimet e forta dhe rrëpirat e vështira prodhojnë liderë të rinjë dhe të fortë. Dhe për më tepër duhet të mbaroj kjo kulturo edukata karshi Njëshave. Sot ka me mijëra demokratë të larguar për arsye manipulimi të premtimeve statuore aq sa në 35 vjet pluralizëm Shqipëria merret me të njëjtit emra. Duhet të mbaroj kultura se kush flet kundër Njëshit, nuk është demokrat. Tek PS-ja kjo ka arritur kulmin, janë 110% me Njëshin edhe kur i bën heronj, edhe kur i var publikisht. Foltorja solli një mesazh të madh për shkak të proçesit me të drejtat dhe liritë, të fjalës, të garës, të rrotacionit.

Koha vertetoi se si një shtet mafioz pagoi para me thasë për shantazh publike dhe blerje e fletushkave të Non grata, të personave të rëndësishëm në demokracinë e një vendi, por kjo nuk të jep të drejtën të pretendosh rigarimin pafund me metodat ngriva shkriva për një mandat të përjetshëm, asesi jo, ndryshe nuk flasim më për demokraci. Vendimet e forta së dyti duhet t'i marrin edhe socialistët, edhe shqiptarët kudo që janë. Sot vendi ynë nuk po prodhon demokraci. Të gjithë po gënjejmë njëri-tjetrin. E para fillon tek fakti që askujt nuk i ka më peshë fjala. Vetëm e vetëm të qëndrojnë në pushtet, tolerojmë me qindra metastaza kanceri brenda shoqërisë. Toleron arsimtari, toleron mjeku, toleron, gjyqtari, toleron ushtari, pasi të gjithë shiten e blihen, madje pranojnë me lehtësi deri tituj të lartë, ndryshime ligjore e kushtetuese vend e pa vend, aq sa sot shqiptarët grinden edhe për një titull provincial.

Ligji i mëngjesit rrëzohet nga ligji i mesditës, hapen dosjet kur i duhen dhe kur nuk duhen, por kurrë nuk u dënuan me ligj krimet e komunizmit. Madje sot demonostrohen si shfaqje po publike krimet e pa dënuara dhe justifikimi është se ashtu ishte koha. Nuk po prodhojmë demokraci për shkak se duam marrëzisht Edi Ramën në pushtet vetëm e vetëm pse është i fortë, manipulon ta hedh sy më sy në mes të ditës aq sa gjithçka e shohim si një shfaqje estrade kolektive pavarsisht pasojave kombëtare, ndaj sot jemi një vend, pa arsim, pa ushtri, pa mbrojtje, pa barazi ligjore, pa konkurencë, plot diabet kolektiv, plot malarje kolektive, plot diarre kolektive, ku gjithkush ka heronjtë e vet dhe aspak heronjtë e Shqipërisë. Eshtë ndryshe demokracia, ndryshe nga kjo që po zhvillohet tek ne. Mos u pajtoni me padrejtësitë morale ndryshe nuk ndreqemi kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat