Mosvotimi i Qeverisë ‘Kurti 3’, analistët: Humbje për Kosovën
Nuk ka masë universale etike, me të cilën mund të matet politika e opozitës në parlamentin e Kosovës!
Sot, në njërën anë ishin të ngazëlluar me projektin, ndërsa në anën tjetër shtireshin si politikanë të mirë dhe të sjellshëm në kuvend. Kam bindjen se, kështu kanë vepruar, prej se rrogëtuan në opozitë, por karagjozat vetëm se nuk e dëshmuan edhe rolin e rrugaqit në rrugë!
Ekziston një dallim midis asaj që është e ligjshme dhe asaj që është etikisht e saktë. Disa veprime edhe mund të ishin të ligjshme, por në rastin konkret ishin imorale dhe të turpshme për Republikën!
Vetëmbrojtja, apo sulmi i deputetit të djeshëm ndaj një qytetari të dëshpruar me rrenat e sojit të opozitës, dokumenton më së miri gjendjen e kësaj kaste të përbindëshit!
Vlerat jetike për shtetit nuk konsiderohen të pa vlefshme, ato kanë vlerë, sepse trasojnë rrugëtimin e shtetit përpara, ato ishte dashtë të përkrahen dhe të ruhen si sytë e ballit, ato nuk janë të këmbyeshme me dëshirën e opozitës dhe sidomos me të gjitha anti vlerat jo etike, vetëm e vetëm për të ardhë në pushtet!
Dashuria për lirinë e vendit dhe kombit është në barazpeshë me gjakun dhe jetën qindra dhe mijëra shqiptarëve në të gjitha kohërat e liga! Por, për opozitën e shkretë, kjo dashuri duket e barasvlerëshme me përjetimin e frikës për të nesërmen, kur do të humbin pasurinë e fituar në kurriz të shtetit!
Sikur deputetët e opozitës në fjalë, të kishin reflektue mbenda këtyre vlerave të përbashkëta kolektive, kuptohet për të mirën e shtetit, unë besoj se ata kishin me ia rritë vlerën vetëvetes, por edhe subjektit prej nga rrjedhin! Mungesa e debatit të shëndoshë, e karakterizuar me manipulime të fakteve, dhe me shumë pretendime të rrejshme për masën është pjella e dreqit në sfond!
E keqja në këtë mes, ndoshta buron nga dhuna kolektive, një traumë e përsëritshme, sepse jemi rritë dhe jemi mësuar aq shumë me dhunën, shantazhin dhe intrigën për të dominua njëri tjetrin!
Është e kotë të kërkohet sens për të reflektua edhe mbi parandalimin e konfliktit mbrenda shtetit!
Asnjë edukatë superiore për njeriut tonë modern nuk vjen nga qielli, ajo buron nga gjaku i lirisë, nga familja, nga shkolla, dhe pastaj nderon dhe respekton ligjet e shtetit dhe ligjet e shoqërisë, mbi të cilat ligje po kalërojnë parlamentarët e vendit!
Nuk e di se, sa është vlershme të hargjojmë satirën si formë shprehjeje të humorit, për të kritikuar budallallëkun, gabimet, mangësitë ose qëndrimet e njeriut tonë, i cili për momentin qëndron, as në qiell dhe as në tokë!
Shpeshëherë shpotia apo satira i drejtohet individit, por kësaj rradhe nuk kemi të bëjmë me një individ i cili përfaqëson opinione, ide dhe qëndrime, por kemi të bëjmë me disa parti të ndryshkura politikisht!