Mosformimi i qeverisë, plagë për shtetin, barrë për qytetarët!

Opinione

Mosformimi i qeverisë, plagë për shtetin, barrë për qytetarët!

Nga: Nijazi Halili Më: 26 tetor 2025 Në ora: 21:05
Autori Nijazi Halili

Mosformimi i qeverisë nuk është thjesht një lojë politike, është një plagë për shtetin dhe një barrë për qytetarët. Teket, inatet dhe ambiciet personale të liderëve politikë e kanë bllokuar vendin, duke lënë qytetarët të vuajnë pasojat: vonesa në vendime, shërbime të mangëta, papunësi dhe humbje të besimit në institucionet e shtetit.

Çdo lojë pushteti që bëhet mbi kurriz të qytetarëve është një gabim i pafalshëm. Kur interesat personale mbivlerësojnë ato të vendit, shteti ngec, shpresa dobësohet dhe qytetarët paguajnë çmimin e kësaj paaftësie.

Është koha që liderët të reflektojnë, të lënë mënjanë inatet dhe ambiciet, dhe të vendosin interesin e vendit mbi çdo gjë tjetër.

Vetëm përmes dialogut, kompromisit dhe përgjegjësisë kolektive, Kosova mund të dalë nga ky ngërç, të rikthejë stabilitetin institucional dhe besimin e qytetarëve.

Politika nuk duhet të jetë peng i egoizmit, duhet të jetë shërbim për qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat