Dilema hamletiane për Kërçovën

Opinione

Dilema hamletiane për Kërçovën

Nga: Ramazan Bekteshi Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 12:10
Ramazan Bekteshi

Zgjedhjet vendore në Kërçovë, balotazhi, këtë të diel e tejkalojnë Drenasin për nga rëndësia, sepse, derisa Drenasi ishte kryefjalë e zgjedhjeve komunale në Kosovë, zgjedhjet në Kërçovë janë kryefjala e shqiptarisë për momentin. Në çdo komunë shqiptare në MV garon shqiptari kundër shqiptarit, në Kërçovë gara është në mes shqiptarit dhe maqedonasit. Tre kandidatët shqiptarë që garuan në raundin e parë për kryetar komune janë marr vesh që në raundin e dytë të përkrahin fituesin nëse e mbajnë fjalën. Tani më s’ka mbet një rrugë e dytë, ose të përkrahet fituesi i raundit të parë që të fitohet Kërçova, dhe të mbes shqiptare ose t’i falet komuna kandidatit maqedonas. Inatet s’u duhen shqiptarëve në këto çaste, sepse asnjë shkak s’e arsyetojnë veprimin.

Këto zgjedhje do të jenë më të shtrenjtat për kërçovarët në historikun e tyre jo aq të gjatë, sepse ata duhet të udhëtojnë e fluturojnë nga SHBA, Zvicra, Gjermania, Austria, Franca e Italia, e që disa mijëra veçse kanë ateruar. Pa votën e diasporës shqiptare komuna kalon në taborin maqedonas, ashtu si ka qenë kohën më të madhe dhe gara mbetet tejet dramatike. Kërçova, as që mund të aludohet të fitohet pa votën e diasporës, sepse shpërngulja e shqiptarëve nga kjo trevë është bërë më shumë nga halli se nga dëshira. Pra, fajtorë janë politikanët shqiptarë qe s’kanë bërë aq sa ka pasur mundësi, por e kanë lejuar Kërçovën të bëhet komuna që ka më shumë kërçovarë jashtë se brenda saj. Por, nuk është fajtore vetëm politika e keqe e vendit por edhe një trend fatkeq e i kobshëm që e përcjell Kërçovën sidomos dekadën e fundit. Nga Kërçova ikin edhe njerëz që janë të punësuar.

Në Kërçovë janë akumuluar mija halle të natyrave të ndryshme, ka pakënaqësi, por koha nuk lejon të veprohet ndryshe pos që të votohet kandidati shqiptar. Fati i Kërçovës mbetet në duart e shqiptarëve dhe apeli im është mos lejoni që Kërçova të rrëshqasë në duart sllave. Inati assesi nuk e arsyeton irracionalen, andaj dilema hamletiane që e ka pllakos tani Kërçovën duhet të zgjidhet.

Çështja është: ta marrish komunën apo t’ia falësh Mickovskit, njeriut që aq fort ka punuar për t’i përçarë këçovarët e palumtur. As të palumturit me të drejtë apo pa të drejtë nuk e kanë luksin që të dielën ta gëzojnë VMRO-në fashiste!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat