“Të lumtë se s’pate qare”!

Opinione

“Të lumtë se s’pate qare”!

Nga: Sabahate Byci Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 13:15
Sabahate Byci

Në këto kohëra shumë të vështira për vendlindjen time, tonën, të shtrenjët, shtetin tonë Kosovën Dardaninë, shikuar nga aspekti politik, shumica e kundërshtarëve të saj, qofshin ata ekstern apo, fatkeqësisht, ata intern, totalisht të dezorientuar dhe pa kry, me „rrafinesat“ e tyre naive u munduan dhe më tutje po „mundohen“ të na shesin mend sikur të ishin aq shumë të civilizuar, edhe politikisht aq „të pjekur“ si dhe të „aftë“ për të marrë vendime „të forta“ apo vendime „të mëdha dhe të guximshme“ — (kështu vetëdeklarimet e bashkëpolitikanëve të tyre bilaterale kundruall njëri-tjetrit). Si për shembull, heqja dorë nga postet e tyre, nga „simpatia“ e flakët shpirtërore, largimi, siç thonë, „me vetëdëshirë“ (kamuflazh pur) nga funksionet e larta politike.

Shih për këtë, unë personalisht dhe me një vetëdije të plotë, gjithashtu me krenari të papërshkruar, përsëris titullin e këtij opinioni tim, i cili (sipas meje) aktualisht është i përshtatshëm, siç themi, ose siç thonë këtu në Gjermani:

„Wie Faust auf die Auge“! Në shqipen tonë të bukur don të thotë:

„Sikur grushti në sy“!

Pra, është adekuat, edhe pse në njëfarë forme i mveshur me petkun sugestiv, por gjithsesi konform situatës aktuale politike në Republikën tonë të Kosovës Dardanisë.

Quditërisht, „ndryshimet“ politike interne gjetën shtat para pak orëve apo ditëve, kur në vendlindjen e sistemit juridik, apo në vendin e lindjes së drejtësisë së shtetit dhe përforcimit të skeletit, muskulaturës, si dhe në përgjithësi të formimit të sistemit nervor, bashkë me qarkullimin e madh dhe të vogël të anatomisë politike drejt SHTETFORMIMIT të definuar „New Born“ të Kosovës Dardanisë sonë, në Hagë në DHStëK, u krye një bastisje afektive?!

Dhe prapë e përsëris titullin e këtij artikulli tim, por me një ndryshim në formulim:

„Të lumt, por a nuk pate qare a“?!

Megjithatë, këto iniciativa, përkatësisht këto rreagime, ndryshime si dhe intervenime, më kujtojnë një pyetje senzacionale:

„Kush ka lindur më parë, veza apo pula“?!

Pra, „a ishte veza apo pula“ e para që situatën politike interne në vendlindjen tonë, para 1-2 ditësh, pjesërisht, që të mos them „tërësisht“, e „turbulloi“?!

Por jo!

Nuk e turbulloi, por në aspektin e drejtë dhe të sinqertë e relaksoi!

Sepse, siç thotë citati i Mahatma Gandhit:

„Çdo udhëtim fillon me një hap të vetëm“!

Zoti e bekoftë shtetin tonë Kosovën Dardaninë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat