Mirënjohje Kontit Bertold pa rolin dhe kontributin e të cilit jo vetëm nuk do kishim Shqipëri të pavarur dhe shtet shqiptar por do të ishim Kurdistani i Europës.
Mirënjohje luftëtarëve të Lumës që me luftën 36 orëshe e bllokuan dhe praktikisht e shfarosën ushtrinë Serbe mes dy Drinave duke e pamundësuar avancimin e tyre drejt Durrësit e Vlorës.
Pa këtë luftë me siguri nuk do kishim 28 Nentor Kombëtar por me shumë gjasa as shtet shqiptar!
Luma e pagoi shumë shtrenjt këtë luftë heroike sepse 1 vit ma vonë Serbia në pabesi do hakmerrej duke masakruar e djegur e rrafshuar fshatrat e Lumës.
Baballarët e sundues-pushtuesve të sotëm jo vetëm nuk e përmendën këtë fakt tejet të rëndësishëm të historise tone por e fshinë edhe emrin Lumë.
Bijtë e tyre sundues-pushtues janë në në të njejtën hulli të baballarëve, vëllezër të Serbisë e armiq të Kosovës, vazhdues të zbatimit të memorandumeve të Akademisë Serbe! Ata sot e kësaj dite nuk e shkruajnë asnjë rrjesht për këtë luftë në tekstet e historisë zyrtare.
Ata nuk e lejojnë Lumën as të përfaqësohet në Kuvend me bijtë e bijat e saj por ja sjellin sunduesit Majkot e Maçkat nga Zona e Parë Operative!
Veprojnë pra fiks si pushtues!
Mirënjohje atyre burrave që shkrinë pasurinë e tyre e firmosën shpalljen e pavarësisë së Shqipërise 93 mijë km² e që vetëm pas disa muajsh do të reduktohej në më pak se 1/3tên e saj!
Baballarët e atyre që sundojnë sot Shqipërinë i zhdukën, vranë, burgosën e syrgjynosën e sot ata nuk e kanë as një varr apo memorial përkujtimor.
Bijtë e atyre që zhduken emrat e firmëtarëve të pavarësise sot krekosen, folklorizojnë bajatshëm e festojnë por ja falin detin, tokën e nëntokën armiqëve të Shqipërisë!
Sot 113 pas shpalljes së Mëvetësise se shtetit shqiptar jemi copa copa e po na i kafshojnë edhe copat që na kanë mbetur!
Pa na fshijnë historine, tjetërsojnë trashëgiminë kulturore të civilizimit tonë.
Po na vjedhin heronjtë tanë!
Po na zhdukin gjuhën e vjedhin simbolet!
Po na zhdukin me ligj edhe qelizën e kombit, familjen!
Gëzoni sot por 113 vjet mjaftueshëm na kanë dëshmuar se pa BASHKIM KOMBETAR jo vetëm nuk do të prosperojmë por do të na i shqyejnë edhe copat që na kanë mbetur!