9000 "turqizma" të panjohura më parë i janë "njohur" shqipes nga fjalori i ri "fjalor i turqizmave në gjuhën shqipe" i dalë nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve Kosovës, me bashkautor prof. Bardh Rugova & Nazim Lleshi!
Kur një institucion, që supozohet të ruajë dijen dhe identitetin kombëtar bëhet mjet për të shitur narrativën e huaj mbi gjuhën tonë, atëherë kemi të bëjmë me tradhti institucionale ndaj shqiptarëve.
Fjalori i ri “Turqizmat në gjuhën shqipe” i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me autorë Bardh Rugova Nazmi Lleshi, nuk është thjesht një botim leksikor; ai është një thikë pas shpine ndaj identitetit kombëtar.
1. Fjalori që shkel identitetin shqiptar.
Ky fjalor nuk dokumenton shqipen bashkëkohore dhe nuk shërben për të kuptuar huazimet reale. Përkundrazi, ai shton fjalë fiktive dhe i paraqet si turqizma, duke deformuar historinë dhe gjuhën tonë. Shumë prej këtyre fjalëve nuk gjenden kurrë në shkrimet shqip, nuk përdoren në të folmen e përditshme dhe nuk janë pjesë e gjuhës së trupëzuar.
Shembuj absurdë nga fjalori i B. Rugovës:
“yfynet” = erë e keqe > nuk përdoret askund në shqip.
“ujmaz” = i papërshtatshëm > nuk gjendet në literaturën shqip.
“yxhep” = njerk > përdorim i panjohur historikisht.
“xhilfe” = naze > përdoret vetëm në tekste fetare osmane.
"... ..." > e mijëra të tjera si këto në fjalorin Rugova - Lleshi
Këto fjalë, e të tjera si këto, me të cilat është mbushur fjalori i "turqizmave.. ", nuk kanë asnjë bazë reale në shqipen e sotme dhe nuk shërbejnë për të kuptuar përdorimin e gjuhës.
2. Shtimi fiktiv i turqizmave – qëllimi i fshehur.
Shumë “turqizma” në këtë fjalor nuk janë përdorur kurrë nga shqiptarët; ato janë marrë nga tekste fetare të pushtuesit otoman, të panevojshme për komunikim.
Fjalë si “jorgan”, që është shqipe e vërtetë, pagëzohet si turke pa asnjë bazë etimologjike. Ndërkaq është anagramë e shqipes:
NGROJ > JORGN > JORGAN
Fjala “tamëm”, që do të thotë “aq sa duhet”, paraqitet si turqizëm, ndërkohë që anagrama e saj MË-MATË = NË MASË tregon qartë origjinën shqiptare.
Fjala SABA shënon momentin kohor kur "SA po fillon me PA" = SA-PA > SAPA > SABA (rot. p:b).
Nuk është rasti këtu të sjell si shembuj të motivuar disa qindra fjalë të shqipes, gjë që e kam bërë te fjalori im etimologjik "pseudoorientalizmat në gjuhën shqipe".
Të dy autorët kanë sjellë një mori fjalësh të shqipes si "turqizma". Mjafton të themi se mongolët, kur erdhën në Azinë e Vogël gjetën atje një popullsi të madhe që fliste disa dialekte shqip (frigët, hititët, karjët, lidët etj.) dhe shumë nga ato fjalë, që shqipes ia numurojnë për turqizma, janë 100% shqipe, sepse kjo e fundit i motivon etimologjikisht.
Mongolët e ardhur rishtaz në një substrat gjuhësor, ku fliteshin dialekte të shqipes, jetonin në çadra e vendasit në banesa prej guri. Kështu fjala QEMER nuk ka as bazë historike të jetë e ardhur nga një grupim që jetonte në tenda prej rreckash e nuk kishte idenë e ndërtesave prej guri e me qemer.
Malsorët tanë qerpikëve u thonë PREKAT e SYNIT. Porse [QË PREK] dha QE'PREK > QE'RPEK > QERPIK. Porse prof. Bardh Rugova e ka më të thjeshtë që fjalën shqipe qerpik ta pagëzojë si turqizëm.
Duke parë më thellë, vërejmë se ky fjalor nuk është fjalor bashkëkohor i turqizmave; është një katalog historik ideopolitik, i projektuar për t’i dhënë shqipes një pamje të deformuar ndërkombëtare.
3. Historia e fjalorëve dhe precedentët e Dizdarit
"Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe" i Tahir Dizdarit u muar si referencë shkencore vetëm pas rënies së sistemit komunist.
Në jetën e tij (1900 - 1972), Dizdari nuk e botoi fjalorin për shkak se nuk ishte profesionist i njohur akademik dhe pa një arsimim të lartë në gjuhësi. Megjithatë, ai merret si referencë etimologjike nga autorë si Çabej, Anila Omari dhe Topalli, jo për shkencën, por sepse fjalori i tij ishte i përshtatshëm për ta paraqitur shqipen si gjuhë të huazuar dhe për të shkombëtarizuar perceptimin e saj, edhe pse Dizdari nuk ishte etimolog.
Njëjtë, edhe ky fjalor, "turqizmat në gjuhën shqipe" synon të shërbejë si referencë shkencore dhe referencë statistikore për të rritur edhe më raportin e huazimeve në gjuhën shqipe në krahasim me fjalët e saj të vendit.
4. Listë e autorëve të fjalorëve zyrtarë të huazimeve të shqipes dhe të studimeve zyrtare rreth huazimeve të shqipes nga gjuhët e tjera:
Tahir Dizdari – Fjalor i orientalizmave në gjuhën shqipe.
Mikel Ndreca - Fjalor fjalësh të huaja në gjuhën shqipe.
Shkëlqim Llanaj - Fjalor këshillimor për pastërtinë e gjuhës shqipe.
Anila Omari – Mardhëniet Gjuhësore Shqiptaro - Serbe (fjalor)
Xhevat Lloshi - Huazimet e shqipes nga turqishtja.
Xh. Lloshi - Fjalorët e shqipes me turqishten.
Bardh Rugova – Turqizmat në gjuhën shqipe (2024)
Shkëlqim Llanaj - Fjalor këshillimor për pastërtinë e gjuhës shqipe.
Lista vazhdon me shumë autorë të huaj e vendas si: Boretzky, Çabej, Demiraj (Shaban, Demiraj (Bardhul), Hoxha (Shpresa), Ismajli, Kostallari, Lafe, Latifi - Xhanari, Meyer, Miklosich, Mulaku (Latif) etj.
Shënim: Nuk ka asnjë fjalor të zyrtarizuar që tregon shqipen si gjuhë dhënëse, edhe pse ekzistojnë shumë prova dhe studime që e vërtetojnë këtë. Kjo mungesë tregon një qasje ideologjike dhe e njëanshme në albanologjinë zyrtare për ta paraqitur zyrtarisht kombin shqiptar si një etnitet pa gjuhë të tij e të ardhur vonë në trojet ku është sot.
5. Akademitë e shkencave si instrument diskretitimi.
Nga sa perceptohet prej këtij fjalori të fundit të ASHAK-ut, dikush po përdor akademitë e shqiptarëve për të diskretituar gjuhën dhe identitetin kombëtar.
Nuk ka asfare fjalorë zyrtarë që tregojnë shqipen si gjuhë dhënëse, edhe pse shqipja ka dhënë mijëra fjalë në gjuhët e tjera dhe është 6000 vjet e folur pandërprerje (sipas revistës "science" bot. 2023).
Studjues si Spiro Konda, Petro Zheji, Agron Dalipaj, të cilët provojnë se shqipja është gjuhë dhënëse, sulmohen sistematikisht.
Qëndrimi i Tiranës dhe Prishtinës konfirmon edhe më tej tezën sllave se shqipja është “gjuhë e re” dhe e mbushur me huazime.
Rezultati: Shqiptarët lexojnë dhe marrin përshtypjen se gjuha e tyre është me “13.000 turqizma” dhe ky fjalor e shpie zyrtarisht shqipen si një gjuhë në masën 97% të huazuar, ndërkohë që, etimologjia sipas embriomorfemave, tregon të kundërtën.
6. Pse fjalori "turqizmat në gjuhën shqipe" nuk është shkencor?
Shumë fjalë, në këtë fjalor, nuk gjenden kurrë në shkrimet shqip.
Shumë fjalë kanë korrespodentet e tyre në shqip, kështu që shqipja nuk ka pasur nevojë për to.
Mijëra fjalë nuk përdoren më sot, edhe pse kanë kaluar vetëm 113 vjet nga shkëputja prej Perandorisë Osmane.
Shumë “turqizma” përdoren vetëm në tekste fetare, të futur nga pushtuesi për kontroll ideologjik, por jo në gjuhën e popullit.
Shumë fjalë nuk pësojnë
asnjë ndryshim gramatikor prej shqipes, nuk marrin mbaresa ose prapashtesa shqiptare, që tregon se nuk janë integruar kurrë në gjuhë.
Shumë fjalë të tjera janë 100% shqip, por prof. B. Rugova e N. Lleshi i pagëzojnë si turqizma.
7. Përfundim:
Ky fjalor nuk është gabim metodologjik; ai është një mjet ideopolitik që diskrediton shqipen dhe kombin shqiptar.
Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se dy akademitë zyrtare, të Tiranës dhe Prishtinës, nuk punojnë për interesin kombëtar, por shpesh konfirmojnë narrativat e huaja për origjinën dhe historinë e gjuhës shqipe.
Koha ka ardhur që publiku shqiptar të reagojë dhe të kërkojë një qasje shkencore reale ndaj gjuhës, duke respektuar identitetin dhe autonominë leksikore të shqipes.
Një fjalor 13.000 fjalësh, që në masën më të madhe nuk përdoret nga shqiptarët, shërben si mjet për të deformuar identitetin kombëtar. Shqiptarët duhet të kërkojnë llogari dhe të mos lejojnë që akademitë të bëhen instrumente diskretitimi!
Ky fjalor i dalë nga ASHAK-u është pseudoshkencor dhe në vazhdën e qindra fjalorëve të tjerë huazimesh në shqip e fjalorë etimologjikë që e nxijnë shqipen si gjuha me më shumë huazime në botën e gjuhëve.
Albanologjia zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës është saktësisht antialbanologji e kulluar. Të dy këto akademi janë të mbushura me shërbëtorë të Beogradit, ndaj produkti i tyre përveçse jo shkencor, është edhe thellësisht antishqiptar. Në të dy këto akademi nuk lejohet diversiteti i mendimit dhe të dyja janë institucione ideopolitike të Beogradit në Tiranë e Prishtinë. Nga të dy këto akademi nuk ka lulëzuar ndonjë ide a tezë e re që nga themelimi i tyre. Ato konfirmojnë me vulë akademike tezat serbe mbi identitetin e shqiptarëve dhe edhe ky fjalor i "turqizmave në gjuhën shqipe" konfirmon se ASHAK-u si dhe ASh e Tiranës punojnë për Beogradin.
Mbyllja e këtyre dy akademive do jetë lirim shpirtëror e intelektual për kombin shqiptar.
Në përfundim të këtij shkrimi, kam katër pyetje për prof. Bardh Rugova:
1. Pasi "gjetët" 13 mijë turqizma në gjuhën shqipe, nuk rastisët kund të gjenit një fjalë të vetme që turqishtja t'ja ket marrë shqipes?!
2. Si u lindi idea të bëni një fjalor për turqizmat në gjuhën shqipe dhe pse s'ju lindi idea për një fjalor të "shqipërizmave në gjuhën turke?".
3. Kush e pagoi kohën tuaj për të bërë fjalorin "turqizmat në gjuhën shqipe" dhe kush ua kërkoi këtë fjalor?
4. Pasi botuat këtë fjalor, a do t'ua thoni me krenari studentëve tuaj se ju gjetët 9000 turqizma të paidentifikuara më parë në leksikun e shqipes dhe falë kontributit tuaj, tani shqipja do etiketohet si gjuhë me 97% huazime?
Shënim: njëri nga bashkautorët e këtij fjalori ("turqizmat në gjuhën shqipe"), z. Nazim Lleshi, ka qenë deputet, përfaqësues i Kosovës, në Kuvendin e Serbisë, në fund të viteve tetëdhjetë deri në suprimimin e autonomisë së Kosovës nga Serbia. Tjetri, prof. Bardh Rugova vazhdon të jetë shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Për kënaqësinë time, po i jap prof. Bardh Rugovës më poshtë disa motivime etimologjike për ca nga "turqizmat" që ai ka gjetur në shqip:
DELENXHI,~U. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon një njeri të poshtër, të paturp e të pasjellshëm; njeri i pandershëm, njeri pa karakter, faqezi; maskara.
Fjala është e burimit të pastër të shqipes dhe motivohet brenda saj: DELENXHI = DEL E NXI = njeri që
DEL E NXIn të tjerët duke i përgojuar. Përndryshe shqipja ka edhe sinonimin faqeZI, ku dallohet qartë se embriomorfja ZI = NXI (te del-e-N'XI). Sqarojmë se NXI vjen nga një n'ZI sepse z:x janë fonema dhëmbore e bëjnë rotacion të ligjshëm.
Fjala ka edhe një pozim të dytë shumë të fortë dhe që mund të jetë edhe kryesori. Përsa delenxhiu është njeri pander, faqezi = që kanxirë faqen = që ka NXI nDERin = nDERë + NXI = n[DER E NXI]n = nDER'E'NXI = DEL-E-N'XI = DELENXHI = njeri që ka nxirë nderin e tij dhe nxin dhe të tjerët.
Fakti, që folja [telendis] e shqipes ka kuptimin "i nxij faqen dikujt", dëshmon se vjen po nga shqipja telendis = delenzi's = del-e-n-zi = e-del-n'zi = e nxjerr në zi = e nxjerr të zi = e nxin.
Gjer më sot fjala është quajtur me burim turk, porse mungon krejtësisht në fjalorin e turqishtes së sotme (shih H. Voci Fj. shq.-turq. f. 48), ku për fjalën [delenxhi] të shqipes, turqishtja ka përgjegjëset: 1) serseri, 2) arsiz,
3) düzenbaz, 4) herif dhe nuk figuron aspak forma delenxhi e shqipes. Por ky fakt, nuk e pengon Topallin (FEGS 366) ta përcaktojë fjalën si të burimit turk sepse ngjan me fjalën "dilenci" të turqishtes që në atë gjuhë ka kuptimin [lypës] dhe të paetimologuar. Por edhe për këtë fjalë të "turqishtes", kuptimi gjendet te shqipja, sepse rëndom themi se "ai që të lyp diçka e nxin një faqe dhe ai që nuk i jep diçka, nxin një nga faqet e tij". Lypja asht turp, asht vetnxirje e faqes = faqezi = (n)der e nxi = der'e'nxi = delenxhi = "turk", delenci. Turqishtja e kufizon përdorimin e fjalës vetëm në një kuptim, atë të lypsit, duke treguar se nuk ka atë shtrirje kuptimore të shqipes, sepse nuk është fjalformim i saj. Edhe në shqip, kuptimi i dytë për fjalën delenxhi është [lypës] dhe, siç e pamë, motivohet plotësisht.
Përfundimisht, fjala [delenxhi] e shqipes dëshmohet qartë e burimit shqip nëpërmjet motivimit me embriomorfet e shqipes. Asnjë tjetër gjuhë nuk mund të japë një etimologji të motivuar. Ndaj fjala kthehet në fondin themeltar të fjalorit të shqipes për të mos lëvizur më kurrë prej aty deri sa dikush të provojë ta rrëzojë etimologjinë e saj.
DOLLAP,~I. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që si kuptim të parë të saj shenjon "orendi me përmasa të ndryshme, që është si një arkë e vendosur më këmbë e zakonisht me dy kanate dhe që shërben për të vendosur brenda rroba, ushqime a sende të tjera. (në të folmen dibrançe emërtojnë edhe dritaren).
Topalli (FEGS) e pason pa mendim si huazim nga turqishtja e me burim nga persishtja e se fjala gjendet edhe në skr., bullg., rum., gr. e re. Theksojmë se në persisht fjala [dõlãb] nuk ka si kuptim të parë, si në shqip dollap. Pers. dõlãb = karrukull, rrotë që shërben si ashensor për të ngritur sende dhe për të furnizuar ndërtesat.
Në gr. e re fjala shqiptohet [dulap] dhe ruhet varianti më origjinal i shqipes, sepse përgjithësisht dollapi ka dy kanata që quhen dhe [fletë] apo LLAPA = LLAPUSHE "veshllapush", "llapa e veshit", "lapjeta", "lëpjeta" etj. Pra DOLLAP = DULLAP = DY'LLAP = DY-LLAPA = DY KANATA.
Por DULAP pozon edhe DY-LAP = DY - PAL (lap = pal) = DY PALë kanata.
Përfundimisht, me atë kuptim të parë që ka fjala në shqip e në gjuhët e tjera ballkanike, e vetmja etimologji e motivuar është kjo që jep shqipja dhe logjika e ndërtimit të fjalës është veshje logjike gjuhësore që i bëhet objektit që emërtohet konform karakteristikës kryesore dalluese të tij. Fjala i rikthehet fondit themelor të fjalorit të shqipes, deri sa dikush të japë një tjetër etimologji më bindëse.
BAK/ËR,~RI. Fjalë e mbarë shqipes, që në gjithë fjalorët etimologjikë e vendosin pa asnjë motivim si fjalë e huazuar nga turqishtja [bakir]. I pari që "e gjeti" se fjala bakër "është turke", qe arbitri serb Miklosich (TEN I 9). Kaq mjaftonte dhe në radhë Meyer (EW 24), Skok (ER I 96), Boretzky (TE II 21), Çabeji (SE II 136) dhe së fundi gjytyrymi Kolec Topalli (FEGS 160) pranojnë me symbyllur karagjozin Miklosich sikur ai të ishte perëndia e gjuhës.
Por, ja që e vërteta e fjalës gjindet brenda saj dhe jo në dëshirat gjuhëtarëve sllavë e prosllavë. Gjetjet arkeologjike të veglave, ornamenteve e zbukurimeve prej bakri në Shqipëri, që i përkasin periodës disa shekuj para Krishtit, dëshmojnë se bakri njihej, përdorej e tregëtohej. Dhe populli që fliste shqip, doemos që kishte një emër për të.
Dihej se bakri shoqërohej gjithmonë me një përqindje [ar]i dhe këtë na e tregon vetë emërtimi BAKËR = BAKAR = mBA'KA'AR = mBA KA AR = KA mBA AR = që mban ar. Në shqip kur bashkohen dy buzoret m:b brenda së njëjtës fjalë, rëndom bie njëra [si te mbatanë => matanë => batanë (në të folmen e Devollit)]. Në Shqipëri vendi më i pasur me mineral BAKRI, ka qenë dhe është RUBIKU. Nëse fjalëve BAKËR e RUBIK iu heqim zanoret, mbeten:
BKR <= BaKëR dhe
RBK <= RuBiK.
Siç shihet, BKR e RBK janë e njëjta përmbajtje konsonantesh dhe kjo dmth se emri RUBIK tregon BAKËR. Por nga ana tjetër vendburimi më i madh i bakrit (Rubiku) nuk është toponim turk e ksisoj as emri BAKËR nuk mund të jetë turqizëm. Gjithë gjasat tregojnë se turqishtja [bakir] vjen nga shqipja [bakër]. Vendi me më shumë bakër në Europë, dihet se është Qipro. Por me rotacionin q:k (si te qaj : klaj apo pleq : plak) marrim QIPRO = KIPRO = KPR = KBR (rotacioni i buzoreve p:b si te papa : baba) na mundëson KIPRO = KIBRO = KBR (me heqje zanoresh). Por KBR = BKR = BaKëR = BKR = RBK = RuBiK.
Ky argumentim i mësipërm nxjerr aut gjithë etimologët e lartpërmendur dhe vendos veton se fjala bakër i takon fondit të vjetër të shqipes dhe se turqishtja e gjuhët sllave ballkanike (si srbkr. e bullg.) e moren prej shqipes. Biles, në serbisht e bullgarisht për fjalën [bakër] gjejmë arkaiken e shqipes BAKAR, që siç e etimologuam jep mBAKAR = mBA KA AR = KA mBA AR.
Etimologjia që jep shqipja duket e pakonkurueshme dhe fjala i rikthehet bindshëm fondit leksikor të shqipes deri sa dikush të japë një etimologji më bindëse.
MANGALL/Ë,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shënon një mbajtëse prushi, që e vendosin në një dhomë pa zjarr, për tu ngrohur.
Mangallë quhet ena që MAN-GJALLË prushin = që mban prush të gjallë. Gegnisht:
MAN < MbAN si mbramje > mramje
MAN-GJALLË > MANGALLË.
Të gjithë gjuhëtarët zyrtarë e vendosin si huazim nga turqishtja, por motivimi etimologjik tregon të kundërtën.
MASH/Ë,~A. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon një përdorëse prej hekuri, me dy krahë të gjatë e me maja të kthyera, që përdoret për të kapur e mbajtur thëngjij të ndezur.
Gjer më sot është paravendosur pa asnjë motivim etimologjik si huazim nga turqishtja "maşá" e me burim nga persishtja (Miklosich TE II 124, Meyer EW 262, Weigand Wört 52, Rrota Fj. 39, Mladenov Reč 292, Ndreca 453, Dizdari Fj. 622, Çabej SE V 289, Topalli FEGS 945).
Përsa funksioni i mashës është të kapë e të mbajë diçka që nuk mund ta kapim apo ta mbajmë me dorë, ky funksion jepet i pasqyuar gjuhësisht edhe te emërtimimi MASHA, vetëm se kemi rotacion të dhëmboreve z:sh (si te zvesh : shvesh). Kështu veprimi [MbA ZAN] thëngjillin, jep në gegnisht MA ZAn = MA ZA => MA SHA = MASHA, MASHË. Ashtu si thonë se "djalli fshihet në hollësira" edhe e vërteta e fjalës MASHË është kamufluar nga një "hollësi" e njohur, që ne e quajmë rotacion fonemor të dhëmboreve (z:sh).
Kështu, shqipja me anën e dy embriomorfeve të saj MA + ZA jep të plotë kuptimin që përcjell emri MASHA = MA ZAn = mba zë(në) = ma zë = ma shë = mashë. Përkundër kësaj etimologjie, duket e pamundur të konkurojë një tjetër më bindëse, pasi etimologjia e vërtetë është e mundur vetëm në gjuhën që posedon të plota embriomorfet. Ndaj fjala mashë etimologohet vetëm në shqip sepse është krijesë e gjuhës shqipe. Ksisoj, fjala rikthehet në fondin leksikor themelor të shqipes, ku gjen autoritetin e saj etimologjik.
QYNGJE. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shënon gype prej qeramike, metali, çimentoje etj., që janë ndërtuar për tu futur te njëra tjetra, pasi njërën anë seicila e ka më të ngushtë për t'u futur te ana më e gjerë e tjetrës.
QYNGJ < Q(ë)-(h)YN-GJë.
GJYNGJ = GJ YN GJË < gjë që hyn te një gjë tjetër.
Qyngjet shërbejnë edhe që brenda tyre të hyjnë lëngje a gazra. Ndaj:
QYNGJ < Q'(h)YN'GJë.
Që kjo fjalë të quhet turqizëm, duhet që prof. Bardh Rugova ta motivojë më mirë se A. Dalipaj.
QYSQI. levë hekuri me majë që përdoret nëpër gurore për të shqyer gurë.
QYSQI <
QYSKI < Q'Y'SHKI = që shky.
Gjuha emërton funksionin.
Se si prof. B. Rugova e nxjerr turqizëm, mundet të na e provojë, nëse mundet.
TOROMAN,~I. Fjalë e mbarë gjuhës shqipe që shenjon një njeri jo me ekuilibër të plotë mendor; torollak; jo krejt budall. Topalli, pa asnjë motivim e vendos si fjalë të huazuar nga turqishtja (FEGS 1480).
E vërteta e fjalës ndodhet brenda fjalës dhe ajo del në dritë vetëm në gjuhën që e ka krijuar.
Përsa, toroman quhet një mendjelëvizur ose pa ekuilibër mendor, me rotacionin palatal r:l kemi: TOROMAN = TOL O MAND = LOT O MEND = TOROMAN = TOLOMAND = TO LO MAND = TË LU MEND = mendjelojtur. (Rënia e fonemës -d- në fund të fjalës [mend], quhet aferezë dhe ndodh si te emri PRENDA që shqiptohet PRENA). Ndërsa për fjalën [mend] shih "gj. koz 2" f. 114.
Përfundimisht, fjala toroman është një fjalë e pastër e burimit shqip dhe i kthehet fondit themeltar të fjalorit të shqipes.
Në pamundësi të sjell këtu qindra motivime etimologjike që vërtetojnë se shumica e "turqizmave" të prof B. Rugovës janë fjalë shqipe, që ai dhe të tjerë më herët se ai i kanë shkombëtarizuar me dashje, janë fjalë të mirfillta të shqipes.
Profesorët e "turqizmave në gjuhën shqipe" duhet t'i hidhnin një sy fjalorit tim etimologjik "pseudoorientalizmat në gjuhën shqipe" bot. Kotti, Korçë 2020.
Me kast ju kujtoj profesorëve në fjalë se A. Dalipaj, që ju nuk e merrni si referencë, është diplomuar në gjuhësi në dallim nga Tahir Dizdari, që ju i referoheni, por që nuk ka studjuar e nuk është i diplomuar kund për gjuhësi.
I drejtohem prof. B. Rugovës se shkencë quhet çdo ide e re që shton dijen e një shoqërie dhe i vlen asaj, pamvarsisht se prej kujt e nga ku vjen. Shkencëtar nuk të bëjnë titujt, por prurjet e reja e të panjohura më herët. Gjuhësia juaj mbështetet mbi dogmën sllave për albanologjinë e ndaj ju nuk shkëputeni nga babai juaj i albanologjisë Miklosich, ndërkaq shkenca nuk respekton idhuj të rremë, por ecën përpara.