Zgjedhjet

Opinione

Zgjedhjet

Nga: Bekim Rexhepi Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 14:40
Autori Bekim Rexhepi

Partitë politike në përputhje me sistemit politik pluralistë kanë vendosur qe me 28 dhjetor serish të futen në zgjedhje, thyese me të njëjtit lojtar politik, sepse dukshëm në listat zgjedhore në 10-shet e tyre të parë janë të njëjtit bartës të listave.

Çka do të thotë liria?

Diku dhe jo vetëm çdoherë na thuhet e shkruhet, prej atyre që din dhe prej atyre që bëhen si të ditur. Ata që dinë (sipas tyre gjithnjë) nuk është e thënë (që dhe për ne) e din, madje e din ndofta se pse aq e kanë kuptuar gjënë ashtu, aq mjaftueshëm dhe mbase na e thonë!. Ndërsa ata që bëhen si të ditur, mbase na shkruajnë se kështu duhet të jetë përfundimisht, siç e shkruajnë ata. Thonë e shkruajnë se liria ka emrin e vetëm “Amerika”!?.

E thënë e shkruar në kuptimin e dijës së tyre absolute ose më saktë, vazhdojnë të na e zgjojnë retorikën e pronësisë. Ndryshe edhe sot Metaligjirimi vazhdon, për të justifikuar vërtetësinë pronësisë së lirisë.

Në fakt liria është e pronarëve, ndërsa për të (Lirinë) pati një proces njohje, një gjykatë. Për këtë gjykatë që njohi pronësinë tonë duhet të jemi mirënjohës gjithnjë, por jo dhe assesi që këtë gjykatë ta quajmë vet Liria.

Nuk mund tu thuash francezëve dhe të tjerëve në Evropë se liria e tyre ishte dhe është Amerika. As francezët dhe gati e gjithë Evropa, nuk u çlirua vet, ndihma e Amerikës dhe e gjithë aleancës u bënë për të penguar shtypjen dhe përvetësimin e lirisë nga dikush tjetër. Pra, ndodhi një rikthim i pronësisë së ligjshme tek pronarët dhe për këtë ka një mirënjohje gjithandej dhe jo si në rastin tonë ku tentohet qe liria të absorbohet nga pronarët si një dhuratë duke e falimentuar të drejtën e pronësisë me pafuqinë tonë si komb e shtet.

Duke e vënë me qëllim në spikamë politike, të folurit të gjasmuar (e ngjashme me metaforat në poezi dhe arte të tjera), kjo e folur në vetvete tenton të bëhet një e folur faktike e politike. E padrejtë dhe arbitrare.

Të saktësojmë në terma të vërtet se liria është e pronarëve (e popullit), ndërsa e folura dhe shkruara e gjasmuar e individëve për politikën është vetëm retorikë apolitike. Ata që rikthimin e pronësisë tek pronarët e vërtetë populli, e mobilizojnë me terma të pasaktë dhe që vet procesin gjyqësor e finalizojnë me lirinë e kontaminojnë atë.

Duhet ta konstatojmë pa doreza se Liria jonë nuk mbet; si fati i gjeneralit me ushtri të vdekur. Gjenerali ynë u ndihmua dhe për këtë, ai sot ka ushtri dhe ka liri, ka liri edhe për ushtarët e, edhe për vete - madje në sofrën e madhe ka edhe për miq.

Zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025

Hapësira politike e Kosovës brenda sistemit pluralistë politik i mundëson zgjedhjet pluraliste edhe atëherë kur ato duket qartë se konsumohen ose nga legjitimiteti përfaqësues ose nga ngërçi politik. Në të dy rastet demokracia funksionale e mundëson tejkalimin e situatës përmes sistemit demokratik me zgjedhjet dhe për këtë tashmë do të kemi serish zgjedhje. Kosova është përplasur me një ngërç politik që nuk krijoj konsensus politik dhe u alarmuan zgjedhjet dhe ato do të mbahen më 28 Dhjetor.

Partitë politike në përputhje me sistemit politik pluralistë kanë vendosur qe me 28 dhjetor serish të futen në zgjedhje, thyese me të njëjtit lojtar politik, sepse dukshëm në listat zgjedhore në 10-shet e tyre të parë janë të njëjtit bartës të listave. Le të shpresojmë qe në këto zgjedhje të mos e mbartim të njëjtin ngërç politik sepse sistemi zgjedhor na qon serish në zgjedhje. Zgjedhjet për ngërç politik e kështu anasjelltas në ngërçi politik për zgjedhje.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat