Pse duhet të ketë zgjidhje?
Pse duhet të ketë zgjidhje, nëse atyre zgjidhjeve në fakt nuk iu parapërcaktohet një alternativë vijuese, ose një nomenklaturë e re, e politikanëve brenda partive politike. Pra, në zgjedhje nuk hyhet sa për sy e faqe, sepse elektorati kur ka vendosur të japë votën e tij, e ka matur vetveten mirë se kujt duhet ti besoi, e kujt jo, për çka dhe pse. Le ta themi se ky rrësku për tu futur në zgjedhje brenda pak muajsh nuk është gjetje politike, nuk është alternativë për elektorat, ndaj llogaria e hamendësuar e zgjedhjeve nuk duket të rezultoi ndonjë renditje të re përzgjedhëse.
Kritikat apo komentet e dramatizuara të të vetëquajturve analist e komentator politik nuk duhet të bëhen alibi për partitë politike të aludojnë drejtë zgjedhjeve, zgjedhjet janë të kushtueshme jo vetëm për shtetin por edhe për subjektet politike që në vend se me ato të ardhura do të mund të investonin më shumë brenda subjekteve të tyre për të aftësuar kuadro dhe për të ndërtuar kredo politike në të ardhmen, madje edhe për elektoratin e ri.
Nëse kritikat dhe komentet e dramatizuara të të vetëquajturve analist e komentator politik, kanë ushqyer pa ndonjë apetit të veçantë partitë opozitare për zgjedhje, kjo është veçse një aventurë politike që nuk mund ti shitet si mallë elektoratit. Me aventura të tilla nuk hyhet në zgjedhje sepse analistët dhe komentatorët kanë agjenda e tyre të dyshimta, të rrezikshme dhe partiti opozitare nuk duhet të bijën pre e analizave dhe komenteve dramatike të tyre. Një parti politike duhet të ketë një kreatorë të veçantë politike të saj brenda partisë dhe jo të interpretoj politikisht, herë më lehtë e, herë më fortë tavallistët mediatik...
Tavallistët mediatik...
Pse po i quajmë të tillë analistët e komentatoret e sotëm, sepse në arsyetimet e tyre në të shumtën e heras, thuhet se ne vet e kemi sjellë LVV-në në pushtet dhe kemi gabuar rëndë për këtë akt, që me analiza e komente farse e dramatike tona e kemi sjell në pushtet. Atëherë, nëse kjo tallave e tyre është e gabuar në logjikën e tyre pse duhet ta mbajmë për kredo tash një tallave tjetër, pë të njëjtat gjëra, se është tash më mirë dhe më e rëndësishme qe opozita të vije në pushtet dhe ky pushtet aktual të bije.
Pushteti asnjëherë nuk mund të jetë aventurë e tallavave mediatike, e as politike qe besa. Nuk është një kartë e thjeshtë qe duhet të digjet lehtë: që intelekti politik i partive të rrëshqasë në drejtime, ne agjenda të dyshimta, të rrezikshme të mediave specifike në Kosovë. Kosova prej kohesh ka një boshllëk mediatik të pa konsoliduar, në radhët e saja ka njerëz të filtruar me agjenda të kurdisura anti nacionale.
Si media të veçanta nacionale të shkruara, e të besura kanë mbetur dy prej tyre: “Koha ditore” dhe “Bota sot”, ndërsa të tjerat ende janë nën llupën e kontrollit nacional. Veton Surroi dhe Teki Dervishi, janë figura të pendës dhe si të tilla janë shquar ndër kohë, të dy kanë krijuar sovranitet mediatik, i pari brenda dhe i dyti jashtë, por që të dyja shquhen historikisht si mediume kombëtare.
Pra le ta saktësojmë se mediumet edhe sot duhet të mbajnë përvojën e brendshme, për një të vërtetë të njëjtë, dhe të vetme e përbashkët për çdo të folur dhe të shkruar qoftë fiktive, poetike e diskurseve, sepse ajo gjithnjë dhe gjithmonë është e vërtetë e vetme.
Në zhvillimet e reja mediatike ku gjithnjë e më pak ka gazeta të shtypura (Kosova duket se ka mbetur pa asnjë gazetë), tregon se bota mediatike kërkon kreator mediatik, një transformim brenda mediumeve dhe jo siç kemi dëshmuar se kemi gazetar që ende nuk dinë të shkruajnë përgjegjshëm. Është evidente një krizë tjetër e përgjithshme e evolimit të konceptimit të asaj nga Mesjeta tek Rilindja dhe tash tek Modernia.
Nuk mund të mbajmë peng publikun me axhamillëkun mediatik, ku kripa na djegë syrin vazhdimisht për çdo gjë.