Para shtatë vitesh Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim,më 14 dhjetor të vitit 2018,miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Republikës së Kosovës,duke mos ia ndërruar emrin.
Pra,atë që pati dëshiruar dhe kërkuar para 34 vjetësh profesori, atdhetari,veprimtari ynë i shquar Ukshin Hoti, sot u bë realitet.Dita e premte e datës 14 dhjetor e vitit 2018,do të hyjë dhe shënohet me shkronja të arta në historinë e lavdishme të popullit shqiptar dhe të tjerëve në Kosovë.Kjo ngjarje historike do të mbahet mend përjetësisht gjeneratë pas gjenerate.
NDAJ,PËRGËZIME USHTRIA E KOSOVËS QYTETARË SHQIPTARË KUDO QË JETONI E PUNONI.
E në atë ditë madhështore për Kosovën e zbardhur edhe me borën e atij dhjetori,gjithësesi duhet kujtuar se ishte pikërisht Ukshin Hoti,si vizionar I çështjes kombëtare I cili I pari qysh para 34 vjetësh pati kërkuar që Kosova të formojë Ushtrinë e Kosovës.Ekzakt,ai qysh më 7 korrik të vitit 1991,në fshatin Fortesë(ish-Bellacërkë)të Rahovecit,gjatë një ceremonie të varrimit të ushrarit të vrarë në ish-APJ-së,Elmi Sejdi Popaj, para masës së tubuar doli publikisht dhe kërkoi që në Kosovë të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës,dhe në gjirin e saj të veprojnë të rinjtë shqiptarë.Me këtë kërkesë Hoti e pati çuar në vend mesazhin e rilindasve tanë të parë shqiptarë:"Që kur e kërkon koha duhet ta kemi edhe pushkën plotë".
Nga ana e tij,Hoti pati thënë:"Duke qenë I vetëdijshëm plotësisht për rrethanat politike,në të cilën ndodhemi,ftoj të formojmë politikë të qartë,mbi atë se duhet të mendojmë në mënyrë urgjente të formohen Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës".
Kjo ishte dëshira dhe kërkesa asokohe e profesorit,filozofit, politikanit,intelektualit, simbolit të atdhetarit dhe veprimtarit të shquar të çështjes sonë kombëtare të Kosovës,Ukshin Hotit, gjatë viteve '70-80 dhe 90-ta.Dhe, kjo kërkesë e asokohshme e nismëtarit të parë dhe vizionarit kolosal,Ukshin Hoti,më 18 dhjetor 2018 u bë realitet duke u përjetësuar me formim e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.