Edhe pas më shumë se dy dekadash nga përfundimi i luftës, disa parti të ashtuquajtura të “Krahut të luftës” (PDK, AAK, NISMA, vazhdojnë të ushqehen politikisht me rrëfime groteske, të dëmshme dhe thellësisht mashtruese, duke pretenduar se ato e kanë çliruar Kosovën. Ky narrativ jo vetëm që është historikisht i pasaktë, por edhe moralisht i rrezikshëm, sepse deformon të vërtetën, nxit përçarje edhe në të ardhmen, siç ka ndodhur deri sot dhe e përdor luftën si kapital të përhershëm politik, derisa në Hagë, me mish e me shpirt po mundohen ta bindin Gjykaten Speciale, se ishin « larg fronteve të luftës ».
1. Së pari, faktet nuk mund të fshihen. Kosova nuk u çlirua nga asnjë parti politike dhe as nga ndonjë strukturë e vetme ushtarake vendore. Madje i kishim dy formacione ushtarake: UÇK dhe FARK.
Tjetër?
Çlirimi i Kosovës është rezultat i drejtpërdrejtë i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, pa të cilën regjimi kriminal i Millosheviqit nuk do të ishte ndalur. Bombardimet e NATO-s ishin faktori vendimtar që e detyroi Serbinë të tërhiqej nga Kosova dhe të pranonte humbjen. Çdo përpjekje për ta relativizuar këtë të vërtetë është mashtrim i qëllimshëm i opinionit publik.
2. Së dyti, një e vërtetë tjetër që qëllimisht heshtet nga këto parti është përbërja reale e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rreth 90 për qind e ushtarëve të UÇK-së ishin anëtarë, simpatizantë ose mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ata ishin qytetarë të zakonshëm, të rritur politikisht dhe moralisht në frymën e rezistencës paqësore të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova. Kjo tregon qartë se lufta nuk ishte pronë e një grupi apo klani politik, por sakrificë e një populli të tërë. Madje, Rugova, si paqësor që ishte thonte pa ngurrim: « Ne po e mbrojmë pragun e shtepisë »! Përveç betejave të FARKU-ut në Logjë dhe Koshare, cilat ishin betejat tjera.
3. Megjithatë, pas luftës, një pjesë e elitës së dalë nga strukturat e luftës ( ish LPK-istë) e uzurpoi narrativën e çlirimit dhe e shndërroi atë në mjet pushteti. Duke u fshehur pas lavdisë së luftës, u justifikuan korrupsioni, kapja e shtetit, dështimet institucionale dhe shkelja e ligjit. Çdo kritikë u etiketua si “tradhti”, ndërsa e vërteta u shpall armike.
4. Kosova nuk ka nevojë për mite të rreme, por për ballafaqim të ndershëm me historinë. Respekti për sakrificën e luftëtarëve të vërtetë nuk nënkupton monopolizim politik të luftës, e aq më pak mashtrim të brezave të rinj. Çlirimi i Kosovës ishte rezultat i rezistencës shumëdimensionale: politike, qytetare, ushtarake dhe mbi të gjitha ndërkombëtare.
Sa më gjatë që partitë e “Krahut të luftës” të vazhdojnë të jetojnë me legjenda të fabrikuara, aq më gjatë Kosova do të mbetet peng i së kaluarës. E ardhmja ndërtohet mbi të vërtetën, jo mbi mitet.
5. A ju kujtohet slogani i uzurpimeve të banesave dhe lokaleve në ditët e para pas luftës: ‘Mos prek UÇK!’?
Në vazhdim, gjithçka u zhvillua mbi këtë mashtrim, deri në krijimin e rreth 60 mijë veteranëve të rremë – për vota.
I njejti skenar është luajtur plot 20 vite edhe në ILIRIDË nga BDI!
6. A ju kujtohet që Albini me VV erdhi në pushtet në vitin 2021 me slloganin: ‘Hajnat në burg’? … Ai e kuptoi më së miri demagogjinë e komandantëve të Shtabit të hôtel Rognerit në Tiranë, prandaj ua dekonstruktoi rrenën e « çlirimit » me një fjali të thjeshtë, madje pa folje fare-hajnat n’burg.
@à la un