Harrnim politik

Opinione

Harrnim politik

Nga: Bekim Rexhepi Më: 3 janar 2026 Në ora: 20:38
Bekim Rexhepi

Ka një të vërtetë të hidhur për ata qe diasporën e kanë parë si një kuletë babe! Diaspora e ndryshimit të 2021-ës dhe sot qe politikën në Kosovë e formatizon vet. Pa çka se hidhërimi për diasporën vendimmarrëse është shtuar për fat keqet politik që janë në opozitë, për tortën që s’ndahet njëjtë më. Ndryshimi i 28 dhjetorit 2025 është një shembull tjetër qe opozita duhet të hiqi syzet e errëta dhe ta shoh se nga vije drita, mashtrimi i saj me shikim gjysmak e ka bërë atë të jetë më keq se ku ishte.

Kosova nuk mund të shkoi më me lider të harrnuar nga zgjedhjet në zgjedhje. I kemi parë partitë se si i harrnojnë disa figura të vjetra politike që ende enden brenda partive, edhe pse janë të vetëdijshme se ato figura nuk sjellin dot më ndonjë progres brenda. Këto figura vetëm se i përcjellin zgjedhjet në zgjedhje, pa i ofertuar partisë një platformë të re apo ndryshim. Nëse një parti politike nuk ofertohet nga ndonjë anëtar i saj me ndonjë ndryshim, atëherë llogaria e partisë duhet të bije nga përzgjedhja. Në zgjedhjet e fundit kemi parë se si disa figura të vjetra të partive janë përzgjedhur dhe janë avansuar në mënyrë të justifikuar në krye të listave zgjedhore. Pa ofruar asnjë ndryshim por vetëm trasuar slogane të vjetra me të cilat nuk ka ndezura fushata e tyre elektorat të ri.

Partive politike të opozitës u kanë rënë përfundimisht disa kauza qe deri në këto zgjedhje, dukshëm se janë shtyrë me zor e me bërryle. 1.“Rugovizmi”, 2. “Leximi i deklaratës së pavarësisë”, 3. “UÇK-ja”, tashmë si narracion për të marrë ende kredo të vazhdueshme në emër të tyre, siç vijon se ka rënë besimi dhe po ashtu do të bije edhe më shumë pas pesë viteve diku kah 2029-ta, kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme. Me këto kauza në zgjedhje nuk mund të shkohet dhe mbase duhet hequr pretendimet nga to, sepse elektorati i ri nuk i vlerëson dhe mbase me të drejtë nuk njeh fanatizmin e këtyre kauzave të vjetra. Elektorati pret të tjera kauza qe ofrojnë më shumë mundësi dhe alternativa progresi për ta.

Pushteti ka më shumë mundësi sepse ka më shumë dhe gati të gjitha mekanizmat në duar e veta dhe elektoratit të tij mbase i ofron më shumë mundësi sepse në mandatin e dytë nuk i ka të pazgjedhura, shumë gjëra që ishin prioritet nga mandati i parë. Është me e relakësuar dhe gjithashtu është më e pangarkuar për të bërë më shumë gjëra të nevojshme për qytetarin dhe shtetin.

Këtë sfidë të pushteti, opozita duhet ta ketë në fokus ta vëzhgoi vazhdimisht, nëse do të vije në pushtet opozita duhet ta atakoi me aksione politike, të krijoj një kauzë të re politike  me ndryshime të brendshme dhe me figura të reja që politikën si detyrë të përgjegjshme dhe jo si pacient në klinikë me sëmundje të përhershme deri në dalje nga klinika me detyrim. Ndryshe nuk bëhet politik e përgjegjshme, e me se paku duke pritur e u lutur qe pushteti të gabojë dhe opozita të vije në pushtet me fallin e ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat