Dorëheqje me këmbë 2!

Opinione

Dorëheqje me këmbë 2!

Nga: Kimete Berisha Më: 14 janar 2026 Në ora: 19:10
Kimete Berisha

Jehona Lushaku:

Dashuria është shumë interesante.

Atë natë kur i humbëm zgjedhjet, u aktivizua në mua dëshira për t’u thënë votuesve të LDK-së: Ju dua.

Edhe ua thashë.

Dashurinë time popullata e priti mirë.

Kuvendi:

Dashuria u pranua.

Doarsa:

Ne jemi borxhli vetëm ndaj shtratit të LDK-së.

Lumiri:

Shtrati është i rëndësishëm.

Aty janë marrë vendime.

Aty ka pushuar demokracia.

Aty është ruajtur uniteti.

Kuvendi:

Shtrati është institucion.

Doarsa:

Shtrati nuk është personal.

Është trashëgimi.

Kuvendi:

Trashëgimi shtrati.

Kalimi bëhet pa zgjedhje.

Lumiri:

Shtratin nuk e lë askush pa amanet.

Kuvendi:

Amaneti u pranua.

Hykmete Bajrami:

Paramendoje…

të trashëgoj shtratin.

Kuvendi:

Paramendimi është strategjik.

Trashëgimia - emocionale.

Janina Ymeri:

Atë natë kur dështuam, më pyetën:

A je gjallë?

U thashë: Gjallë, bile e fortë.

Kjo përgjigje vjen nga lashtësia, kur shqiptarët kanë përdorë llampa guri.

Kuvendi:

Traditë.

Ndriçim me histori.

Lutfi Haziri:

Dorëheqja kalon nga dera e LDK-së.

Dorëheqja:

Unë jam jashtë.

Po dera është e mbyllur.

Kuvendi:

Hape me dashuri.

Çelësi është emocional.

Adelina Thaçi:

S’kam nevojë as të flas,

as të shprehem,

as të jem aktive,

as të jap kontribut,

as të jem politikane,

as këngëtare…

për t’u bërë deputete.

Kuvendi:

Inspiruese.

Meritë natyrore.

Hykmete Bajrami:

Paramendoje…

të bëhem kryetarja e parë femër e LDK-së.

Krejt ndryshe isha ndjerë.

Jeta do të më kishte pasur krejt tjetër kuptim.

Kuvendi:

Paramendimi u pranua.

Realizimi… mbetet për më vonë.

Avdullah Hoti:

Isa Mustafa më shumë e paska dashur Lumirin se sa mua.

Nuk e kuptoj pse.

Nuk ka arsye.

Kuvendi:

Dashuria nuk ka arsye.

Ka preferenca.

Lumiri:

Kuvend?

Kuvendi:

Të duam.

Lumiri:

Nëse Kuvendi insiston,

unë pranoj të bëhem edhe President.

S’ka problem.

Jehona Lushaku:

Unë mendoj se pas dështimit duhet të flasim më shumë për ndjenja.

Populli ka nevojë të dëgjojë që e duam.

Kuvendi:

Dashuria u shënua në procesverbal.

Me shumicë votash.

Janina Ymeri:

Unë mendoj se dështimi na ka bërë më të fortë.

Si ajo llampa e gurit që e përmenda.

Nuk ndriçon shumë, por është e jona.

Kuvendi:

Ndriçim tradicional.

Hykmete Bajrami:

Paramendimi vazhdon të më japë shpresë.

Ende e paramendoj.

Kuvendi:

Paramendimi është strategjik.

Pa afat.

Avdullah Hoti:

Unë ende nuk e kuptoj pse ai u dashurua më shumë.

Kuvendi:

Dashuria nuk matet.

As shtrati.

Kryetarët shkojnë e vijnë.

Shtrati mbetet.

Lumiri:

E ndjej që po rritet besimi ndaj meje.

Kuvendi:

Besimi është stabil.

Si shtrati.

Besiani:

Jam.

Hikmetja:

Unë po jap dorëheqje nga nënkryetarja.

Kuvendi:

Faleminderit.

Shtrati mbetet.

Trashëgimia vazhdon.

(Ndoshta vazhdon…)

P.S. Bah.

AUTOKRITIKË

Mund të ishe më e mirë.

E di.

Por… it’s beyond my control.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat