Dëshmitë e gjenocidit serbosllav po vjetrohen!

Opinione

Dëshmitë e gjenocidit serbosllav po vjetrohen!

Nga: Bill Neely, gazetar irlandez Më: 15 janar 2026 Në ora: 08:03
Bill Neely, gazetar irlandez

Njerëzit të cilët deshtën të ndryshojnë të kaluarën, luftojnë "për qasje në laboratorët e mjekësisë ligjore, aty ku fotografitë retushohen dhe... historia rishkruhet".

Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, qasja në laboratorin kryesor të mjekësisë ligjore ishte bllokuar nga roje të armatosura nga policia speciale e Serbisë. Brenda institutit, Serbia po përpiqej të rishkruajë historinë!

Pikërisht një javë më parë kjo histori i ra hise fshatit të vogël të Reçakut. Pak para agimit, disa qindra policë serbë sulmuan fshatin me mortaja dhe mitralozë. Deri në muzg, më shumë se 40 fshatarë ishin të vdekur. Të nesërmen i kam pa trupat e tyre të shpërndarë në të gjithë Reçakun, ndërsa 17 prej tyre ishin të grumbulluar në kodrën shkëmbore të fshatit!

“Serbët tani pretendojnë se nuk ka pasur masakër. Patologu i tyre thotë se nuk ka shenja të cilat tregojnë se viktimat janë ekzekutuar. Një ministër i qeverisë sugjeron se të vdekurit ishin rebelë, uniformat e të cilëve u hoqën dhe u zëvendësuan me rroba civile. Lajmet televizive serbe u japin një mbulim të gjerë dy artikujve të gazetave franceze të cilat hedhin dyshime mbi rrëfimin e fshatarëve për vrasjet.”!

“Asnjë masakër”!

Për të ndihmuar luftën e kujtesës kundër harresës, ecni me mua nëpër fshat dhe në kodrën mbi Reçak në mëngjesin e të shtunes së ftohtë.!Gjashtë trupat e parë, janë të burrave të moshës gjashtëdhjet vjeçare, jo rekrutë tipikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të gjithë janë qëlluar më shumë se një herë, dhe kryesisht në kokë, megjithëse njërit i mungon koka!

Ata janë vrarë pranë shtëpive të tyre; tre vëllezër së bashku në një shteg që të çon larg sulmit serb. Një monitor suedez vëren se të vdekurit janë të gjithë me rroba civile dhe të paarmatosur dhe se nuk kanë shenja të përleshjes!

Disa qindra metra larg janë tre trupa të tjerë, pikërisht në shpatin e kodrës. Secili nga ata, është qëlluar me armë,! Pastaj në një përrua, janë gjashtë pleq të plagosur rëndë, por me fatalitet, trupat e tyre përfundon në grumbullin e kufomave të tjera!

Shumë sish në këtë grumbull kufomash janë adoleshentë dhe të rinj. Disa nga ata, janë të qëlluar në kokë, të tjerët direkt midis syve, (në lule të ballit)!

Përreth tyre lëviznin pjestarë të grupit të monitoruesëve ndërkombëtarë, duke bërë fotografi, duke marrë shënime dhe duke folur në inçizues të vegjël kasetash. Pasi punuan për dy orë të tëra, një monitorues oficer policie londineze, më tha; besoj se shumica nga viktimat janë qëlluar nga afër.

Pasi që e pa skenën, monitoruesi kryesor, William Walker, tha: "Si një njeri i thjeshtë që jam, më duhet të them se janë ekzekutime." Z. Walker nuk është një njeri i zakonshëm. Ai ishte një diplomat dhe ambasador amerikan edhe në Amerikën Qendrore dhe pikërisht në vitet e tetëdhjeta të vrasjeve, prandaj ai nuk është i panjohur me vrasjet e sponsorizuara nga shteti.

Krahu i tij i djathtë britanik, John Drewienkiewicz, tha për të vdekurit: "Këta ishin burra të moshuar, shumica prej tyre, me rroba pune."

Shikoni me kujdes për të provuar se si përputhen vrimat e plumbave në rrobat e burrave edhe me plagët në trupat e tyre.

Unë personalisht e kam pa një incident në tetor kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ua hoqi rrobat dy burrave të plagosur për t'i mbrojtur nga sulmi i policisë serbe në spital. Unë i kam bë sytë katër, prandaj në këtë rast nuk duket se është hequr ndonjë veshje!

Vetëm një burrë mbantr çizme të zeza si ato që kam parë të veshura nga kryengritësit e UÇK-së, sepse në Kosovë nuk ka një gamë të gjerë çizmesh të zeza. Një monitorues me përvojë tha më vonë se; ishte i bindur se vrimat e plumbave dhe plagët përputheshin plotësisht!

Fshatarët me të cilët kam bisedua janë mjaft të vendosur për atë që ndodhi. Ata theksojnë se policia serbe ndau burrat nga gratë dhe fëmijët, ata u thanë se do i dërgojnë në një stacion policie aty pranë, por në vend të kësaj, i urdhëruan të ngjiteshin në kodër dhe drejt vdekjes së tyre.

Dy ditë më vonë, serbët bombarduan Reçakun dhe morën trupat dhe provat.

Pas vetëm një dite ekzaminimesh post-mortem, dhe pasi përfunduan autopsitë e vetëm pesë trupave, patologu kryesor tha:

"Asnjë trup i vetëm nuk mban ndonjë shenjë ekzekutimi."

Sikur ekzekutimi kërkon që duart e viktimës të jenë të lidhura fort dhe sytë e tyre të mbuluar me copë të zezë.

"Nuk pati masakër," njoftoi ai. Mund të supozohet me siguri se raporti i tij përfundimtar do të ofrojë mbështetjen shkencore për këtë vendim grotesk.

(Të enjten, dy gazetarë francezë ngritën pyetje në lidhje me masakrën. UÇK-ja, pretenduan ata, mund të ketë sajuar disa nga provat dhe të ketë zhvendosur disa nga trupat. Pamjet e një kameramani televiziv të sulmit, theksuan ata, nuk përputheshin me rrëfimin e fshatarëve.

I kam parë pamjet e filmuara nga kameramani serb. Ai tregon policinë serbe duke sulmuar, pastaj duke lëvizur nga shtëpia në shtëpi. Fakti që nuk tregohet në film se serbët vrasin fshatarë nuk do të thotë se vrasje të tilla nuk kanë ndodhur)!

Monitoruesit pranojnë se disa nga trupat mund të jenë zhvendosur. Ata dyshojnë se një plagë plumbi në kokën e një viktime, është shkaktuar pas vdekjes. Megjithatë, kjo nuk vërteton se provat janë sajuar. Për shembull, kjo nuk përjashton mundësinë që plaga në kokë të ketë qenë e shkaktuar nga një oficer i policisë serbe me bindjen e gabuar se viktima ishte ende gjallë.

(Artikujt francezë janë sekuestruar nga autoritetet e dëshpruara serbe, kuptohet për të turbulluar ujërat e Reçakut)

Nuk ka dyshim se UÇK-ja ishte në Reçak kur serbët sulmuan. Një komandant i UÇK-së më tha se tetë nga burrat e tij ishin vrarë, por ai këmbëngulë se asnjëri prej tyre nuk ishte midis të vdekurve në përroin e kodrës. Por edhe nëse nuk është e vërtetë kjo, sigurisht që nuk justifikohet vrasja e 32 fshatarëve të tjerë.

Unë besoj se fshatarët nuk gënjyen kur përshkruan sulmin serb. Unë besoj se 15-vjeçari Hasbi Azemi po thoshte të vërtetën kur përshkroi se si policia e mori të atin. Babai i tij tani është i vdekur.

Monitoruesit janë të vendosur:

kjo ishte një masakër.

Provat e gjetura janë bindëse.

Pastaj me ditë të tëra kishte bombardime brutale nga serbët për të sekuestruar provat….)

Bota duhet të jetë e ndërgjegjshme për atë që bëri policia serbe në Reçak të shtunën e kaluar dhe se çfarë po përpiqen të bëjë tani.

Të citojmë se çka tha Kundera: "Masakra e përgjakshme në Bangladesh mbuloi shpejt kujtimin e pushtimit të përgjakshëm të Çekosllovakisë,

vrasja e Allende-s mbyti rënkimet e Bangladeshit!

Lufta në shkretëtirën e Sinait i bëri njerëzit të harronin Allende-n,!

Masakra e Kamboxhias i bëri njerëzit të harronin Sinain, e kështu me radhë derisa në fund të gjithë të lënë gjithçka të harrohet."

Nuk duhet ta harrojmë as Reçakun. Nuk do ta harroj kurrë.

Bill Neely është Korrespondenti i ITN-së për Evropën.

23 januar 1999

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat