Kështu kishte thënë dhe një citat të përjetshëm kishte lënë Ati Themelues i Shteteve të Bashkuara, z. Benjamin Franklin, i lindur në ditën e sotme, më 17 janar 1706. Me këtë rast, edhe pse kanë kaluar 320 vjet, nga zemra ia uroj ditëlindjen shpirtit të tij të madh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu uroj ditën e lindjes së Atit të tyre.
Ai kishte lindur më 17.01.1706 në Boston dhe kishte ndërruar jetë më 17.04.1790 në Pensilvani.
Dhe lirisht mund të them se, momentalisht, si kurrë më parë, pasi politika ekonomike hegjemoniste kineze, me një formë të rafinuar, të fshehtë e të ngadalësuar, dhe politika hegjemoniste, okupuese-uzurpuese ruse, kanë marrë aq shumë hov, sa që rruzullit tokësor dhe njerëzimit në përgjithësi duhet t’i bëhet e qartë se kështu më nuk bën!
Se shtetet aleate të NATO-s, pasi që NATO është siguria dhe mbrojtja kolektive e shteteve anëtare të saj, bazuar në vlerat e demokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit, për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe paqësor, lirisht ia jap vetes të drejtën dhe them se po kështu edhe duhet të veprojnë, pra:
— NJË PËR TË GJITHË DHE TË GJITHË PËR NJË!
Dhe se shtetet aleate në fjalë, të gjitha bashkë, duhet ta “lidhin besën” (kështu mendimi im) dhe aleatit më të fortë t’ia lënë “përparësinë”, në mënyrë që e gjithë siguria kolektive e shteteve aleate të ketë forcën udhëheqëse në emër të të gjitha forcave të shteteve tjera të NATO-s, sepse një format i tillë i një sigurie kolektive mund të arrihet vetëm nëpërmjet ndihmës së ndërsjellë ushtarake (Neni 5).
Sigurimi i lirisë dhe sigurisë së anëtarëve përmes parandalimit kolektiv dhe mbrojtjes nga sulmet, si dhe kontributi në stabilitet në rajonet jashtë shteteve anëtare, që enkas për qëllim ka parandalimin dhe menaxhimin e krizave përpara se ato të kërcënojnë sigurinë e të gjithë aleatëve në përgjithësi!
E duke u nisur nga fakti se po jetojmë në një periudhë apo epokë kohore të karakterizuar me veçori të caktuara, me të cilat gjurmët do të përqendrohen thellë në themelet e historisë së tërë rruzullit tokësor në të ardhmen, atëherë lirisht mund të them se strategjia MAGA e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump (siç e kam theksuar edhe në opinionet e mia të mëparshme), plotësisht është e qëlluar dhe me vend, kur në konsideratë merret mendimi i z. Benjamin Franklin, printues amerikan, botues, shkrimtar, shkencëtar i shkencave natyrore, zbulues dhe burrështetas, Ati Themelues i SHBA-së; (me ç’rast edhe njëherë e përsëris):
— “Nëse njeriu me kohë nuk parapërgatitet, e përgatit dështimin e vet!”
Vetëm një veprim “alla musketierësh”, sikurse thotë një proverbë popullore:
“Është mehlem për varrë.”
Kundër një aventure të rrezikshme të radhës të agresorit rus Putin, në konstelacion me polin verior apo Arktisin!
Sepse, siç dihet, Arktisi apo Poli Verior është “jetim” — nuk i takon askujt prej shteteve që e rrethojnë!
Pra, Arktisi është sipërfaqe detare e rrethuar apo e kufizuar me 8 shtete, të ashtuquajtura shtete bregore, si: Rusia, SHBA, Kanadaja, Danimarka përmes Groenlandës, Norvegjia, Islanda, Finlanda dhe Suedia.
E nga pesë shtetet kufitare — Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Norvegjia dhe Danimarka përmes Groenlandës — secila prej këtyre shteteve ka interesa të mëdha për “kontrollimin”, “mbikëqyrjen” e Arktisit, si dhe që të gjitha pretendojnë pjesë të shtratit të detit dhe burimeve të tij!
Andaj, në fund të fundit, një kompromis i të gjitha shteteve aleate të NATO-s nën udhëheqjen e gjigantit SHBA do të ishte zgjidhja adekuate parandaluese e një okupimi ruso-kinez.
Në këtë periudhë kohore është më se e domosdoshme që të mos anashkalohet dhe injorohet tradhtia si loja ruse e Putinit “Russian Roulette” — loja ruse!
Dhe në fund them se:
“Parakujdesu sot, për shëndetin nesër!”
Sabahate Byci, autore
Alba 🇦🇱 | Kos 🇽🇰 | Deutsch
17.01.2026, e shtunë, 19:18
(Dita e lindjes së të madhit z. Benjamin Franklin)
Gjermani