Kur politika thyen unitetin e kombit

Opinione

Kur politika thyen unitetin e kombit

Nga: Nijazi Halili Më: 19 janar 2026 Në ora: 07:25
Nijazi Halili

Shqiptarët kanë qenë gjithmonë një komb i guximshëm dhe i qëndrushëm, por sot politika shpesh ndan zemrat tona dhe copëton unitetin që dikur na bashkonte. Mendimet e ndryshme nuk janë më një pasuri që forcon kombin, por shndërrohen në shkak për grindje, përbuzje dhe mosbesim.

Çdo debat, çdo zgjedhje dhe çdo interes i ngushtë politik duket se na largon nga njëri-tjetri, duke na bërë të harrojmë se jemi pjesë e të njëjtit komb.

Kur politika thyen unitetin, humbasim më shumë se fjalë të kota humbasim besimin, shpresën dhe forcën e kombi. Një komb i tillë bëhet i çoroditur, i dobët dhe i paaftë për të përballuar sfidat që e presin.

Papunësia, emigrimi dhe mungesa e mundësive mbeten të pazgjidhura, sepse energjia jonë shkon drejt grindjeve të brendshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat