Nga Teuta te Vjosa

Opinione

Nga Teuta te Vjosa

Nga: Lis Bukuroca Më: 23 janar 2026 Në ora: 19:05
Lis Bukuroca

Duhet të aprovojmë një ligj që e përkufizon qartë: kryetarja e shtetit ose kryeministrja duhet të jetë grua,

dhe gjysma e qeverisë duhet të përbëhet nga gra, edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe kudo ku pozitat paguhen nga shteti.

Gjysma e popullit janë gra.

Gjysma e pushtetit duhet të jenë gra.

Shteti duhet ta pasqyrojë këtë realitet, jo patriarkalizmin. Jo diskriminimin.

Barazia nuk vjen duke pritur.

Duhet ta imponojmë me ligj.

Një shoqëri moderne nuk mund të vazhdojë të qeveriset kryesisht nga burra.

Gruaja në pozita udhëheqëse nuk është privilegj.

Është korrigjim i padrejtësisë historike: drejtësi, barazi dhe domosdoshmëri shoqërore. Përparim!

E kishim një Teutë para 23 shekujsh.

Sot i kemi qindra Teuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat