UÇK-së i erdhi dita që juridikisht të pranohet se ishte (është) ushtri legale!

Opinione

UÇK-së i erdhi dita që juridikisht të pranohet se ishte (është) ushtri legale!

Nga: Sabahate Byci Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 15:51
Autorja Sabahate Byci

Prejardhja e kësaj thënie vjen nga historiani romak Titus Livius (59 p.K. – 17 m.K.)!

Durimi për drejtësi e ka çmimin dhe momentin e vet, të shkruar nga Zoti i Madh.

Me vendimin final të Dhomave të Gjykatës Speciale të Kosovës, gjithmonë duke mos harruar marrjen në konsiderim, njëkohësisht duke kuptuar e respektuar momentin se në çfarë periudhe kohore procesi i gjykimit i katër personave (të pafajshëm derisa të konstatohet e kundërta!) filluar më 24.06.2020, po zhvillohet në Hagë — në qytetin ku lindja e pavarësisë së shtetit tonë të Kosovës, më 22.07.2010, në bazë të mendimit (ekspertizës) dhe vërtetimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, po ashtu në Hagë, në Holandë, përkatësisht kryeqyteti i provincës së Holandës Jugore — pra aty ku LINDJA E PAVARËSISË SË SHTETIT TONË TË KOSOVËS NË BAZË TË MENDIMIT TË GJYKATËS NDËRKOMBËTARE TË DREJTËSISË U VËRTETUA, UÇK-ja është shumë afër fitores së merituar.

Ja mendimi i GJND-së, po e citoj:

– GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË DEKLARON SE SHPALLJA E PAVARËSISË NUK SHKELI AS TË DREJTËN E PËRGJITHSHME NDËRKOMBËTARE DHE AS REZOLUTËN 1244 TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT TË VITIT 1999!

Mbyllja e citatit!

E gjithë kjo procedurë, respektivisht mendimi apo ekspertiza, u vërtetua më datën 22.07.2010 nga gjykatësit kryesues:

Presidenti: Hisashi Owada (nga Japonia)

Nënpresidenti: Peter Tomka (nga Sllovakia)

Po ashtu edhe 14 gjykatës dhe një kancelar.

Rezultati i marrjes së vendimit:

10 për

3 kundër

6 opinione plotësuese!

Rezultati final: 14 pro dhe 4 kundër!

Thelbi i vendimit:

GJND deklaroi se shpallja e pavarësisë nuk e shkeli as të drejtën ndërkombëtare të përgjithshme dhe as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 (si më lart cekur).

Arritjet:

GJND deklaroi se nuk vendosi për shtetësinë apo statusin aktual të Kosovës, por vetëm për ligjshmërinë e shpalljes!

Lidhja – detyrimi:

Opinioni këshilldhënës i GJND-së nuk është ligjërisht detyrues!

Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk është ligjërisht i detyrueshëm!

Konteksti:

Iniciativa për raportin erdhi nga Serbia, e cila e hodhi poshtë ndarjen!

Natyrisht duhet të theksohet se GJND-në dhe legjitimitetin e saj nuk e njohin:

SHBA,

Rusia dhe

Kina!

Përderisa Gjermania flet për formën universale të njohjes së GJND-së!

Ndërsa shtetet të cilat nuk e njohin GJND-në janë:

Kina, India, Izraeli, Kuba, Rusia, Pakistani, ndër të tjera!

Kurse 8 shtete të botës që e refuzojnë Statutin e së Drejtës Romake (GJND-në) aktualisht janë:

Kina, Iraku, Izraeli, Libia, Rusia, Sudani dhe SHBA-të!

Gjermania Statutin e së Drejtës Romake e mbështet që nga 17 korriku 1998, faktikisht nga ratifikimi i tij më 11 dhjetor 2000!

Andaj, anipse opinioni i GJND-së dhe i ekspertëve të saj nuk ishte detyrues, kështu ashtu kishte dhe vazhdon të ketë ndikim të konsideruar ndërkombëtarisht!

Vlen të theksohet se z. Bruno Simma nga Gjermania, megjithëse kishte votuar për shumicën, e kishte kritikuar interpretimin tepër të ngushtë të Gjykatës në deklaratën e tij; po ashtu edhe Antônio Augusto Cançado Trindade (Brazil)!

Ai, edhe pse ishte në dakord me vendimin e shumicës, argumentoi se qasja e Gjykatës ishte shumë e ngushtë — shqip përkthim (kështu veç mendimi im!) — më në fund erdhi koha që:

„TË NDAHET SHAPI PREJ SHEQERIT!“

Pse?!

Sepse ndërkombëtarët dhe posaçërisht ekspertët e jurisprudencës në DhSGjK në Hagë, dhe jo vetëm, fare mirë e dinë se po qe se (do të akuzohej?!) apo akuzohet UÇK-ja, e vetmja forcë mbrojtëse, shërbyese e sigurisë dhe shpëtimprurëse për popullin shqiptar të Kosovës, të cilit nga regjimi fashist e serbomadh i Millosheviqit i kanosej gjenocidi total dhe masiv brutal, atëherë s’më mbetet asgjë tjetër veçse të them:

– Faleminderit NATO që luftove krah për krah me UÇK-në dhe shpëtuat shumë shpirtra njerëzish në Kosovë!

Faleminderit DhSGjK Hagë më në fund për regjistrimin e UÇK-së si ushtri e drejtë dhe legale sipas Statutit të së Drejtës Ndërkombëtare Romake!

Faleminderit për:

„Ndarjen e shapit = fajtorët (nëse dalin fajtorë?!)

prej sheqerit = UÇK-së sonë të shenjtë, Zoti e bekoftë,

e cila, në krye me bashkëthemeluesin Komandantin, Ztr. Adem Jashari, që nga viti 1992–1999 ishte e vetmja shpresë dhe rrahje zemre e popullit shqiptar të Kosovës atëkohë dhe tani e tutje e popullit të shtetit tonë Kosovë – Dardani.

Sabahate Byci, autore

10.02.2026, e martë, 14:14

Gjermani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat