Pa dyshim që “ Bota Sot” është Media elitare shqiptare e paanshme dhe kombëtare . Sot u ndala për ta falendeuar këtë Gazetë edhe për faktin se te ajo gjen opinione dhe të vërteta reale edhe për Shqipërinë, për realitetin shqiptar, ku nuk mund t’i gjesh në mediat e Tiranës.
Dhe si shëmbull për këtë po marr botimet nga kjo Gazetë të opinioneve dhe analizave brilante të Profesor Eshref Ymeri, kritikën e tij kundër ishregjimit komunist dhe të këqijave të sotme politike e sociale, politikave të dëmshme kombëtarisht të politikës së Tiranës.
Prof. YMERI nga Shqipëria është unik e shëmbull nga shteti amë i cili në publicistikën e tij i është përkushtuar aq shumë Kosovës, historisë së lavdishme të saj, si kritik edhe për Tranën zyrtare të politikës së saj kundër por edhe indiferentizmin e saj ndaj Kosovës.
Te “BOTA SOT” edhe nga Shqipëria mësojmë madje jo vetëm për Kosovën por edhe për ngjarjet reala politike,e gjithfarëshe që ndodhin në Shqipëri.Ajo që kam vënë re te Profesor Ymeri si shqetësim të tij është edhe domosdoshmëria e rikthimit të emrave të fshatrave, qyteteve, lumejve e maleve , rikthimin e emëtimeve në gjuhën shqipe që serbët i kanë sllavizuar, ai emrin e Kosovës në shkrimet e tij e përmend me emrin Dardani, gjë të cilën edhe nëse nuk e përmënd politika duhet ta shkruajë e ta quajë Dardani elita intelektuale dhe ajo mediatike në Shqipëri e Kosovë.
Unë e vlerësoj Prof. Ymerin për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në përballje me platformat dhe politikën antishqiptare sllavo-ruso-greke. Dhe kam një kritikë për politikën kosovare se: përse ajo nuk u jep mirenjohje dhe nuk dekoron personalitete të tilla nga Shqipëria, por shpërndan mirënjohje e dekorata politike në Shqipëri ,atyre që nuk meritojnë. Dhe dihet kjo se edhe shumë kanë marrë edhte staus të veteranit të luftës pa asnjë kontribut për Kosovën,por për merita e shkëmbime mirenjohjesh mes tyre, mirënjohjesh reciproke “mes” miqsh dhe politikanësh ndërvete. Dhe cuditërisht po kështu sillet edhe Albini e Vjosa.
Shqiptarët kanë nevojë të mësojnë të vërtetën,kanë nevojë për zgjim kombëtar sepse në Europë e vetmja cështje e pazgjidhur është ajo shqiptare.Dhe për këtë duhet dëgjuar e mësuar nga kompetenca intelektuale patriotike sic është shëmbull për këtë Prof.Eshref Ymeri