Miqësia ka traditë. Ajo nuk është krijuar rastësisht sot. Kjo përkundër pengesave, gjithmonë ka dhënë rezultate. Ajo miqësi më së shumti është thelluar nga Esad Pasha, po ajo fitoi në dinamikë, u trash dhe u kultivua me ardhjen e komunizmit, instalimin e bashkim – vëllazërimit etj.
Pra miqësia shqiptaro - serbe me siguri do të vazhdoi edhe në të ardhmen, kuptohet në forma e metoda të ndryshme.
Këto ditë dëgjuam për plaçkitje të përbashkët të bandave shqiptaro - serbe në Kaçanik. Miqësia nuk ka kufij, ajo zhvillohet në forma të ndryshme.
Sot kur Rama po ballafaqohet me një tërmet politik, të cilin ia shkaktoi Balluku, ai si kryeministër i popullit, po angazhohet të kërkoi rrugëdalje. Protestat nga revolta mbi korrupsionin qeveritar janë intensifikuar edhe me Koktej Mollotov e fishekzjarre (që për gjyshin Berisha janë paqësore), po ai nuk po dorëzohet.
Me shpejtësi po konsultohet që mundësisht shpejt ti ndryshoi rregullat e lojës, pasi patronazhistët këtu nuk mund të hyjnë në lojë, sepse nuk është koha e zgjedhjeve, po pse mos ti ndryshoi aktet ligjore, ta shpëtoi vetën, Belindën dhe tërë kabineti i tij qeveritar.
Ku është parë e dëgjuar që SPAK, të jetë mbi qeverinë. Nëse mendohet ashtu, atëherë SPAK ti merr të gjitha kompetencat dhe s´do të kishim nevojë as për qeveri, as për presidencë e as për parlament, e ndoshta as për kushtetutë.
Po flasin SHBA, po thotë EU, po unë cili lesh mor jam këtu, zot në shtëpinë time. Nëse dua të konsultohem me dike do të konsultohem me fqinjët e parë të mi, Serbinë e Greqinë.
Nga Greqia sot edhe EU po merr mësim, se si ia arriti qëllimit të dilte nga kriza, kurse nga Serbia, po e shohin suksesin e Vuçiqit me xhelozi. Ky këto ditë premtoi se njësitë ushtarake, brenda vitit, do ti formohen nga robotët. Kina do t´ia mundësoi këtë duke ndërtuar mbi 50 fabrika në mbarë Serbinë, për prodhimin e ushtarëve robotë. Pra nga t´i kthej sytë Shqipëria, nga EU e cila po tregohet e pafuqishme dhe vetëm premton e asgjë nuk realizon, apo nga Serbia në të cilën po investon Kina. Ne na duhen ndryshime esenciale, e jo broshura me ligje e fjalë boshe. Unë nuk kam kohë për të humbur. Më duhet ndihmë serioze që ta ruaj kabinetin qeveritar i cili është esencial që të funksionoi qeveria, e jo këshilla kërcënuese: ose vepro kështu, ose do ti ngrijmë negociatat.
Ngrini kur të doni, po unë dua t´i mbrojë qeveritarët nga SPAK, i cili po ia dridhe themelet shtetit. Është dashur unë me kohë të mendoja dhe tua preja rrugën, e jo të më sjellin në këtë ditë.
Në këtë situatë vendimtare për kombin do të konsultohem vetëm me mikun tim Vuçiqin, të cilit po ashtu po i kërcënohen që si mua t´ia rrëmbejnë pushtetin. Që të mbijetojmë mendoi se do ta kemi edhe ndihmën e Orbanit dhe Erdoganit, të cilët po ashtu kanë probleme me EU.
Po patëm sukses, do ia tregoi vendin Berishës sikurse që ia tregova Metës. Ky është mësuar që ta pushtoi kështjellën e partisë së vetë, po ka harruar se tash punë ka me mua. Partonazhistët mjaft mi siguruan 3 apo 4 mandate, nga halli më janë ngatërruar edhe numrat, po tash koha është për koalicione të fuqishme.