Një grua e rrezikshme

Opinione

Një grua e rrezikshme

Nga: Kimete Berisha Më: 9 mars 2026 Në ora: 19:33
Kimete Berisha

(Hop.)

E zonja.

Shumë e zonja.

E aftë.

Edhe më e aftë.

Ka pasur aftësi të ndërtojë dy pallate në lagjen e milionerëve -

dhe, siç po duket, edhe aftësi për të rrënuar rendin kushtetues.

Ajo e dinte se po e rrezikonte rendin kushtetues.

Kur e shpërndau Kuvendin, tha:

“Më mirë ta shkel Kushtetutën duke e mbrojtur.”

Pra, nervoza e saj është më e madhe se Rusia.

Paradoksi:

ajo nuk pranonte që “lënda e saj” të gjykohej nga gjyqtari serb Radomir Laban, të cilin e quante rrezik për sigurinë kombëtare dhe e akuzonte për veprime antikushtetuese -

ndërsa tani pikërisht Laban po e mbron rendin kushtetues nga Presidentja.

P.S.

Ta shkarkosh një Presidente në ditën e fundit të mandatit do të ishte shumë interesante.

AUTOKRITIKË:

S’ka gjë më të rrezikshme se një grua e palumtur - kam thënë unë… ose ndoshta Niçe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat