Një grua e zemëruar (2)

Opinione

Një grua e zemëruar (2)

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 11 mars 2026 Në ora: 18:25
Vjosa Osmani

(Nëntitull i hapur për sugjerime.)

Ne nuk dimë ku shkon pasuria e Trepçës, por tani e zbuluam se Qeveria nuk ia paska dhënë Presidentes as një gur kristali për t’ia bërë dhuratë Trumpit.

Gruaja nuk u jep dhurata burrave, po hajt - çoji edhe hedije.

Trumpi, për fat të keq, ka kujtuar se bëhet fjalë për gurin e Sizifit… dhe tani po e kërkon me ngulm edhe atë gur të ndaluar.

Pas këtij rasti të rëndë me gurin misterioz, u zbulua edhe një tjetër po aq i rëndë që e ka lënduar Vjosa Osmanin - dhe jo vetëm:

Albin Kurti nuk ia ka bërë përhair shtëpitë në lagjen e milionerëve.

Kuptohet, nga inati - sepse vetë s’ishte i zoti të bëhej as milioner.

P.S.

Frymëzuar nga Burimi.

AUTOKRITIKË:

Pa mëshirë. I bllokoj lexuesit që s’pajtohen me mua.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat