Opinionet e ndryshme që jepen kohëve të fundit në mjetet e informimit, në lidhje me situatën e krijuar pas Dekretit të nxituat për shpërndarje të Kuvendit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, mendojë se janë pasojë e një zbrastire në tekstin e pikës 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Në atë pikë, në formë imperative, është dhënë detyrimi i deputetëvë të Kuvendit të zgjedhin Presidentin e Republikës së Kosovës jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual, pa u sanksionuar mospërmbushja e këtij detyrimi nga ana e deputetëve. Kjo zbrasti, shfrytëzohet nga deputetët, duke abuzuar me mosnënshtrimin e asnjë mandati detyrues, që buron nga pika 1 e nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Mandatit i tillë mendoj se nuk nënkupton mospërmbushjen e detyrimit që deputetët të marrin pjesë në seanca dhetë zgjedhin njërën prej tri mundësive të votimit (për, kundër dhe i përmbajtur).
Pasi për mopjesëmarrje në seanca të Kuvendit në këtë nen gjithashtu nuk parashihen sanksione për deputetin, ka raste që një zbrasti e tillë të shfrytëzohet për mungesë në seanca, madje deri 6 muaj. Dhe, paradoksalisht, gjatë gjithë kësaj kohe, deputetët e tillë, shpërblehen me pagë. Nuk janë në dijeni që paga e tillë e pamerituar, të refuzohet nga ndonjë deputet.
Siç shihet, zbrazësirat e tilla mund të përmbushen nga interpretimi sistemor nga Gjykata Kushtetuese, aq më parë kur për këtë lë hapësirë edhe teksti nga pika 3 e nenit 82 të Kushtetutës.
Në këtë mënyrë do të shmangeshin zgjedhjet e sërishme, të cilat vetëm edhe një herë do të zvarisnin fillimin e punës efektive nga organe legjitime me mandat të plotë, e jo me ushtrues detyrash.