Sot më shumë se kurrë, politika duhet të zgjohet

Opinione

Sot më shumë se kurrë, politika duhet të zgjohet

Nga: Prof. Nijazi Halili Më: 16 mars 2026 Në ora: 13:05
Prof. Nijazi Halili

Prej vitesh dëgjojmë premtime të mëdha, fjalë të bukura dhe plane që premtuan një të ardhme më të ndritur. Por realiteti për qytetarët është i hidhur, i trishtë dhe shpesh i pashpresë. Problemet e vërteta, ato që ndikojnë në jetën tonë çdo ditë, mbeten pa zgjidhje, ndërsa çdo premtim shndërrohet në illuzion të zhgënjyer.

Dje ishte kriza, sot është kriza, nesër do të jetë kriza, dhe askush nuk duket të marrë përgjegjësi. Por vendi ynë ka një potencial të jashtëzakonshëm, njerëz punëtorë, të rinj të talentuar dhe ide që mund ta transformojnë të ardhmen. Pa vizion të qartë, pa integritet, pa veprime konkrete, ky potencial mbetet i pashfrytëzuar, çdo reformë,  vetëm fjalë boshe, çdo premtim,  vetëm tërheqje për sy e faqe.

Sot më shumë se kurrë, politika duhet të zgjohet. Të reflektojë, të veprojë me guxim dhe integritet, dhe të rikthejë besimin e humbur tek qytetarët. Të punojë për mirën e përbashkët dhe jo për interesat personale apo partiake. Vetëm kështu mund të dalim nga rruga pa krye dhe të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme, ku qytetarët nuk jetojnë më me frikën e krizës së radhës, dhe ku premtimet nuk mbeten më vetëm fjalë boshe.

Një shtet nuk ndërtohet mbi fjalë të bukura. Ai ndërtohet mbi punë të ndershme, përgjegjësi, vizion të madh dhe guxim për ndryshim. Nëse politika nuk ndryshon, kriza nuk do të ndalet. Por nëse qytetarët nuk heshtin, edhe klasa politike do të detyrohet të ndryshojë.

Nuk mund të lejojmë që kriza të jetë e ardhmja jonë, sot është koha për reflektim, guxim dhe veprim. Ne kemi potencialin për të ndryshuar gjithçka  mjafton të mos heshtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat