Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese, e vonuar apo surprizë e pa pritur!

Opinione

Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese, e vonuar apo surprizë e pa pritur!

Nga: Dedë Preqi Më: 19 mars 2026 Në ora: 12:57
Dedë Preqi

Dekreti i presidentes së Kosovës, z. Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, përshkak të mos gjetjes së një kordinimi në mes partive politike për të gjetur një konsensus të përbashkët për zgjedhjen e presidentit-es, lidhur me kushtetutshmërinë e këtij dekreti, LVV, i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, e cila kjo e fundit e pezulloi funksionin Kuvendit, për një kohë të caktuar deri me 31 mars.

Gjykata Kushtetuese është një organ i pavarur dhe mund të ushtrojë punën e vet pa ndonjë presion të kujna doqoftë për ndërhyrje apo ndikim politik, por sikur do të ishte e pa pranueshme përgjigja e saj e vonuar, duke marrë kohë aq gjatë për të konstatuar dhe sqaruar një çështje të tillë dhe delikate, sepse pezullimi i Kuvendit, do të sjellte pasoja të shumëfishta.

Nga ana tjetër, shqetësimi i partive opozitare nuk është shumë i madh, të cilët e shohin vetën e tyre si triumfues dhe përfitues nga një situatë e tillë, dhe shkuarja në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme do të ishte edhe si një lloj mburrje e tyre, duke menduar se do të marrin një rrezulltat të dëshiruar, ndërsa Albin Kurti dhe LVV, do të ketë një rrënje të pa parë.

Këto imazhe që jemi duke i krijuar vetëvetës, në vend të asaj që duhet sot ta kultivojmë çdo gjë me kujdes dhe ta ruajmë si sytë e ballit, siq është edhe Kuvendi dhe institucionet tjera të këtij shteti, të kemi parasysh edhe besimin dhe votën e këtij populli, dhe botës demokratike ti tregojmë se e kemi merituar shtetin tonë demokratik dhe ligjor si një popull i lashtë, liridashës e paqësor.

Ajo që është me rëndësi të kuptojmë rrolin e shtetit tonë, poashtu të kemi parasysh se një gjë e tillë nuk ecën vetëvetiu, nëse shteti nuk udhëheqët nga njerëz të përkushtuar dhe të denjë për të kryer detyrat politike dhe shtetërore në mënyrë të ndërgjgjshme dhe të përgjegjshme.

Prandaj, është e pa kuptimtë të na lindin probleme të pa nevojshme, dhe do e quajmë dobësi dhe “krim” ndaj shtetit demokratik të këtij vendi, nëse e përbuzim këtë lloj dhurate të shenjtë dhe shumë të shtrentë, siq është Kuvendi, duke e de-funksionuar rrugën e këtij institucioni përmes ambicjeve pushtetare dhe përfitimeve klanore e partiake.

Ky shqetësim i qytetarëve është edhe brengë shoqërore, poashtu dhe shtetërore, që shkon edhe më tej, duke shkakëtuar edhe një sëri problemesh të tjera në disfavor të këtij populli dhe shteti, i cili popull shpeshherë përkundër vullnetit të vet kërkon rrugëdalje të tjera jashta vendit të vet, që kanë të bëjnë me kushtet e dobëta ekonomike.

Nuk do duhej të paraqesim një pesimizëm të tillë dhe njëkohësisht të tregojmë opsionin e vetëm, i cili na pret vetëm të na diktohej nga dikush tjetër, por këto komente janë vetëm një imazh i opionionit dhe mendim i logjikës së popullit, si hapësirë për një shoqëri të vetëdijshme dhe domëthënjen e jetës së vet, një shoqëri e cila është e aftë dhe ka mundësi për të ndërtuar shtetin e vet dhe për të krijuar kushte më të mira për të ardhmën e vet.

Të kemi pushtet që nuk përcaktohet fare nga përgjegjësitë morale dhe që nuk kontrollohet fare nga një respekt i ndërgjegjës njerëzore, do të thotë të shkatërrosh një popull me vetëdije dhe të humbët sovraniteti i një shteti, që në këto rrethana është e mundur të kemi edhe ekspozime të ndryshme të rreziqëve nga brenda edhe jashta këtij vendi.

Nuk është vështirë që ta zbulojmë vijën e përbashkët ndërmjet lëvizjeve të rëndësishme politike dhe shtetërore dhe lëvizjeve që shpeshherë janë në kundërshtim me njëra-tjetren, sidomos ato partiake, nëse gjejmë vetëm pakëz kurajo dhe harmoni brenda një rrethi shoqëror, duke kuptuar njëri-tjetrin si njerëz të këtij vendi, por edhe të një gjaku e një kombi, i cili i ka rrënjët më të lashta në rajon.

Shteti i Kosovës, e ka vështirë të dëpërtojë nga një grup i njerëzve të cilët këtë vend e shohin si një poligon të tyre, që mund t’a shfrytëzojnë në forma të ndryshme dhe të jashtëligjshme, që përmes metodave të tyre klandestine mund të përfitojnë përmes pushtetëve të tyre, por do ndjehët i turpëruar dhe i lënë pas dore ky vend, nëse do mbetët peng dhe nën mëshirën e tyre.

Përndryshe, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme përshkak të mos një kordinimi në mes partive politike për të gjetur një konsenzues të përbashkët për zgjedhjen e presidentit-es, krijohet përshtypja se një situatë e tillë, që nuk gjenë zgjidhje dhe nuk do dinte të krijojë rrugëzgjidhje, tregon një dobësi dhe pa aftësinë e një shoqërie demokratike, dhe si rrjedhojë tjetër e ka mungesën e përgjegjësisë dhe ndërgjegjës ndaj këtij populli të shumëvuajtur dhe këtij vendi të ujitur me gjak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat