Kur kemi politikë parimore, kemi shërbime të politikave jetësore

Opinione

Kur kemi politikë parimore, kemi shërbime të politikave jetësore

Nga: Albert Ramadani Më: 27 mars 2026 Në ora: 21:54
Albert Ramadani

Kur kemi politika parimore, kemi shërbime të mirëfillta të politikave jetësore. Ajo që shtynë procese parimore për jetën dhe standartin e qytetarëve është politika që pason me politikat jetësore. Politika shërben si diçka ne vija të trasha, kurse politikat shërbejnë ne vija më të holla që janë si vija të domosdoshëme për zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi, siguri, bujqësi, agrokultur dhe fusha të tjera që prekin drejtëpërdrejti nevojen e një populli karshi operimeve të politikes qendrore.

Gjithë sektoret jetësorë janë që ndërlidhen me politikat si politikat ekonomike, sociale, politikat që sjellin reforma në arsim, rini e kulturë por mos duhet ti dallojm at se politka mbetet vetem si shërbim i politikës dhe politikat mbesin shërbim kuptimin më të shtrirë por njëra pa tjetren nuk funksionojn se çdo marrëdhenie diplomatike apo marrëdhenie ekonimike me vendet tjera i kryen dhe i mbulon politika dhe mandej sistemi politikë ia bart poltikave si një elementë distributore.

Politikat ekonomike e thithin dobin ka një marrëveshje nga politika qendrore dhe si e till i shpërndanë ne politikat ne nivel qendrore si ministria tek komunat apo kompanit por si çels kryesore për dobi parimore e zhvillimore tek qytetari.

Po politikë parimore, nuk pritet që të ketë politika zhvillimore, që të arrin deri te qytetari si faktor kryesorë që krijon e prodhon politikan për politika dobipruerse ne vendet demokratike dhe zhvillimore që janë përgjegjese për qytetarin dhe anasjelltas, qytetari për dobi dhe zhvillim të vendit. Kosovë këto tema kur diskutohen nuk i ndajnë si terme Politika dhe Politikat se shumë mendojn si një term i njejt por jo se ndahen këto terme Shkencë Politike dhe Shkencat Politike.

Shkenca Politike miret me Politiken dhe politikat madhore si një nga shkencat më ombrelle e një shteti kurse shkencat politike mirren me politikat e mbrendshme te shtetit kur prek shkencar sociale, ekonomik dhe sigurin e mbrendshëme, arsim, shëndetësi etj etj. Por prap vështirë me ndarë por përgjegjësia e politikes qendrore mirret kryekëput me politikat madhore e cila ka përgjegjësi ta furnizoj sferen e politikave që relacionin kryesorë deri te qytetari urban, rural dhe gjitha kategorive permes politikave adiminstrative që me thjesht deri tek një zyre e gjendjes civile ku i shërben qytetarit por me politika qendrore ku ai dokument bart llogun dhe sigurin e dokumentit me llogo që vendos organi qendror si politika që quhet politika parimore për politikat gjithëpërfshire gjithmonë ne dobi te jetes së qytetarit dhe zhvillimit dhe krijimit të ambientit më mirë për vendin ku i shërben politika qendrore dhe politikat komunale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat