Nga shkurti i vitit 2025, por edhe më heret, të gjithë udhëheqësit e grupeve opozitare pa dallim, si në kor u muarën vesh që të bëjnë “filma të zhanrit horror” për publikun e vendit dhe për ndërkombëtarët! Skenari ishte i gatshëm për kryeministrin Edi Rama dhe për disa mediume të parapaguara me kohë për të sulmuar Albin Kurtin dhe veprimet e qeverisë ndaj shtetit të Serbisë!
Qëndrimi i opozitës në këtë hile ishte dhe është kryefjala e ngërçit të përsëritur, sepse opozitarët nuk ishin të interesuar që të udhëhiqen nga fituesi i zgjedhjeve!
Tradicionalisht asgjë nuk u mbeti për të tregëtue në politikën e vendit, përderisa formula e turpit të përsëritshëm u bë sëmundje kronike falë humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhjet lokale dhe ato qendrore!
Thelbi dhe esenca e çështjes së blokadës ishte dhe është që të qëndrojnë sa më gjatë në shërbim të mbrojtjes së fryteve të hajnisë dhe korrupcionit!
Për këtë zor, dhe për këtë sëmundje të gjithë jemi dëshmitarë të faktit, se që kur erdhi në pushtet Albin Kurti, opozita u ndje me “lepur në bark”, siç thuhet në popull.
Shumë nga politikanët e grupeve opozitare, vetëm gjatë kohës sa ishin në pushtet, u pasuruan tej mase, thuaja se të gjithë kishin fitua lloto milionëshe! Kam bindjen se shumë kush ua ka zili këtyre pasanikëve me këtë fat në politikë!
Prandaj, të jetojsh me këto ndjenja të sikletshme dhe në opozitë, është e pa mundur të durojsh Albin Kurtin i cili do të tenton të ua rrëmbejë pasurinë e pa justifikuedhme!
Është e trishtueshme me qenë në lëkurën e opozitës, dhe me ëndrra bizare për fituesin e njëpasnjëshëm të zgjedhjeve, prandaj edhe janë të pa shpirt, pa ndjenja pozitive për politikën e vendit, për zhvillimin e shtetit, dhe për zbutjen e pabarazisë ekonomike në shoqërinë tonë!
Zbulimet e Komandant Ramush Miliarderit janë të “mirëseardhura” për vazhdimësinë e strategjisë së opozitës, sepse këta “nuk i duan zgjedhjet”, por e duan pushtetin pa votë dhe zhdukjen e Albin Kurtit nga faqja e dheut!
“Do ta bëjnë një përpjekje me mbulu këto shtatë ditë, me një lojë, me aq sa kanë mundësi, sa u ka mbetur terren të bëjnë lojë, por qëllimi i tyre është vetëm t’i harxhojnë këto ditë, të na çojnë në zgjedhje”, tha Ramushi!
Në anën tjetër, Lumiri, ky lypës dhe zgjedhës, është në pritje të bashkimit me Vjosën, sikurse PDK-ja, që është duke pritë verdiktin e Gjykatës së Hagës!
Tani shtrohet pyetja për publikun, se kush po kërkon kohë dhe zgjedhje të rradhës, fituesi i shumfisht, Albin Kurti, apo opozita e dërmueme nga votuesi i ndërgjegjshëm?