Patriotizëm apo politik e mençur për shqiptarët në RMV nuk është të bëjnë inate kombëtare me maqedonasit, se a është gjuha shqipe zyrtare apo s'është? a e duam flamurin e shtetit të RMV apo jo?, a duhet maqedonasit ta flasin shqipen apo jo?, zgjuarësi e shqiptarëve përballë maqedonasve duhet të jetë urtësia dhe mençuria për shkak se urtësia dhe mençuria është më e lartë, më e fortë e më i suksesshëm sesa patriotizmi verbal, inatçor e i kurdisur shqiptarë.
Nëse RMV-ja është "detyrimisht edhe e shqiptarëve" si thotë Ali Ahmet, atëherë detyrimisht edhe shqiptarët duhet ta duan himnin, flamurin dhe stemën e RMV-së e cila nuk ju takon edhe maqedonasve, sa është i huaj flamuri i diellit për makedonçet aq është i huaji edhe për shqiptarët, bile ky flamur i shtetit të RMV-së është më i afër me shqiptarët sesa me makedonçet.
Nëse spanjollët e Amerikës Latine respektojnë stemat dhe flamujt e shteteve të tyre, pse dhe ne shqiptarët përveç flamurit kombëtar të mos respektojmë flamujt shtetëror të Kosovë dhe RMV -së? Edhe kosovarët nuk e duan flamurin shtetëror, por detyrimisht në diplomacinë botërore prezentojnë Republikën e Kosovës me flamur dhe stemë shtetërore , njësoj sikurse prezentohen spanjollët e Amerikës Latine me flamujt e tyre shtetërore: Argjentina, Meksika, Urugvai, Peru, Çile etj.
Edhe shtetet arabe që kanë një gjuhë, një gjak, një kulturë e traditë prezentohen me flamujt e vetë shtetëror e kurrsesi si arabë.
Nëse Ali Ahmeti i del zot RMV - së, atëherë detyrimisht duhet t'i dalë zot edhe flamurit shtetëror, nuk mundet ta dojë RMV-në, kurse në anën tjetër të mos e respektojë flamurin dhe stemën e RMV - së.
Dhe studentët shqiptarë që protestuan në Shkup për provimin e jurispondencës është dashur që përveç flamurit kombëtar të protestonin po dhe me flamurin shtetëror të RMV-së. Strategjia e mençurisë politike kundër maqedonasve është që përveç flamurit kuqezi qytetarët shqiptarë kudo e kurrëdo të prezentojnë edhe flamurin e diellit të RMV-së, themi kështu, pasi jemi të sigurtë se qytetarët maqedonas nuk do ju pëlqente që shqiptarët të përqafonin këtë flamur shtetëror të RMV si të vetin dhe përinatë shqiptarëve maqedonasit do vepronin kundër me ndonjë flamur serb, grek apo bullgar. Pra, sa më shumë shqiptarët të përvetësonin flamurin e RMV, aq më shumë maqedonasit do largoheshin nga ky flamur i RMV -së, do thonin "ne go sakame, zasto e albanska zastava"
A është gjuha shqipe zyrtare?
Sa është gjuha shqipe përballë maqedonishtes zyrtare shihet që nga korora kushtetuese:
- Se në Marrëveshtjen e Ohrid është pranuar se himni i RMV-së të jetë në gjuhën maqedonase;
- Se në krye të kurorës kushtetuese është maqedonishtja dhe gjuhët 20%-she;
- Se simbolet shtetërore: flamuri, stema dhe gjuha ndërkombëtarisht e këtij shteti të jetë maqedonishtja;
- Se arsimtarëve maqedonas ju lejohet të japin maqedonisht në paralelet shqiptare, gjersa arsimtarëve shqiptarë nuk ju lejohet të japin gjuhën shqipe në paralelet maqedonase;
- Se shqiptarët detyrimisht duhet ta dinë maqedonishten, gjersa maqedonasit nuk duhet ta dinë shqipen.
- Se qytetarët shqiptarë duhet ta duan gjuhën dhe popullin maqedonas, gjersa maqedonasve ju lejohet të urrejnë gjuhën shqipe dhe shqiptarët.
Në fund pyesim Ali Ahmetin, a për këto peshqeshe politike është bërë lufta e 2001?