Opozitë e pa frytshme dhe e gërditshme

Opinione

Opozitë e pa frytshme dhe e gërditshme

Nga: Dedë Preqi Më: 25 prill 2026 Në ora: 12:39
Dedë Preqi

Askush nuk e ka besuar se Kosova e lirë dhe demokratike do të përjetojë një gjendje të tillë në mungesë të zgjedhjes së presidentit të shtetit të vet, dhe të mbetët peng e një ngërçi politik në pa mundësi të arrijë një marrëveshje të përbashkët, përshkak të tiparit dehës dhe etjes së lidershipit të saj për pushtet.

Për të thënë të vërtetën në këtë rast nuk mund të fajësohet vetëm njëra palë, pozitë dhe opozitë, nëse duam të arrijmë një konsensues të përbashkët për të qeverisë apo për të udhëhequr dhe zhvilluar shtetin e këtij vendi, po të përpiqëshim për të kuptuar motivet dhe qëndrimet e vëna në jetë dhe për të mirën e këtij populli dhe vendi.

Kryeministri Kurti, në konsulltim me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, duke filluar me LDK, dhe pastaj me PDK, u ka ofruar bashkëqeverisje njërës dhe tjetres, duke u ofruar edhe poste shumë të rëndësishme pushtetare, që prej pozitës së kryeparlamentarit dhe disa pozitave ministrore, por njëra dhe tjetra i refuzojnë si të pa mjaftueshme.

Kryeministri Kurti, vjen edhe me një propozim tjetër, që opozita të propozoj tre kandidat të saj poër pozitën e presidentit, duke i tërheq kandidatët e LVV, vetëm për të shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që të vazhdohet të vihet në veprim me seriozitet një vendimmarrje e rëndësishme për të mirën e këtij vendi.

Sjelljet e opozitës, përveç se kanë tipare përçarëse dhe shkatërruese, nuk e kanë brengën e popullit dhe gjendjen e tyre në konsideratë, por përmes fomave shantazhuese dhe fyerjeve çnjerëzore ndaj pozitës, në veçanti ndaj kryeministrit Kurti, sikur do të arrijnë simpati, duke fituar votat e qytetarëve të këtij vendi, apo duke menduar se do të vlerësohen në këtë mënyrë për ta përmbysë pushtetin e Albin Kurtit.

Kjo opozitë e veshur me petkun e një fasade të falsifikuar si karizmatike dhe sociale e gatshme për tâ ndihmuar popullatën e këtij vendi, duke u paraqitur si tërheqëse në rrethin e kësaj shoqërie, këtë do e verifikojë populli i këtij vendi, i cili ka njoohuri të bollshme nga e kaluara e saj, që i kanë ndryshuar sot vetëm vendet dhe jo fytyrat.

Në sëcilën shoqëri njerëzore kjo peshë e përvojave negative, që kristalizohet në këtë formë të nyjeve emocionale dhe urrejtëse në mes njëri-tjetrit dhe formave partiake, kjo gjendje e rënduar përveçse e shtrëmbëron realitetin dhe nuk e zgjidh barrën dhe nuk e lehtëson peshën e problemit, në anën tjetër e bllokon dhe e frenon mirëqenjën e qytetarëve të kjëtij vendi.

Dhe më keq, kur qytetarët e këtij vendi në vend që të kujdesen për mirëqenjen dhe hallet e veta qytetare, sikur janë të detyruar të mbajnë barrën e situatave të pa zgjidhura të qeverisë dhe shtetit, të cilat i lëndojnë dhe ngadalësojnë proceset e zhvillimit të këtij populli dhe vendi.

Një zhgënim i tillë në këtë rast është një element i rrezikshëm, motivi i sëcilës e humb dhe e prapëson jetën dhe mirëqenjën e popullit të këtij vendi, duke e kthyer këtë vend në një truall apo teren të arenave që përdoren për kundështarin dhe armikun tonë të përbashkët.

Bllokadat dhe nyjet e tilla të kësaj shoqërie, që e përfaqëson kjo opozitë e sotme në krye me PDK,LDK dhe AAK, duke u përputhur me Listën serbe, kanë ndikim serioz në dëm të shëndetit të kësaj shoqërie dhe mirëqenjën e këtij populli, duke e prekur në sëcilën pore të jetës dhe në integrimin e saj në shoqëritë e zhvilluara dhe të intengruara.

Në këto rrethana të logjikës së opozitës, që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, problemi qëndror, rreth të cilit do të sillet gjendja e ardhshme e vendit tonë, duke iu bashkangjitë mirëqenja, apo mjerimi i qytetarëve të këtij vendi, është kjo që nuk vjen vetëvetiu, por jemi duke e krijuar vet atë formën e saj primitive, duke bartur brenda vetëvetës humnerat apo humbjet e mëdha politike dhe ekonomike.

Sjelljet e opozitës janë aq të thella, sa përshkak të ndjeshmërisë emocionale të tyre i tejkalojnë të gjitha rregullat e Parlamentit apo Kuvendit, duke e bërë të vështirë rendin dhe rregullat dhe disiplinën brenda vendosjes së kufijve të mirësjelljes së këti institucioni të lartë shtetëror.

Sjellja e opozitës në këto momente mund të çojnë në mbingarkesë, sidomos në marrëdhënie me kolegët e tyre, duke u fyer pa ndonjë kontrollë dhe kjo prirje e tyre vetëm se do e ulë vlerësimin e tyre nga qytetarët e këtij vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat