Serbia e rrethuar, Vuçiqi i alarmuar!

Opinione

Serbia e rrethuar, Vuçiqi i alarmuar!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 prill 2026 Në ora: 07:45
Sherif Ramabaja

Më në fund, Vuçiqi duke e pranuar publikisht rrethimin e Serbisë, (jo që nuk e dinte ) po mundohet (për qëllime personale) tua fus serbëve frikën në palcë.

Kjo po i duhej pikërisht tash, që tia zgjas sa më shumë vetes jetëgjatësinë në pushtet. Aferat e shumta korruptive, kapja e shtetit, krimi i organizuar, vjedhja e zgjedhjeve, aleancat me Rusinë e Kinën, e kanë larguar vendin nga realiteti dhe perëndimi.

Kosova përkundër problemeve momentale të konsolidimit të pushtetit, presidentit, që dyshohet se edhe Serbia ka gisht, ka arritur qoftë edhe indirekt, ti artikuloi kërkesat e saja natyrale, mbi të drejtën territoriale të shqiptarëve.

Kjo e drejtë territoriale nuk ka të bëjë fare me Veriun e Kosovës, të cilin e pretendon Serbia, po kjo e drejtë territoriale shtrihet deri në Nish, ku me gjenocid të paparë ishin masakruar, ndjekur e dëbuar shqiptarët.

Këtë të drejtë sot shqiptarët më së mirë po e reflektojnë me alencën ushtarake që po i lidhin dy shtetet shqiptare Kosova e Shqipëria, së bashku edhe me Kroacinë.

Vuçiqi ta interpretoi këtë aleancë ashtu si i përgjigjet atij, po realiteti është se në një moment të caktuar, kjo aleancë do të aktivizohet që ti kundërvihet dhe ti kërkoi përgjegjësi gjenocidit serb në të kaluarën, po edhe në luftërat e fundit në ish Jugosllavi. Gjërat patjetër do të sillen në vend, i pëlqeu kjo Vuçiqit apo jo. Ai i din këto gjëra, prandaj po përgatitet me të gjitha kapacitetet ushtarake.

Çështja mbetet se sa është në gjendje ushtria serbe ti përballoi një aleance të tillë, kur dihet se nga të gjitha anët ndodhet nën shtetrrethim. Përpara Vuçiqi  sytë i kishte nga Rusia, po është tejet i zhgënjyer kur po e sheh se si Ukraina dita ditës po e dërmon fuqinë ushtarake e ekonomike ruse.

Zelenski që nga shpërthimi i konfliktit me Iranin ka fituar popullaritet në gjithë perëndimin me fuqinë e tij ushtarake, sidomos në luftën kundër dronëve iranian me të cilët është furnizuar Rusia.

Shtetet e pasura arabe, Arabia Saudite dhe ato perëndimore, e kanë ftuar këto ditë në vizita dhe kanë lidhur me Zelenskin kontrata miliardësh, në perfeksionimin dhe luftën kundër dronëve.

Ky është po ashtu një fakt se Kosova dhe Shqipëria, ti aftësojnë ekspertët e tyre ushtarak në bashkëpunim me Ukrainën, që të aftësohen ta luftojnë Serbinë dhe pajisjet e saj luftarake, sidomos sistemin e dronëve. Sa i përket raketave supersonike me të cilat është pajisur Serbia nga Kina, Kosova duhet të pajiset me sisteme të mbrojtjes kundërajrore që raketat serbe të shkatërrohen ende pa hyrë në territorin e saj.

 Përgatitjet e tilla mund të bëhen edhe në kuadër të aleancës ushtarake Kosovë, Shqipëri, Kroaci, në gjunjëzimin e Serbisë. Kur të merret parasysh suksesi i Ukrainës kundër Rusisë, do të ishte tërësisht një tjetër ligë, aleanca e lartpërmendur kundër Serbisë.

Një tjetër fakt është se Vuçiqi me propagandën e tij mund të lavdërohet ditë e natë për armatosje, po shtrohet pyetja, a do të ketë kapacitet në njerëz Serbia për një arsenal të tillë luftarak, apo po ëndërron në robotët luftarak nga Kina.

Një është e qartë, Kosova nuk do të zhvilloi luftë pushtuese ndaj Serbisë, por luftë çlirimtare, ky është një dallim që do të vendos në epilogun përfundimtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat