Opozita ‘fitoi’ kundër vetes dhe vendlindjes sonë, Kosovës!

Opinione

Opozita ‘fitoi’ kundër vetes dhe vendlindjes sonë, Kosovës!

Nga: Sabahate Byci Më: 29 prill 2026 Në ora: 10:03
Sabahate Byci

Mbrëmë, më 28.04.2027 (një ditë më vonë nga data kur ne/unë familjarisht, në vitin 1992, të përndjekur politikisht nga fashistë shka-serbë, çetniko-paramilitarë millosheviçianë, ia dolëm t’u shpëtonim kthetrave dhe masakrave të tyre brutale?!).

E citoj: në prill të vitit 1992!

Nisur nga ky fakt, kurrë nuk do ta kisha paramenduar, po ashtu kurrsesi nuk po mundem as ta realizoj, e assesi ta kuptoj si ngjarje të vërtetë rastin që ndodhi mbrëmë në Parlamentin e Vendlindjes sonë?!

Po ai i njëjti vend ku, pak ditë më parë, të akuzuarit serbë të aksionit të Banjskës, përkatësisht terroristët serbë të rastit në fjalë, të cilët na patën vrarë heroin tonë kombëtar shqiptar, rreshterin Afrim Bunjaku — u prehtë në paqe në parajsë — pra kur Gjykata e Shtetit tonë, Kosovë Dardania, tre persona të minoritetit serb, ish-bashkëpunëtorë (ndoshta edhe ende?!) të Radoiçiqit, „mikut“ të ish-qeveritarëve si RaHaHaThaIsaMus të Vendlindjes sonë, unanimisht i shpalli fajtorë me vendimin: burgim të përjetshëm dhe 30 vjet!

Me këtë rast, deputetët minoritarë serbë, tradhtisht, ashtu sikurse e kanë zanat e siç iu shkon për shtati rodit të tyre, në një mënyrë (si zakonisht) arrogante e demonstrative, e lëshuan sallën e parlamentit?!

E lëshuan po të njëjtën sallë ku mbrëmë Kosova jonë u tradhtua nga vetë gjaku i saj, nga opozitarët, të cilët (shumë prej tyre, vitet e luftës — kam shkruar disa herë që i kanë harruar krejt vuajtjet e popullit tonë shqiptar!) identitetin e tyre — dhe po e them me një vetëdije të thellë — shumica prej tyre po reflektojnë si („shqiptarë të serbizuar“?!) troç të bashkuar me Listën Serbe, përveçse me një dallim të vogël, sikurse vetë „SHPRESA“, me ndjenjat e pabesisë së dështimit të tyre, planifikuar me logon „SHIHEMI“, plot tradhti e pabesi ndaj të shkretes, të gjorës, të shtrenjtës sime, të madhes sonë Kosovë Dardani, të cilës mbrëmë opozita ia ktheu shpinën për ego-interesa, duke mos e marrë aspak parasysh se të njëjtit, pra opozita e „bashkuar“, që do të thotë se ky lloj „bashkimi“ asgjë tjetër s’tregoi, përveçse edhe më tepër e bëri të fortë dhe rezistente tradhtinë e tyre, bashkuar me Listën Serbe?!

Sepse e njëjta opozitë nuk bëri asgjë tjetër, përpos që bëri harakiri kundër vetëvendosjes së mëtutjeshme dhe të ardhmes së shtetit tonë, Kosovë Dardania, e kurrsesi kundër lidhjes e formës sonë shqiptare të fortë si guri — „VETËVENDOSJE“?!

SEPSE LIDHJA E PASTËR SI LOTI SHQIPTARE PËR BASHKIM, JO E PËRZIER ME ÇFARËDO GJAKU TË FLLIQT — ISHTE, ËSHTË DHE GJITHMONË DO TË JETË FORCA EKZISTENCIALE E DARDANISË SONË. ZOTI NA E BEKOFT! 🙏🦅

P.S. i shkrimit:
E ti, Lum, rri e merr abdes sa të duash dhe „furnizohu“ me ujë të pastër, e jo me ndyrësinë e ujërave të ndyera, që të mos them ujërave të zeza?!

Sepse 51% i sovranit të shtetit të Vendlindjes sonë bukuroshe nuk është veshje apo kostum i krijuar me „lecka“ prej 20,19%, 13,24% dhe 5,5% — bashkuar me 9 a 10 vende të shqyera, të cilat, qepje-shkëputje, asnjë grimë nuk e respektojnë, por e hanë atë që bëjnë duke hyrë e dalë në parlamentin tonë:

— „Hyn e dil se s’ka havale“?!

RRNOFT SHTETI YNË KOSOVA DARDANIA!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat