Kosovë sa shumë armiqë paske pasur!

Opinione

Kosovë sa shumë armiqë paske pasur!

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 30 prill 2026 Në ora: 07:56
Skënder Sadri Kapiti

Me shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e shtetit të Kosovës, askujt nuk do i shkonte nëpër mendje , e as t’a paramendonte faktin se Kosova do të merrej peng , të pengohej e të bllokohej nga vetë politika e politikanët e saj.

Kjo për arsye se ka vetëm 26 vite që Kosova është cliruar dhe politika e mbrapshtë i ka harruar dhe as nuk ka ndjesi e as përgjegjsi  për t’i shërbyer kombit, atdheut dhe shtetit: kur brezi i atyre që sakrifikuan aq shumë për Kosovën është dëshmitarë dhe akoma janë të freskëta masakrat, krimet dhe genocidi serb; kur Serbia jo vetëm se nuk ka kërkuar falje për krimet e saj ndaj shqiptarëve, por përkundrazi dhe me shumë agresivitet politik, diplomatik e ushtarak kërkon kthimin e saj në Kosovë, lobon kundër njohjeve ndërkombëtare për Kosovën dhe përdor cdo mjet për destabilizimin e Kosovës..

Kosova sot është në udhëkryq institucional , pasi është në krizë.

Është e pafalshme për politikën kosovare fakti se ajo nuk zgjodhi Presidentin e saj, dhe shkon në zgjedhje të parakohshme për të disatën herë radhazi.

Ky fakt lë përshtypje të këqija në arenën ndërkobëtare, dhe i jep shansin Serbisë që t’u thotë ndërkombëtarëve se ja  shqiptaret nuk dinë të ndërtojnë institucione shtetërore dhe demokratike, nuk janë në gjëndje që të zgjedhin as Presidentin.

Politika injorante ,politika e korrupsionit , politika bajraktaresko-partizane, politika e interesave personale, e inateve dhe e egoizmit, këto politika si dhe Serbia dhe armiqt historik të  shqiptarëve sikur u bënë bashkë  për deligjitimimin e demokracisë dhe të vullnetit të shqiptarëve për një shtet ligjor, demokratik dhe të integruar në BE.

Pra , Kosova paska akoma shumë armiq që e mbajnë atë në udhëkryq.

Shqiptarët heroikë të Kosovës që në shekuj qëndruan , sfiduan ,që sakrifikuan e dhanë jetën për komb,për shtet të lirë e të pavarur, pra Kosova fatkeqësisht  është e tradhëtuar prej politikanëve të saj më shumë se kurrë. Kosova nuk ua kishte borxh këtë tradhëti  politikës e politikanëve të papërgjegjshëm, injorantë, matrapazë, intrigantë, hipokritë e djallëzorë, mercenarë , hajna dhe të korruptuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat