Flitet se n’dashuri dhe n’politikë, ndodhin gjëra të këndshme të pa këndshme, por edhe të shëmtuara! Atëhere pse në politikën e shqiptarisë nuk votohet për më të mirën, por lakmohet për të shëmtuarën e shtetit dhe kombit!
A është mundëshme që vetëdija e votuesit tonë të ndërgjegjësohet më në fund dhe për më tepër të vjen edhe me disa kërkesa etike për këtë kastën e politikanëve të pa “prekshmëm ” të cilët nuk njohin as ligje dhe as shtet, por vetëm pushtet dhe pasuri?
Unë jam i bindur se kjo kishte me qenë një lloj peshorje e saktë analitike, në përzgjedhjen e politikanëve më të besueshëm për të udhëheqë me cilën do punë të shtetit!
A nuk kishte me qenë krejt normale për të gjithë politikanët e vendit, të cilët ndjehen të menqur dhe të fuqishëm në bindjet e tyre, që të kishin standarte edhe më të larta të kësaj etike për politikën e shtetit dhe kombit?
Shembulli i një udhëheqësi të plotfuqishëm nga të gjitha grupet e politikës së vendit është ALBIN KURTI, dhe të gjithë ata deputet të cilët nuk ngurrojnë të pijnë duhan haptas përpara udhëheqësit të partisë!
Pse frikësohet kjo turmë e ish deputetëve se mos rastësisht do të mbesin pa pozicionet e premtuara, kjo e shpjegon më së miri mungesën e guximit të politikanit (dele) kundër çfarëdo çmendurie që ndodhë dhe vjen mbrenda opozitës, parlamentit dhe përpara syve të popullit!
Mungesa e pavarësisë personale shoqërohet me efektet më negative për shtetin dhe demokracinë në shtetin tonë, Kosovën, sepse rradhazi po synohet të blehet lufta për liri, pushteti dhe shteti nga politikanët milionerë dhe mbrojtësit e tyre në prapaskenë, këta oligarkët e ngjyrave të ndryshme!
Është për të pasur dhembshuri për të gjithë votuesit e opozitës, të cilët e kanë ble paraprakisht besimin, teorinë dhe idenë e opozitës për të blokua shtetin dhe fitoret e njëpasnjëshme të Albin Kurtit!
Arroganca e tyre, veprimet dhe sjelljet e përbashkëta, shpërfaqin të kundërtën e realitetit për të mirën e shtetit, sepse prej se e kanë humbë pushtetin nga vota e ndërgjegjshme e votuesit besnik për të mirën e vendit, këta luajnë rolin e të përmbyturit në shkretirë!
Më konkretisht, të gjitha grupet e opozitës pretendojnë se janë në “rrugë të drejtë”, por mbrojtja e veprimeve negative me mashtrime dhe inskenime për kohën kur ishin në pushtet, të bën me kuptue se këta aspak nuk kanë ndryshue edhe pse ishte dashtë të ndryshojnë!
Loja është kuptue edhe nga votuesi i mërzitur, por kësaj rradhe është për të besua se klithmat e opzitës do të marrin “ndihmën dhe shërimin”!
Teposhtëza e opozitës në zgjedhjet e rradhës mund të krahasohet me atë ramjan e lirë nga lartësia e maleve të Sharrit, prandaj nuk është për t’u habitë fare me këtë panikun e llahtarshëm të opzitës, këta
po e bëjnë të pamundurën për të shpëtuar pasurinë dhe plaqkën e siguruar për shumë breza të familjes!