Kriminelët nuk e kanë vendin në institucionet shtetërore

Opinione

Kriminelët nuk e kanë vendin në institucionet shtetërore

Nga: Skender Musliu Më: 17 maj 2026 Në ora: 16:28
Hysni Mehani/ Sami Lushtaku

Ditë më parë, në një kafiteri në qendër të Skenderajt, papritmas dhe në mënyrë brutle, kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, fizikisht sulmuan zëvendës ministrin e financave, kandidatin për deputet nga LVV-ja dhe kryetar i Qendrës së LVV-ës në Skenderaj, Hysni Mehanin, i cili ishte duke pirë kafe me deputeten e LVV-ës Arjeta Fejza.

Pas këtij sulmi, reaguan u.d. presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, kryeministri Kurti dhe LVV-ja, të cilët njëzëri dënuan ashpër këtë sulm makabër ndaj një zyrtari të lartë shtetëror duke i bërë ftesë organeve të drejtësisë që të vërtetën t’a nxjerrin në shesh. PDK-ja, ashtu siç pritej, në vend që t’a dënonte këtë akt qyqar, ajo fajsoi kryeministrin Kurti për keqpërdorimin e policisë speciale për qëllime politike. Kjo mendësi e PDK-ës, ku janë strehuar kriminelët e Shtabit të Rognerit, është e papranueshme, e rrezikshme dhe kriminale, sepse në këtë mënyrë ajo justfikon, stimulon dhe legjitimon dhunën kundër kundërshtarëve politik.

Kurse LDK-ja ka bërë një reagim perfid, duke ia lënë fajin LVV-ës, kinse ky inicident është rezultate i gjuhës së urrejtjes që po përdorë LVV-ja !? Ëhtë e papranueshme, se si LDK-ja nuk pati guximin të përçoj një mesazh me reagim të prerë, duke dënuar dhunën makabër dhe të pa pajustifikuar, kur dihet se LDK-ja që nga paslufta, në çdo fushatë zgjedhore e ka kritikuar PDK-ën për likuidimin e aktivistëve dhe intelektualëve më të devotshëm të LDK-ës si dhe oficirëve të FARK-ut që njihet si kuadër institucional i UÇK-ës të Ibrahim Rugovës. Kurse kryetari i Prishtinës, Rama drejtëpërsëdrejti kritikoi kryeministrin Kurti. Nga kjo mund të  konstatoj se, LDK-ja, ashtu sikurse çdo herë, po e përgatitë terrenin për një koalicion paszgjedhor me PDK-ën dhe AAK-ën, për t’a përmbys Albin Kurtin me LVV-ën.

Dua të theksoj se, policinë speciale nuk e ka dërguar kryeminstri Kurti, por ky veprim është bërë në bazë të vlerësimeve operative të organeve të sigurisë, të cilat sigurisht se e kanë patur parasysh figurën problematike të Sami Lushtakut, i cili është një recidivist i njohur për organet e drejtësisë, dhe me qëllim evitimin  e eskalimit të situatës, e kanë dërguar policinë speciale. Mos të harrojmë se Sami Lushtaku ka qenë i dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte, për vrasje në tentativë ndaj avokatit G. Halilaj, për çka nga Gjykata e pronto mafisë, është dënuar me një shumë qesharake prej 2 mijë euro, në vend që të zhvillohej një proçes gjyqësor i drejtë, Lushtaku është i njohur për korrupcion dhe krim të organizuar, bashkëpunëtor me bizniset e Radojçiqit, për frikësime, rrahje, vrasje, dhe jo vetëm. Nëse marrim parasysh thirrjet nëpër rrjetet sociale nga strukturat kriminale të Sami Lushtakut që qytetarët të mbiledhen në qendër të qytetit dhe para policisë, ku rrugët ishin bllokuar me traktora, kobajna….., ku Hysni Gucati, i dënuar për pengim të drejtësisë nga Gjykatës Speciale, deklaron se, nëse Sami Lushtaku arrestohet  me dhunë, do të përgjigjemi edhe neve me dhunë, ku Ganimete Musliu dhe Bekim Haxhiu, ish deputet të partisë së dhunës, PDK-ës, me prezncën e tyre inkurajonin protestuesit për krijimin e një situate të tensionuar, ka qenë shumë e pritshme dhe e arsyeshme të dërgohet policia speciale. Bllokadat e rrugëve të Skenderajt n'a i kujtojnë bllokadat e strukturave kriminale serbe në Veri të Kosovës, me të cilët ka bashkëpunuar Sami Lushtaku.

Arsyetimet e Sami Lushtakut se, ky inicident ka ndodhur sepse Mehani i paska thënë « Sami serbia » nuk qëndrojnë, sepse Lushtaku e ka gjuhë të përditshme  ofendimin ndaj kryeministrin Kurti, duke e quajtur si spiun të serbisë, se është bashkëpunëtor i Vuçiqit, se më shumë e respekton një shka të Beogradit se Albin Kurtin, dhe jo vetëm. Kurse në intevistën që ia ka dhënë hetuesve në polici, Lushtaku ka mohur përfshirjen e tij në sulmin fizik kundër Mehanit, edhe pse, sipas dëshmitarëve okular, Mehani ishte goditur me telefon, grushta dhe karrike nga Lushtaku dhe banda e tij. Mohimin e të vërtetës, që është inicizuar edhe nga kamerat, e bëjnë vetëm qyqarët. Por arsya e vërtetë dhe e vetme është se Hysni Mehani në intervistat e tij, Lushtakun e ka kritikuar për korrupcion dhe krim të organizuar si dhe keqpërdorimet me grupet e tij mafioze dhe së fundi me një ndërtimin të kundërligjshëm prej 13 million euro.  

Tani, merreni me mend, se çka kanë bërë këta në kohën kur ishin në pushtet për dy dekada, respektivisht familja e Lushtakëve, djemt e Adem Grabovcit, të Isa Mustafës kanë rrahur polic, janë sjellë si kapadahi, për këta nuk ka vlejtur ligji, kanë qenë të pandëshkueshëm…. Veprimet e këtij soji janë karakteristikë e njerëzve të pagdhendur, analfabet, të pacivilizuar, me mendësi kriminale, me sjellje të gangsterave, të cilët duke keqpërdorë UÇK-ën, kanë krijuar perandori milionëshe, në kurriz të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe popullit të raskapitur i dalë nga lufta. Këta mendojnë se aktet e dhunës tregojnë trimri, mirëpo është e kundërta, këto janë sjellje tipike të gangsterave dhe mafias së rrugës me karakter krimogjen.

Sami Lushaku, gjeneral i vetshpallur, sikurse ata të Afrikës, nuk e ka vendin në institucione shtetërore, sepse aty nuk është strehë e strukturave kriminale të Shtabit të Rognerit, pjesë e cilës është edhe ai. Prandaj drejtësia duhet të merret seriozisht me këtë recidivist i cili dëshiron t’a vendosë ligjin e vet në Skenderaj, dhe jo vetëm, ashtu siç vepronte Radojçiqi në Veri të Kosovës.

Bruksel, 17 Maj 2026                                            Skender Musliu, jurist i diplomua Nacionale Twitterr

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat