Pyesim bashkëqytetarët maqedonas?

Opinione

Pyesim bashkëqytetarët maqedonas?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 2 qershor 2026 Në ora: 08:35
Sulejman Mehazi

Pse malazezët e Gjukanoviqit nuk e duan Serbinë, ndonëse kanë të njëjtën gjuhë dhe traditë me serbët? Për shkak se nuk janë serbë.

Pse ju, që e mbani veten "maqedonas", nuk flisni asnjë fjalë të keqe për serbët? Për shkak se e ndieni veten serbë, por me të folmen tuaj bullgare.

Pse kombet joserbe që kanë jetuar në ish-Jugosllavinë e Titos jo vetëm që nuk i duan, por edhe e urrejnë popullin serb, ndërsa ju jeni të vetmit që i doni serbët? Për shkak se jeni serbë të Milosheviqit.

Pse në ushtrinë e JNA-së së ish-Jugosllavisë ju vinte turp të deklaroheshit si maqedonas, por deklaroheshit si serbë? Në ushtrinë e ish-Jugosllavisë ishit ushtarët më të nënçmuar nga nacionalitetet e tjera që jetonin në këtë federatë.

Pse popujt e tjerë të ish-Federatës Jugosllave, si sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe malazezët, i duan shqiptarët, përveç serbëve dhe jush që na urreni? Për shkak se jeni serbë.

Pse ju, bashkëqytetarë maqedonas, shprehni armiqësi ndaj shqiptarëve njësoj siç shprehin serbët urrejtje dhe armiqësi ndaj shqiptarëve? Për shkak se nuk jeni as maqedonas, as bullgarë, as grekë, por serbë të Milosheviqit dhe Vuçiqit.

Pse ju veproni ndaj BE-së njësoj si Serbia? Për shkak se jeni serbë dhe kurrsesi maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat