Rama para protestuesve, po e pikturon veten lakuriq!

Opinione

Rama para protestuesve, po e pikturon veten lakuriq!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 5 qershor 2026 Në ora: 13:48
Sherif Ramabaja

Çdo fillim ka edhe një mbarim, thotë populli. Nuk është këtu fjala për zanafillën e jetës së njeriut, por për piktorin e rrjeteve sociale në Shqipëri. Ai kryesisht merrej me peizazhet e bukura të Shqipërisë (thuaja se ishin mërit e punës së tij), përmes plasimit të fotografive në rrjetet sociale, dhe më pas i kthehej pikturës.

Në pikturat e tij e paraqiste zakonisht opozitën lakuriq, në mënyrë që mos t’ia rrezikonin postin, në zgjedhjet vijuese.

Qeverisjen nuk e kishte të përzemërt, atë ua linte kryesisht patronazhistëve dhe njerëzve servil të aparatit të tij. Prioritet e kishte politikën e jashtme dhe përkujdesjen ndaj funksionarëve me ndikim në rajon, Evropë dhe SHBA. Këto ishin shtyllat kryesore, që ta ruaj pushtetin autokrat të tij.

Temë të preferuar e kishte edhe Kosovën, pasi ajo ishte në agjendat e BE, për gjetjen e një zgjidhje me Serbinë. Piktori me kënaqësi merrte pjesë dhei bashkohej planit të përbashkët të Thaçit dhe Vuçiqit mbi Kosovën, por pas shkuarjes së Thaçit në Hagë, çështja u komplikua.

 Në krye të qeverisë së Kosovës erdhi Albin Kurti, të cilin si duket Rama nuk e duronte dot. Kurti fuqishëm iu kundërvu planit të Thaçit dhe Vuçiqit, që do të thoshte, ishte në „konflikt” të hapur edhe me Ramën.

Rama nga mos durimi ndaj Kurtit, e mori haptas anën e Vuçiqit dhe Serbisë, duke e rrezikuar edhe çështjen nacionale. Kjo u përgjigjej edhe emisarëve nga EU, Borrellit dhe Lajçakut, të cilët kishin alibi që edhe ata të punonin në favor të Vuçiqit, duke e peshuar pozicionin e Ramës.

 Shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera, jo pa të drejtë, duke u bazuar në qëndrimin e Ramës ndaj Kosovës, e quanin atë tradhtar dhe e krahasonin me Esat Pashën. Kjo gjendje dhe ky mos durim ndaj Ramës, nga shqiptarët jashtë shtetit amë, vazhdon edhe sot e tutje.

Më në fund kjo gjendje ndaj tij (duke u unifikuar qëndrimi shqiptar) po ndryshon edhe në Shqipëri, edhe pse deri më tash ai dukej i paprekshëm në pushtetin e tij autokrat. Pra piktori duke u marr me fotografinë, rrjetet sociale dhe pikturën, aparatin i tij qeverisës e kishte lënë të vepronte pothuaj në mënyrë të pavarur, nën mëshirën e patronazhistëve dhe servilëve të tij, të cilët ishin pothuaj tërësisht të inkriminuar me krimin.

 Kjo shkoi kështu me vite të tëra, derisa në skenë doli Balluku, nënkryetarja e qeverisë.

 Afera Balluku, e cila përfundimisht po e shkund të tërë qeverinë, por si duket ia ka lëkundur themelet edhe vetë piktorit, i cili për ta shpëtuar veten iu kundërvu edhe aksionit të SPAK - ut. Rënia e Ballukut do të thoshte edhe rënia e Ramës, prandaj ai ishte i prerë që të shkonte deri në fund në mbrojtjen e saj.

Hapja e bisedimeve, pa e kushtëzuar Ramën me çështjen Balluku nga EU, ishte një lehtësim për Ramën, por nuk vonoi dhe në skenë doli Zvërneci. Protestat e Berishës dhe kërkesën e SPAK ut, Rama mendonte se do t´i përballonte, po nuk e kishte menduar aspak që Zvërneci do të jetë i pakalueshëm.

 Nga ajo që po shihet, kjo pikë do ta përcaktoi fillimin dhe fundin e Piktorit. Shqiptarëve do t´u mungojnë  fotografitë e piktorit në rrjetet sociale, pikturat, batutat, fyerjet, ofendimet dhe arroganca e tij ndaj gazetarëve, mediave, rivalëve dhe opinionit të gjerë.

 Zvërneci një vend i vogël, por me domethënie të madhe, do ta qet në harresë piktorin, por dëmin që ua ka shkaktuar shqiptarëve, do të mbetet në kujtesën e të gjithëve, sikurse diktatori Enver Hoxha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat