Kosova, nga fillimi i vitit 2025 deri më 7 qershor 2026, ishte pothuajse vazhdimisht në një atmosferë zgjedhore.
Në një kohë të turbulencave globale dhe sfidave të shumta ekonomike e të sigurisë, Kosova nuk ka luksin e krizave të pafundme institucionale. Vendit i nevojiten stabilitet institucional, funksionim i rregullt i organeve shtetërore dhe përgjegjësi politike.
Zgjedhjet dhe rëndësia e tyre në demokraci
Zgjedhjet e shpeshta janë pjesë e demokracisë dhe mund të kontribuojnë në zhvillimin e kulturës demokratike. Sa më shumë që qytetari e ushtron të drejtën e votës në mënyrë të lirë, aq më e fortë bëhët demokracia. Përmes zgjedhjeve, qytetari kupton se edhe bllokadat politike mund të zgjidhen me mjete demokratike dhe me rikthimin të vullneti i sovranit.
Megjithatë, zgjedhjet e shpeshta nuk duhet të shndërrohen në një gjendje të përhershme politike. Ato duhet të shërbejnë si mundësi për reflektim, për korrigjimin e kursit politik, për vlerësimin e punës së deputetëve dhe të qeverisë, si dhe për rritjen e vetëdijes politike të qytetarëve.
Kushtetuta dhe siguria juridike
Çdo veprim që cenon Kushtetutën, institucionet dhe sigurinë juridike e dëmton shtetin dhe qytetarin. Prandaj, partitë politike duhet të veprojnë në përputhje me frymën kushtetuese dhe me interesin publik.
Gjatë fushatës zgjedhore, partitë duhet të jenë transparente në paraqitjen e programeve të tyre, të prioriteteve dhe të vizionit për zhvillimin e vendit. Edhe debatet televizive do të duhej të përqendroheshin në këto tema. Fatkeqësisht, në shumë raste vërehet një fokus i tepruar të çështja se kush e ka pasur fajin për zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kjo mund të këtë rëndësi për analizat politike, por nuk është pyetja kryesore për votuesin gjat fushatës.
Pyetja më e rëndësishme për qytetarët është se çfarë raportesh do të krijojnë partitë politike pas mbylljes së kutive të votimit më 8 qershor 2026. Pikërisht atëherë do të bëhët e qartë se kush është i gatshëm të marrë përgjegjësi për formimin e institucioneve dhe për garantimin e funksionimit normal të shtetit.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani kur vendi funksionon me qeveri dhe presidencë në detyrë.
Kosova ka nevojë për institucione të plota, funksionale dhe të qëndrueshme, jo për vazhdimin e pafund të krizave politike.
Përgjegjësia ndaj shtetit dhe qytetarëve duhet të mbizotërojë mbi interesat e ngushta partiake, jo vendi të mbetët përherë në bllokadë nga mungesa e dialogut në mes partive politike.