Lëvizjës së flamingove

Opinione

Lëvizjës së flamingove

Nga: Ilir Levonja Më: 7 qershor 2026 Në ora: 07:00
Ilir Levonja

E para dhe e fundit atyre pak kërkesave i shtoni dhe një tjetër, me theks të prerë karshi drejtësisë, - T'i ndalohet Edi Ramës lëvizja jashtë vendit.

Ka filluar një epokë e madhe sociale aq sa edhe fëmijët e dëshirojnë me shpirt, duket në pankartat e tyre pasi e perditshmja u është bërë mizerabël nga që ekranet, podcastet, muret e fejsbukut, instagranmet, tik-toku, gjithfarësoj që ka jeta sociale e njeriut të këtij shekulli, u është bërë vetëm imazhi i gogolit Rama dhe rrudhat e plakut Berisha.

Kësisoj nuk janë të rastësishme temat e debateve të shkrëdhyera nëpër studiot televizive, podcasteve, muret e fejsbukut, instagramet, iik-tokut etj., temat e intervenimit të shovinizmit grek, forcave të errta serbo-ruse, sorosiane, apo frikës së mentalitetit në kohën e shkërdhatës Enver Hoxha se, kush do na qeverisi ne kur të vdesi xhaxhi Enveri?

Ca bajatizma shqiptare të tjera, mbi faktin se çfarë është kjo lëvizje që nuk pranon as partitë e mëdha opozitare si PD apo partiçkat e tjera dhe lëvizjet e tyre.

Kjo është thjesht lëvizja e Flamingove e cila nuk pranon Edi Ramën por jo socialistët e ndershëm, nuk pranon Sali Berishën por jo demokratët dhe kështu me radhë.

Nuk ka rëndësi më se si e qysh duhet të veproj Edi Rama apo Saliu, janë kapituj të mbyllur, të ezauruar dhe produktet e tyre janë ca masha që nuk kanë lidhje me realitetin, por lidhje të nëndheshme me faktorin mes vetit për të çuar Shqipërinë aty ku është sot, një katastrofë, një akropol, një mizerje plehrash që çlirojne 24 orë në ditë karbonin mbytës të sojit.

Mos dëgjoni qaramanët se ata nuk kanë lider, nuk dinë të qeverisin, nuk dinë të bëjnë këtë apo atë..., të jeni të bindur se dini, madje jo njëqind por njëmijë herë më mirë se kasta teatrale e kësaj katrahure shqiptare që sot është në faqet e para të shtypit botëror.

Një i parruara, mish me syza të kuqe, gogol podacastesh aq sa grindet studiove të CNN sikur një kapo karteli droge me vartësist e tij. Vetëm kjo kastë politike u mohoi shqiptarëve përtëritjen për të qënë paralel me vendet më të zhvilluara rreth vetes, u mohoi faktin të jenë Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Zvicër, duke u bërë sa më shumë Kremlin apo Azerbajxhan a Bjellorusi, por mbi të gjitha pështyu mbi nënat e bukura shqiptare, aq sa sot plot njerëz kanë përshpypjen se nënat tona janë shterpë, nuk ka lindur kush nga ato një të dytë, ndaj si Enveri, Saliu apo Rama janë të pazëvendësueshëm.

Ndërkohë vajzat dhe djemtë tanë janë sot eurodeputetë, drejtojnë korporata, rrjete bankare me potencial të madh botëror, aq sa të shpifet kur për 28 vjet me radhe sheh në ekran, podacast, fejsbuk etj., surratin e Ramës, për 35 vjet atë të Saliut apo ndonjë vemje si Taulant Muti, sikur nënat, motrat, apo vajzat tona të jenë shterpa klasike.

Mos i lejoni më dhe zbythini fuqishëm se ai vend i bekuar është shkërdhyer këmbë e kokë bash nga këta legena, që nuk kanë lënë këmbë analfabeti a rrugaci, gjoja rrepera, por janë surreter të drogës, me kapital idiotësh që nesër mund t'i gjeni në karriket e Kuvendit të shqiptarëve.

Kjo është bota e tyre, ndaj asnjë kompromis me ata, asnjë. Eshtë koha e artë ta thoni fuqishëm, lamturinë kapedanë të shkatërrimit. Shqipëria duhet jetë pronë e institucioneve, e votës, referendumeve, kushtetutës, jo e kultit të individit. Zoti ju bekoftë ju dhe Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat