Dita e nesërme ende larg

Opinione

Dita e nesërme ende larg

Nga: Kalosh Çeliku Më: 15 qershor 2026 Në ora: 09:39
Kalosh Çeliku

Moti ua kam thёnё si lexuesё besnik përmes shkrimeve tё mia publicistike dhe libra, se: Unё, shoh edhe pёrtej Dritares nё Lёmё! Jo, vetёm brenda katёr mureve. Matanё, dhomёs time me libra Ditёn e Nesёrme. Padyshim, mbi nivelin e parashikimeve teknefese tё partiaznёve e partive politike shqiptare me brekёt arnё pёrmbi arnё nёpёr kёmbё.

Dhe, Sot: mezi erdhi Dita t’ua pёrplas publikisht nё mjetet e informacionit, edhe nё Tre sy, qё gjatё njё seance nё Kuvendin e Maqedonisё Veriut, “Tatkoto” (Babёn), siç e tha publikisht para kamerave televizive dhe deputetёve tё pranishёm nё Kuvend Xhaxhi kuqezi Sali Ramadani – Kёrçova. Edhe, e shpalosi nё foltore para tё pranishmёve flamurin shqiptar kuqezi: Mos u trembёni se, nuk ju hanё! Nёse, nuk ju pёlqen bashkёjetesa me shqiptarёt, lirisht shkoni nё Bullgari! Ose, si “vёllezёr” Neokomunistё nё Serbi!   

Ngjarje historike, qё e dёshmoi me argumente publike: ku jeni Sot si Parti Politike Shqiptare me pushtet e nё opozitё me “politikёn madhore”, dhe “fitoret” e juaja paszgjedhore lokale dhe parlamentare nё Ditёn e Sotme?! Kёmbekrye, keni pёrfunduar “haleve” (nevojtoreve) politike tё “Bit-Pazarit” nё Shkupin Historik. Sokaqeve, partive politike pas shtёpie nё gjiriz.

Nuk kam kohё mё tё merrem me shkrime publicistike parashikuese me ju si kalorës tё arrastisur dhe dalldisur me vite pas posteve partiake dhe pasurisё livadheve e hamllave tё partive politike, pёrtej Ditёs Nesёrme. Fatkeqёsisht, ende Larg me këto kalorёs tё arratisur dhe dalldisur pas Partive Politike Shqiptare, posteve partiake dhe pasurisё. Shkaku, se”: ёshtё humbje kohe. Punё mё e mençur, do tё ishte tё merrem me poezi “erotike”.

Dita e Nesёrme, ende ёshtё Larg...

Image
Sali Ramadani – Kërçova (1939 - 2018)
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat