Nderi nuk blihet me para dhe nuk ta fal askush!

Opinione

Nderi nuk blihet me para dhe nuk ta fal askush!

Nga: Sabahate Byci Më: 2 shtator 2026 Në ora: 08:36
Sabahate Byci

Nderin ia fal (dhe ia humb) njeriu vetvetes!

Kjo është absolutisht e vërtetë.

Andaj, virtytet, përkatësisht nderi, trimëria, kompetenca, si dhe burrëria, njëkohësisht respekti dhe integriteti, s’mund të blihen me asnjë valutë të kësaj bote, sepse të njëjtat janë vlera aq të pastra, saqë vetëm përmes sjelljeve dhe veprimeve të sinqerta e korrekte mund të fitohen.

Me këtë rast, ekskluzivisht vlen të theksohet se nderi i vërtetë bazamentin e ka në shtyllat e tij, si:

Integriteti i brendshëm – i cili lind kur veprimet dhe vlerat përputhen,

Pavarësia – me ç’rast pasuria materiale nuk mund ta zëvendësojë karakterin e vërtetë, dhe

Respekti për veten – mënyrë me të cilën njeriu bëhet gjykatës eminent i nderit të vet, gjithmonë duke mos harruar se çdo status mund të blihet, e respekti jo!

Duke u nisur nga fakti, gjegjësisht nga situata aktuale sa i përket zhvillimeve politike të vendlindjes sime, të shtetit tonë, Kosovës-Dardanisë, dhe lidershipit të tij, përkatësisht partisë fituese të zgjedhjeve të fundit, LVV-së, si dhe partisë amë të (ish-kolegut tim) të madhit Ibrahim Rugova, falë Zotit të Madh, kësaj radhe pasuesve të të ndjerit Presidentit Rugova – gjithmonë u prehtë në paqe në Parajsë – në fund iu ra ndërmend se asgjë nuk ka vlerë më shumë se vendlindja, duke treguar angazhimin e përbashkët me efektivitet në kontekstin e neutralitetit të sistemit demokratik dhe të përparimit të shtetformimit të Dardanisë sonë 🦅, si dhe pikën e nderit që vetë LDK-ja ia bëri dhuratë vetes, duke ia hapur rrugën besimit të votuesve të saj!

Gjithashtu, assesi nuk duhet anashkaluar sjellja e lidershipit, në krye me z. Albin Kurti, deri më dje, më 31.08.2026, e hënë (dhe jo vetëm), kur u arrit marrëveshja LVV + LDK për „të zotin e shtëpisë“ së vendlindjes sonë. Sjellje që ishte glamoroze, që do të thotë joshëse, par excellence, inteligjente, e matur, si dhe objektive, gjithnjë në favor të qetësisë para „shtrëngatës“, si një shofer treni me „lokomotivën“ shtetërore të Kosovës sonë, pavarësisht lëvizjes së pakontrolluar të „vagonëve“ prapa tij, me sjelljet arrogante, vagabonde, endacake, të papërqendruara dhe pa destinacione të fiksuara të opozitarëve (natyrisht, jo të gjithëve!), ia arriti qëllimit të fitores shtetërore 🙏.

Një rezyme si reflektim i edukimit të demokracisë botërisht:

Lidershipin e përgjegjshëm politik e karakterizon paanshmëria dhe drejtësia në të gjitha proceset dhe zhvillimet demokratike, megjithëse i njëjti, pra lidershipi, nuk duhet të jetë kurrë neutral në themelet e demokracisë!

Urimet e mia të përzemërta për Prof. Dr. Zotëri Bekim Sejdiu dhe postin e Presidentit të shtetit tonë, Kosovë-Dardani 🦅

Poshtë hajnat dhe tradhtarët 👎

Zoti gjithmonë e bekoftë vendlindjen time, shtetin tonë, Kosovë-Dardaninë 🦅

P.S.

Më në fund, pas shumë vuajtjeve, Republika e jonë e Dardanisë e gjeti bekimin e saj të Zotit 🙏

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat