Individët që gjykohen në Gjykatën e Hagës janë personalitete të rëndësishme në veprimtarinë politike apo dhe historike të Kosovës, por që nuk penalizojnë direkt organizatën ushtarake të UÇK-së.
UÇK-ja nuk ishte vetëm e tyre, dhe në të cilën ishin jo vetëm ata veprimtar e luftëtar, ishte më shumë gjithë popullore.
Disa shtete nuk e zgjedhin dot dilemën e drejtësisë. Për përudha të gjata kohe, sepse në vend të zhvillimit të përshpejtuar ngecin në procese duke u orvatur për të gjetur prioritet të tjera duke anashkaluar drejtësinë. Kjo gjendje dobësie na gjeti edhe neve shqiptarëve në Kosovë, pas krijimit të shtetit organizativ e institucional, në vend se të krijojmë institucione të përgjegjshme, ne kemi bërë disa institucione sipërfaqësore, duke u vet ngushëlluar se duhen kohë të tjera për tu fuqizuar dhe ato. Ç ‘është e vërteta këto institucione u përzgjodhën më shumë për ti shërbyer elitave politike se sa drejtësisë në vend, u përzgjodhën njerëz të afërte me politikanët në pushtet, në mënyrë që të shpëtonin më lehtë nga padrejtësitë, u përzgjodhën institucione të varëshme nga politika e pushtetit. Përzgjodhën drejtësi të varëshme nga politika dhe jo nga ligjvënësja e pavarur e drejtësisë. Po të kishim drejtësi të pavarur nuk do të kishim nevojë për asistime nga drejtësia ndërkombëtare. Të gjithë jemi koshient se si pushteti nuk ishte i interesuar që të ketë legjitimitet vertikal e horizontal. Shteti i krijuar me mund filloj të shkërmoqët, të zhvatet dhe jeta e politikanëve u kthye në zbavitje ëndrrash, nga miqtë e tyre dhe sahanlëpirësit e dresuar. Detyrat shtetërore dhe përgjegjësive institucioneve të shtetit i’u përcaktuan individëve qe s’kishin njohuri për detyrat e marruar. Përgjegjësit institucionale u lanë në duar të kapadaive të luftës, krerëve të klaneve, figurave fetare dhe individëve dhe organizatave qe u përgjigjen me besnikëri politikave udhëheqëse të shtetit. Siç mund të kuptojmë nga kjo gjendje, këto janë defektet e shtetit dhe sot ndodhemi në atë gjendje ku nuk e ndihmojmë dot shtetin, nëse qëpari shtetit si kemi dhënë drejtësinë.
Më shumë se 4-shja dhe të tjerëve të akuzuarit më pas, na duhet drejtësia. Shkelësit e drejtësisë nga do ku janë duhet të dënohen për të bëmat e tyre nëse për to ka konstatime serioze se janë të pa ligjshme. Pra gjithnjë, nëse për to aludime e akuza ka prova dhe fakte të mbledhura, qe duhen shpërfaqur, në mënyrë qe të mos ketë kurrsesi arbitër politik që të dënohet e të lëndohet drejtësia.
Drejtësia për shtetin është më e rëndësishme dhe më kyçe, sesa individi, i cili mund të jetë ose dhe është interesuar ta sjellë atë si drejtësi e mohuar nga të tjerët, por edhe drejtësia jonë nuk mund të ndërtohet në premisat e flagrancës momentale të individit, apo në llogaritë e tij të cilat nga prizmi aktual i tij koherent, sot konsiderohen të gabuara dhe të dëmshme për drejtësinë.
Pra, drejtësia duhet të vendoset paraprakisht, ashtu siç është paracaktuar dhe jo sipas tekave se si duhet të jetë ajo në konceptin tonë të përcaktimeve e dëshirave tona. E rëndësishme është gjithashtu të ndodh koincidenti i drejtësisë universale, ai të vendoset, para se të krijohet të gjitha mundësitë e domosdoshme në vendin tonë, për atë drejtësinë tonë të mohuar nga të tjerët.
Drejtësia jonë, sipas logjikës individuale të kapedanëve dhe dëshirave politike nuk mund të jetë garantues i forcimit të shtetit, për këtë BE-ja, qëllimisht vë në sprovë Kosovën, për të parë vërtetë seriozitetin e shtetit dhe qëndrimin e shtetarëve të përgjegjshëm ndaj shtetit dhe qytetarëve të vet...
Shteti i fortë qeveriset mbi të drejtën e tij për të ofruar domosdoshmërish sigurimin e shërbimeve, përfshi sigurinë, ligjin dhe rendin, drejtësinë dhe një varg masash të ndryshme për mirëqenieje. E gjitha kjo duhet të argumentohet me aktin e drejtësisë, më aktin më themelor të shtetit.
Konstatimit përfundimtar për drejtësi në Kosovë, çoftë edhe me asistimin e ndërkombëtareve në tribunalin e Hagës, tani duhet ti japim shansin e tij, të tregojmë se drejtësia mbi të gjitha është më e domosdoshmja edhe tani.
Dënimet e fundit në gjykatën e Hagës vërtet nuk prekën fare shtetësinë e vendit dhe as qe kishte tendenca të tilla, para se të krijohej kjo gjykatë speciale nën juridiksionin e Kosovës. Serbia gjithsesi e donte këtë, e donte që të më pastaj të ketë interferime në të drejtën e shtetësisë së Kosovës, madje edhe e ka bërë të tërën, duke u orvatur për ta kontaminuar procesin.
Por, për kundër krejt kësaj nga ne nga Kosova kishte dhe duhej të kishte seriozitetin shtetëror, ndaj nuk duhet të dobësohemi emocionalishtë, e as politikisht dhe ta mbajmë në konsideratë gatishmërinë për drejtësi. Tani edhe kur kemi verdiktin e fakteve të gjykatës, duhet të tregohemi seriozisht të pranojmë dhe të vazhdojmë me obligimet që kemi para vetës për drejtësinë, sepse drejtësia nuk ka alternativë.
Këto dënime nuk ishin të dedikuar për organizatën ushtarake, përkatësisht UÇK-në, pavarësisht se kush nga këta të akuzuar ishte të përfshirë në të. Duhet pasur dallim faktik mes organizatës ushtarake dhe individëve ushtarak brenda saj. Askush nuk është marrë me organizatën UÇK, në gjykatën speciale por me disa individ brenda saj, çofshin të rëndësishëm a jo, që nga ta dyshohet se janë kryer krime gjatë periudhës së luftës. Kjo kërkesë që nuk erdhi nga ne nga drejtësia jonë, erdhi e vonuar nga ndërkombëtare, dhe u bë obligim institucional e shtetëror. Megjithëse, akuzat për krime të ndodhura gjatë luftës, u shpërfaqën në ambientin tonë, nuk morën vëmendjen e drejtësisë sonë, të institucionit të saj sepse konsiderohej se ishte joekuvalente për kohen, por në fakt, përtej kësaj ishte kapur nga vet akteret politik që dukshëm ishin të përfshirë direkt në këto akuza. S’ kishte se si të ndodhte ndryshe, pos të heshtej, deri në një kohë tjetër, deri tek një kërkesë ndërkombëtare dhe kur erdhi si obligim ndërkombëtar, e bëmë se ç’ ke më të, madje u bë nga vet akteret politik që ishin të akuzuar për këtë Tribunal. Tash kur kemi verdiktin e parë, të mos vonohemi të pranojmë atë si një verdikt drejtësie, paçka se nuk pajtohen me decidivin - miqtë e ish të akuzuarve dhe të gjithë sahanlëpirësit e dresuar të atyre pushtetarëve.
Një drejtësi e pavarur dhe përgjegjshme e jona, e shtetit të Kosovës duhet të ishe obligative përballë çdo kërkese të mundshme për krime lufte sepse është obligim i çdo drejtësie madje edhe ndërkombëtar. Kërkesat për drejtësi është detyrë e drejtësisë dhe e institucioneve të shtetit, dhe për çfarëdo kërkese të mundshme për krimet e luftës, gjatë periudhave të caktuar të luftës duhet të hetohen të gjitha mundësit e krimit, sepse është e pafalshme të mos dënohen krimet. Krimet ndodhin gjithë andej luftërave në botë dhe as edhe ne nuk mund të kishim një imunitet prej tyre nga mundësia e krimeve të ndodhura.
Individët që gjykohen në Gjykatën e Hagës janë personalitete të rëndësishme në veprimtarinë politike apo dhe historike të Kosovës, por që nuk penalizojnë direkt organizatën ushtarake të UÇK-së.
UÇK-ja nuk ishte vetëm e tyre, dhe në të cilën ishin jo vetëm ata veprimtar e luftëtar, ishte më shumë gjithë popullore.
4-tershja dhe jo vetëm ata ishin elita e vogël e organizmit të UÇK-së, si organizatë ushtarake, por gjithsesi duhet të pranojmë faktin se UÇK-ja mbetet jashtë konditave politike për t’u gjykuar e dënuar qëllimi i pastër i saj, në luftën për çlirim nga okupatori serb.