Baci Jakup, të takova disa herë…

Opinione

Baci Jakup, të takova disa herë…

Nga: Nijazi Halili Më: 25 shtator 2026 Në ora: 19:49
Nijazi Halili

Nga një takim njerëzor te dhimbja e Hagës

Baci Jakup,

Të takova disa herë. Të takova si njeri, si bashkëbisedues, në ditë kur fjalët kishin tjetër peshë dhe kur historia jonë ende kërkonte përgjigje.

Sot, pas verdiktit të Hagës, ato takime më rikthehen në kujtesë me një ndjenjë të rëndë.

Më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës të dënoi me 25 vjet burgim për veprat penale të luftës për të cilat të shpalli fajtor.

Një shifër e madhe: 25 vjet.

Por pas kësaj shifre unë shoh një njeri.

Shikoj Baci Jakupin që kam takuar disa herë. Shikoj një familje që sot përballet me një dhimbje të madhe.  Prandaj, si njeri, pyes veten, si të mos më dhembë zemra?

Nuk dua të bëhem gjykatës.për  këtë flet  ligji, provat dhe institucionet e drejtësisë. Vendimi i shkallës së parë është pjesë e një procesi gjyqësor që mund të vazhdojë përmes mjeteve juridike.

Unë dua të flas vetëm për kujtimin.

Baci Jakup, të takova disa herë… dhe sot ato takime më duken më të çmuara se kurrë.

Ndoshta historia do të shkruajë shumë faqe për këtë kohë. Gjykatat do të japin vendimet e tyre. Juristët do të analizojnë provat dhe argumentet.

Por ne, njerëzit, kemi edhe kujtesën.

Dhe kujtesa nuk është vetëm dokument. Është fytyrë, zë, dorë e shtrënguar, një bisedë, një moment që mbetet në shpirt.

Sot më vjen të qaj, jo nga urrejtja, jo nga hakmarrja, 

por  nga dhimbja.

Baci Jakup, të takova disa herë…

Sot nuk kam shumë fjalë., kam vetëm një kujtim dhe një lutje, le të flasë drejtësia, le të respektohet ligji dhe le të mbetet dinjiteti njerëzor mbi çdo dhimbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat