Autokratët e veshun me gunën e demokratit kanë emër dhe mbiemër!

Opinione

Autokratët e veshun me gunën e demokratit kanë emër dhe mbiemër!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 18 tetor 2026 Në ora: 17:06
Hamdi Rafuna

Fitorja e një grupi politik në vazhdimësi mbrenda një shteti , m’varet kryesisht nga arsyeja pse të njëjtit fitojnë gjatë gjithë kohës.!

Në shkencat politike, bëhet një dallim me dy kahje të kundërta, por midis vendeve ku një parti politike fiton përmes zgjedhjeve të lira dhe vendeve ku partia fiton me një sistem zgjedhor të manipuluar.

Atëhere kur zgjedhjet janë të lira, të drejta dhe transparente, ndërsa opozita ka mundësi reale dhe të barabarta për të bërë fushatë zgjedhore, vendi mund të përkufizohet si një demokraci funksionale. Pra, një parti politike është e lidhur ngushtë me vullnetin e lirë të shumicës së votuesve për të drejtua shtetin!

Shembulli për Afrikën e Jugut, dhe ANC e cila ka fituar çdo zgjedhje që nga viti 1994, por me një rënje në këto kohët e fundit!

Japonia është qeverisur nga LDP, që nga viti 1955!

Në Norvegji (Partia Laburiste) ka qeverisur me vendin që nga viti 1935 deri në 1965, por si gjithënjë me një shtyp të lirë, gjykata të pavarura dhe pa asnjë persekutim të kundërshtarëve politikë. Pra, këtu kemi të bëjmë me një demokraci të vërtetë!

Në të kundërtën, nëse e njëjta parti politike i fiton zgjedhjet, përderisa kontrollon mediumet, ngacmon opozitën, ndryshon ligjet zgjedhore për llogarinë e vet ose manipulon votimet, këtij vendi nuk i vjen era demokraci! Në këtë rast kemi të bëjmë me një regjim hibrid, një demokraci joliberale ose regjim autoritar. Prandaj, të gjitha ato shtete të cilat në emër të demokracisë kultivojnë autokracinë, janë kundërshtarët më kancerogjen të demokracisë!

Edhe pse në këto vende, “kinse” mbahen zgjedhje demokratike, kuadri dominues politik në këto shtete e bën praktikisht të pamundurën e opozitës që të fitojë.

Me metodat ndihmëse antidemokratike bëhet çdo censurë e mundëshme, burgosen figurat e opozitës, por keqpërdoren edhe fondet shtetërore dhe kapitali për të përfituar partia në pushtet.

Sot, nuk është demokraci kush i fiton zgjedhjet, por si fiton ato!

Autokratët e këtij shekulli mbajnë të veshur gunën e demokratit të “përkryer”, sepse vetëm kështu arrijnë të mbajnë në grusht frytet e veprimeve antidemokratike!

Të pa fytyrët, akuzojnë demokracinë për lajme të rreme, përhapin informacione të pasakta për të gjithë ata që i kundërshtojnë, sepse e ndjejnë dobësimin e besimit në shoqëri dhe shtet!

Tani janë në përdorim edhe teknologjitë e përparuara të IA për të krijuar imazhe, video ose regjistrime të rreme ndaj demokracisë me

hakime dhe sulme dixhitale për të depërtuar edhe në sistemet zgjedhore!

Manipulimi me zonat zgjedhore, dhe ndryshimi i qëllimshëm i kufijve të zonave zgjedhore bëhen për të favorizuar një parti të caktuar, por nuk mungojnë edhe përpjekjet për të kundërshtuar gjykatat e pavarura dhe mediumet të cilat e mbrojnë lirinë e mendimit dhe demokracinë!

Kjo erë e rëndë të nxenë frymën edhe në distancë, edhe pse ndjehesh i lirë dhe sovran në shtëpinë tënde, përderisa pushtetet e ashtuqujtura demokratike kanë filluar të lakmojnë autokratët e Rusisë dhe Serbisë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat