A po zbehet Shqipëria?

Opinione

A po zbehet Shqipëria?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 19 tetor 2026 Në ora: 11:42
Sulejman Mehazi

Gjuha, kultura dhe trualli i një kombi formojnë palcën e identitetit të tij, por sot Shqipëria po përballet me një pyetje ekzistenciale që rëndon mbi vetëdijen e çdo qytetari: A po zbehet Shqipëria? Kjo dilemë nuk buron nga ndonjë kërcënim i jashtëm ushtarak, por nga një erozion i brendshëm shpirtëror, demografik dhe moral. Kur vështron rrugët e boshatisura nga rinia, institucionet e infektuara nga korrupsioni, prostitucioni dhe një hapësirë publike të mbytur me pamje të shëmtuara mediatike, kupton se zbehja nuk është një metaforë letrare, por një realitet plagësh të hapura.

Arsyeja e parë dhe më ulëritëse e kësaj zbehjeje është eksodi masiv i rinisë dhe i trurit të kombit. Shqipëria po zbehet fizikisht sepse po mbetet pa ngjyrat e saj më të gjalla: pa studentët, pa mjekët, pa punëtorët dhe pa intelektualët që po e kërkojnë të ardhmen rrugëve të Gjermanisë apo Evropës. Kur një shtet kthehet në një vend tranzit ku të rinjtë mendojnë vetëm për paketimin e valixheve, ai shtet humb energjinë e tij jetike. Kullat e larta prej betoni dhe fasadat me ngjyra të ndezura nëpër qytete nuk mund ta fshehin dot zbehjen demografike; një vend pa rini është si një shtëpi pa fëmijë, e dënuar me harresë dhe plakje të parakohshme.

Së dyti, Shqipëria po zbehet nga përmbysja e frikshme e vlerave morale dhe institucionale. Sot, skena jonë politike dhe shoqërore shpesh menaxhohet nga klanet e udbashëve, cionistëve, nga kurvarët e moralit publik, të cilët e shohin shtetin si plaçkë lufte. Në këtë mjedis të deformuar, studentët protestues mënjanohen dhe quhen "të huaj" ndërsa i ligu, spiuni dhe i korruptuari Edi Ramë Adidaska ngrihet në piedestal. Sa herë që institucionet kapen në gabime strategjike, si "fikja e radarëve të sigurisë kombëtare" apo vjedhjet buxhetore, tregu mediatik aktivizon menjëherë  skandalet rozë të showbiz-it për të zhvendosur vëmendjen. Ky manipulim i vetëdijes publike e zbeh aftësinë e shoqërisë për të reaguar dhe për të kërkuar llogari.

Ekziston edhe një zbehje kulturore dhe identitare përballë globalizmit të shfrenuar. Gjuha shqipe, e cila duhet të jetë djepi i mendimit të pastër dhe autonomisë intelektuale, po mbytet nga huazimet e huaja dhe po neglizhohet në tekstet tona shkollore. Kur prindërit dhe institucionet shtetërore nuk kujdesen për të ruajtur pastërtinë e gjuhës, të terminologjisë filozofike e fetare, dhe të trashëgimisë sonë shpirtërore, kombi fillon e humb autenticitetin e tij. Ne po bëhemi kopje të zbehta të kulturave të tjera.

Jo nuk zbehet Shqipëria me këta studentë revolucionarë që shprehin një zgjim emergjent të vetëdijes kombëtare. Shqipëria nuk do të zbehet për sa kohë që do të ketë rini që guxojnë të thonë të vërtetën, që mbrojnë të drejtat e studentëve dhe që luftojnë për barazi e drejtësi të plotë. Rrofshin studentët dhe rinia që i japin nur, shkëlqin e dritë Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat