Edi, marre! Gazove!

Opinione

Edi, marre! Gazove!

Nga: Lis Bukuroca Më: 19 tetor 2026 Në ora: 20:29
Lis Bukuroca

Edi Rama tha përafërsisht këtë:
Këtu kanë ndërhyrë shërbimet e huaja sekrete, nga Rusia dhe Irani.

Nëse kjo është e vërtetë, por ti nuk paraqet asnjë provë, atëherë infrastrukturën e tyre e paska krijuar Vlora Hyseni, të cilën e falënderove për punën e mirë!

Ata që protestojnë qenkan njerëz të pashkolluar, thua Edi. Nëse edhe kjo është e vërtetë, pa përmendur asnjë shembull,
atëherë ajo protestë qenka një lëvizje iluministe, shembullore, sepse ata po kërkojnë arsim më të mirë, kushte më të mira dhe shtet ligjor!.

Protestuesit nuk janë kundër Shqipërisë,
siç thua ti, por vetëm kundër teje.
Vetëm kundër teje Edi!

Ata nuk të duan më.
As shumë prej atyre që të kanë votuar.

Nuk shprehe asnjë keqardhje apo qortim për dhunën e tepruar të policisë.

Duke i shpërblyer policët për terrorin shtetëror me nga 2.500 euro, ti po e përgatit luftën qytetare!

Ligjërimi yt nuk ndryshon nga ai i Enver Hoxhës dhe Sali Berishës.

Ti i shpall studentët armiq, sepse kërkojnë dorëheqjen tënde.

Diktatorët i shpallin kundërshtarët armiq për të legjitimuar pushkatimin e tyre.
Ti për pushtet edhe vret, Edi.

Ti thua se në zyrë nuk punon, por se aty ke një mision. Populli të ka zgjedhur për të punuar drejt dhe mirë, jo për misione mesianike.

Ti e ke privatizuar dhe personalizuar zyrën e shtetit. Ajo i ngjan një dhome adoleshenti, me lodra e kosh basketbolli, dhe është vetëm zyra jote. Ajo nuk përfaqëson Shqipërinë. 
Ajo nuk përfaqëson Shqipërinë

Ajo zyrë është imazhi yt: i një çuni në pubertet.

Edi, po gabon shumë dhe po të bëhesh edhe më i lig se Berisha.

Sepse ai që beson në misione, jo në vepra e në punë, meriton trajtim psikiatrik.
Nëse protestuesve u duhet psikologu, siç the ti, ty të duhet psikiatri!

Por, natyrisht, këtë nuk e kupton, sepse i sëmuri psikik, nëse e kupton sëmundjen e vet, nuk është i sëmurë. Apo gjendet në shërim e sipër.

Edi, ishe shpresë e madhe në fillim, u bëre zhgënjimi i madh për shtetin dhe shqiptarët brenda e jashtë!
Për shqiptarët brenda dhe jashtë!

Edi, ti dhe Berisha e doni vetëm vetveten, jo Shqipërinë.

Por as këtë nuk e kuptoni.

P.S. Edi, kur ti në çdo fjalim përdor dhunë verbale, dhuna në shoqëri bëhet normale!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat