Tito për të dëmtuar shqiptarët dhe bullgarët krijoi shtetin pa taban kombëtar Maqedoninë

Opinione

Tito për të dëmtuar shqiptarët dhe bullgarët krijoi shtetin pa taban kombëtar Maqedoninë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 30 tetor 2026 Në ora: 19:41
Sulejman Mehazi

Që në ish- Jugosllavi R e Maqedonisë sipas kushtetutës federale, po dhe shtetërore nuk ka qenë vetëm e maqedonasve, por edhe e shqiptarëve dhe turqëve, që të jemi më decid, derisa Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi ishin shtete nacionale, kurse dy shtete Bosna- Hercegovina dhe Maqedonia ishin ndërtuar  nga popujt që jetonin brenda këtyre shteteve.

Bosna- Hercegovina ishte ndërtuar nga boshnjakët myslimanë, serbët ordodosë dhe kroatët katolikë, gjersa republika e Maqedonisë ishte ndërtuar nga serbo - maqedonasit ortodoksë,  shqiptarët myslimanë - ortodosë dhe turqve myslimanë.

Pra, nëse pavarësia e Bosnjë- Hercegovinës u krijua sipas kushtetutës nga tre popujt boshnjak, serb dhe kroat kështu dhe Maqedonia është dashur të pavarësohet brenda kushtetutës së saj me popujt që jetojnë në këtë shtet: maqedonas, shqiptarë, turqë, sebë, bullgarë, romë, boshnjak etj. Kurrsesi ndryshe për shkak se Maqedonia e Veriut sa është e maqedonasve aq është bile më shumë edhe e shqiptarëve autoktonë.

Bile dhe emri i këtij shteti nuk është nacional sikurse i Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, por gjeografik, Republika e Maqedonisë së Veriore, asnjëherë nuk kemi dëgjuar e parë që emri gjeografik i një shteti të bëhet nacional p.sh. kombi maqedonas të mbajë veten si superiore brenda një shteti jo me emër nacional, por gjeografik, R e Maqedonisë Veriore.

Më shumë është komike sesa tragjike për maqedonasit që R e Maqedonisë Veriore të jetë e tyre pasi është e të gjithëve shqiptarëve autoktonë, turqve të mbetur nga Perandoria Otomane, dhe serbëve të ardhur nga Serbia që krijuan Serpska Banovinën, mos të bisedojmë dhe për bullgarët brenda maqedonisë.

Tito Maqedoninë e ka bërë shtet nga tre  popujt  para Luftës së Dytë Botërore që jetonin në këtë territor, nga dy Vilajetet shqiptarei Kosovës dhe Manastirit -Bitollës nga Serpska Banovina dhe në lindje nga bullgarët. Tito i Jugosllavisë për të dëmtuar shqiptarët dhe bullgarët krijon shtetin pa taban kombëtar Maqedoninë. Anën perëndimin me shqiptarë dhe anën lindore me popullësi bullgare i bashkon në një Republikë e quajtur Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat