Rrënjët e thella shpirtërore flasin se shqiptarët janë autoktonë në RMV

Opinione

Rrënjët e thella shpirtërore flasin se shqiptarët janë autoktonë në RMV

Nga: Sulejman Mehazi Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 08:22
Sulejman Mehazi

Është interesante se, sa herë që kaloj kufirin e RMV-së, shpirtërisht më duket vetja si i huaj: i huaj në Serbi, i huaj në Greqi, i huaj në Kosovë, i huaj në Shqipëri. Sapo kalojmë kufijtë e shteteve përreth dhe hyjmë në RMV-në time, shpirti më entuziazmohet, freskohet dhe lumturohet për rrënjët e mia të thella të autoktonisë së frymës dhe shpirtit shqiptar. Nga thellësia e shpirtit më vjen një jehonë e largët shumëshekullore e autoktonisë së gjakut, shpirtit dhe gjuhës sime parahistorike arbërore-shqiptare.

Përkundër kësaj, popujt joshqiptarë, të cilët sapo kalojnë kufirin e RMV-së dhe hyjnë në Serbi, entuziazmohen sepse kanë hyrë në vendlindjen e tyre, në shpirtin e tyre ortodoks gjenocidal sllav, që vjen nga Rusia e largët.

Sapo kalojnë kufirin e RMV-së dhe hyjnë në Bullgari, entuziazmohen sepse kanë hyrë në vendlindjen e tyre, në shpirtin dhe gjuhën e tyre bullgare.

Vetëm shqiptarët entuziazmohen dhe e duan RMV-në për shkak të rrënjëve të lashta dhe të thella autoktone shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat