Në kushtetutën e re të RMV-së gjuhë zyrtare duhet të jetë gjuha verimaqedonase, jo maqedonase

Opinione

Në kushtetutën e re të RMV-së gjuhë zyrtare duhet të jetë gjuha verimaqedonase, jo maqedonase

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 19:21
Sulejman Mehazi

Qeveria e RMV-së përveç futjes së bullgarëve në kushtetutën e saj duhet të bëjë edhe disa korrigjime kushtetuese për t'u baraspeshuara me emrin e shtetit të saj  RMV:

- Nëse shqiptarët janë 20 %, në kushtetutën e RMV-së atëherë duhet të futen edhe % e maqedonasve, bullgarëve  serbëve, turqëve, romëve, grekëve, se RMV-ja është shtet i përqindjeve (%) të qytetarëve maqedonas, shqiptarë, bullgarë, serbë, turqë, romë, grekë. Nëse shqiptarët janë 20% atëherë edhe tatimet ose kontributet shtetërore duhet t'i paguajnë 20%, nëse verimaqedonasit janë mbi 50%, atëherë mbi 50% të detyrimeve shtetërore duhet t'i paguajnë maqedonasit, sa përqindja të pakicave ka aq dhe tatimet të paguhen.

- Me ndryshimin e emrit nga R. e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore detyrimisht, urgjentisht e juridikisht  duhet të ndryshojë edhe gjuha zyrtare e këtij shteti nga gjuha maqedonase në kushtetutë duhet të futet gjuha verimaqedonase.

- Nëse shqiptarët në Tetovë, Çair, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Dibër, Strugë etj. janë mbi 20% atëherë dhe nxënësit maqedonas që nga klasa e tretë të shkollave fillore duhet të mësojnë shqip, nëse me qindra arsimtarë maqedonas japin maqedonisht në paralelet shqiptare, pse dhe arsimtarët shqiptarë të mos japin gjuhën shqipe në paralelet maqedonase.

Sa mirë për arsimtarët maqedonas!, ata i paguan shteti me dhënien e lëndës së maqedonishtes te shkollat shqipe, gjersa me qindra arsimtarë të gjuhës shqipe larg atëdheut në gurbet.

Shqiptarët bën fëmijë e ço në shkollë për t'u punësuar arsimtarët maqedonas nëpër shkollat shqipe, kurse arsimtarët e gjuhës shqipe rrinë pa punë në mes të Tetovës e nuk ju lejohet të japin lëndën e gjuhës shqipe në paralelet maqedonase.

Më qesharake e ironike është se maqedonasit nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe gjuhën shqipe nuk duan ta mësojnë, mbi 30 vjet arsimtari maqedonas jep lëndën e maqedonishtes te paralelet shqipe dhe asnjë fjalë nuk ka mësuar shqip, çfarë urrejtje ndaj shqipes, arsimtarët maqedonas marrin rroga prej nxënësve shqiptarë e asnjë fjalë nuk dinë shqip.

Çfarë urrejtja ndaj shqipes.

Më e keqja, kritikojnë të rinjtë shqiptar se nuk e dinë maqedonishten, e si nuk e dinë maqedonishten, kur fëmijët shqiptarë maqedonishten e mësojnë që nga klasa e tretë të fillores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat